LIVE UPDATES
Politike

Konfiskimi i kullave, hyn në fuqi VKM-ja, botohet në Fletoren Zyrtare, pronarët shesin katet pa leje për 1 euro

Akti nënligjor parashikon procedurat e para-konfiskimit të ndërtimeve pa leje, të cilat arrijnë deri në 6 muaj dhe faktin që autoritetet e zbatimit të ligjit dhe ato që kontrollojnë territorin, pra Policia e Shtetit, Policia Bashkia dhe inspektoratet vendore ndërtimore, duhet të raportojnë për çdo sipërfaqe ndërtimore pa leje pranë Inspektoratit Kombëtar së Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

6 Janar 2023, 10:01 Nga F.M
Konfiskimi i kullave, hyn në fuqi VKM-ja, botohet në Fletoren Zyrtare,
Edi Rama

TIRANË- Ka hyrë në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimin e kullave e pallateve pa leje, që parashikon mënyrën se si do të veprohet në rastet kur konstatohen ndërtime apo shtesa pa leje të objekteve. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare bëhet me dije se sipas VKM-së së dalë më 7 shtator 2022, ndërtuesit kanë të drejtën e parablerjes së sipërfaqes së ndërtuar pa leje me çmimet e tregut ose t’ia dhurojnë atë pjesë qeverisë, nëpërmjet kontratave “1 euro”.

Akti nënligjor parashikon procedurat e para-konfiskimit të ndërtimeve pa leje, të cilat arrijnë deri në 6 muaj dhe faktin që autoritetet e zbatimit të ligjit dhe ato që kontrollojnë territorin, pra Policia e Shtetit, Policia Bashkia dhe inspektoratet vendore ndërtimore, duhet të raportojnë për çdo sipërfaqe ndërtimore pa leje pranë Inspektoratit Kombëtar së Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Por, siç edhe nuk ndodhi nga Rama, as në kët vendim, nuk përmendet fakti që “ndërtimi pa leje” është një vepër penale që dënohet me burg, duke shpëtuar sërish ndërtuesit. Aksioni nisi në shtator të këtij viti, kur Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtesa i sekuestrohet. 

Ky vendim i qeverisë në fakt amniston ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg. Biznesmeni i vetëm që është kallëzuar deri më tani në prokurori është Pëllumb Salillari, ndërsa aksioni ka ‘prerë koka’ dhe në radhët e Policisë së Shtetit.

Ish-drejtuesi i Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, Bujar Mehmeti, inspektori i krimeve Alban Ramaj si dhe shefi i postës në Farkë Flamur Sula janë përjashtuar nga Policia e Shtetit, me vendim të marrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi ka konstatuar shkeje pas nisjes së hetimeve në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Farkës në Tiranë. Të tre efektivët e kishin për detyrë referimin e ndërtimeve pa leje pranë organeve përkatëse, por për rastin në fjalë, sipas hetimeve, kjo gjë nuk ka ndodhur.

UDHËZIMI I PLOTË I PUBLIKUAR NË FLETOREN ZYRTARE

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022, “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”, ministri përgjegjës për administrimin e pronave shtetërore,

UDHËZON:

1. Në zbatim të pikës 1, të VKM-së nr. 589, datë 7.9.2022, “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”, të gjitha objektet e ndërtuara pa leje për qëllime fitimi dhe të konfiskuara për interes publik, administrohen nga ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore.

2. Në zbatim të pikës 5, të VKM-së, çdo institucion ligjzbatues, i cili vepron në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, ka detyrim ligjor të hartojë aktin e konstatimit të paligjshmërisë në ndërtim dhe të njoftojë për ndërtimin pa leje, ose tejkalim të lejes së ndërtimit subjektin zhvillues, për të lidhur kontratën premtim shitje me vlerën 1 euro për interes publik dhe ministrinë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore.

3. Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore pranë kësaj ministrie, do të njoftojë zhvilluesin ose çdo subjekt të autorizuar prej tij, për mundësinë dhe afatin kohor që ai ka në dispozicion për të rregulluar pasojat e një parregullsie të mundshme në zbatimin e një leje ndërtimi, duke i ftuar të paraqiten vullnetarisht për të kaluar me akt noterial në favor të shtetit, me një kontratë premtim shitje/ me vlerë 1 euro, të drejtën e pronës, të sipërfaqes së ndërtuar pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit. Në rastet kur subjekti zhvillues kryen apo nuk kryen nënshkrimin e kontratës e premtim shitjes me vlerë 1 euro apo kontratën finale të shitjes, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (referuar më poshtë “IKMT”) njoftohet nga ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore.

4. Me nënshkrimin e aktit noterial sipas pikës 2, të VKM-së, i cili përbën shprehje interesi të subjektit për ndryshim të lejes së ndërtimit, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, përcjell këtë akt për shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Territorit (referuar më poshtë KKT) dhe kur pranohet kërkesa, KKT-ja vendos ndryshimin e lejes përkatëse të ndërtimit duke njohur të drejtën e ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, si bashkë përfituese e objektit të ri. Një kopje e vendimit i dërgohet zyrtarisht subjektit zhvillues dhe ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, me qëllim marrjen e masave për zbatimin e vendimit të konfiskimit. Këshilli Kombëtar i Territorit në vendim do të përcaktojë pjesën takuese të shtetit në përqindje (%-je), në raport me subjektin zhvillues.

5. Procedura dhe afatet e konfiskimit për interes publik, sipas pikës 6 deri në pikën 10 të VKM-së, do të miratohen me vendim të KKT-së dhe do t’u njoftohen institucioneve të përfshira në procedurën e konfiskimit.

6. Me njoftimin e vendimit të KKT-së për konfiskimin e sipërfaqes të ndërtuar pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit, Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, regjistron vendimin pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe nxjerr urdhrin për marrjen në dorëzim të objektit.

7. Ministri përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore, nxjerr urdhrin për zbatimin e vendimit të konfiskimit, i cili përmban:

-autorizimin e Drejtorisë së Administrimit të Pronës Shtetërore për fillimin e procedurës të zbatimit të vendimit të konfiskimit të objektit;

-të dhënat identifikuese të objektit që konfiskohet;

-verifikimin e zbatimit të masave të parashikuara në pikat 2, 3, 4, të VKM-së;

-njoftimin e subjektit ndaj të cilit kryhet konfiskimi, brenda një afati 10-ditor për fillimin e procedurës së konfiskimit.

8. Për ndërtimet që do t’i nënshtrohen parashikimeve të pikës 2, të VKM-së, procedura që do të zbatohet nga Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore do të jetë si më poshtë:

-ministri përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore, nxjerr urdhrin për vlerësimin e pronës dhe cakton ekspertin/ekspertët vlerësues të licencuar të pasurisë paluajtshme, të cilët do të hartojnë raportin e vlerësimit. Numri i ekspertëve do të përcaktohet nga volumi i ndërtimit të konfiskuar;

-vlerësimi i objektit bëhet në përputhje me vlerën reale të tregut. Ekspertët vlerësues mbajnë përgjegjësi për vlerësimin e kryer, për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tyre (genplane, situacione, akt vlerësimi) dhe hartojnë raportin përfundimtar të vlerësimit, i cili përmban vlerën minimale të shitjes me ankand. Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore, shqyrton raportin e vlerësimit dhe ia paraqet ministrit për miratim;

shpenzimet për ekspertët përballohen nga ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, nga të ardhurat e siguruara nga shitja e objektit. Kjo pagesë do të jetë 2 (dy) % e vlerës së objektit apo të grup-objekteve të vlerësuara, por jo më pak se 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë dhe jo më shumë se 300.000 (treqind mijë) lekë pa TVSH;

-afati për vlerësimin do të jetë jo më shumë se 10 (dhjetë) ditë nga dalja e urdhrit të ministrit;

-pas miratimit të raportit të vlerësimit, Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore njofton subjektin ndaj të cilit është kryer konfiskimi, për kryerjen e pagesës në llogarinë thesarit, të vlerës prej 10% të çmimit të blerjes, si formë për garancinë e nënshkrimit të kontratës së “Kalimi të drejtash dhe detyrimesh”. Kjo pagesë do të kryhet nga përfituesi, brenda një afati 10-ditor nga dita e njoftimit. Nëse subjekti nuk paraqitet për nënshkrimin e kontratës, vlera e garancisë së kontratës nuk do të kthehet.

9. Procedura e kalimit të të drejtave reale mbi pronën e konfiskuar, do të zhvillohet nëpërmjet ankandit publik në zbatim të ligjit nr. 9874, datë 14.2.2008, “Për ankandin publik”, i ndryshuar. Ndërmjet ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore (transferuesi) dhe subjektit zhvillues (përfituesi), nënshkruhet kontrata “Kalimi të drejtash dhe detyrimesh”, e cila mundëson kalimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve të cilat për shkak të ligjit, i gëzonte transferuesi në lidhje me pronën e transferuar.

10. Të ardhurat e krijuara nga shitja do të përdoren për shpronësim, trajtim të posaçëm apo kompensime, me qëllim realizimin e punëve publike. Me urdhër të ministrit përgjegjës për administrimin e pronës shtetërore, një pjesë e të ardhurave nga shitja kalojnë në llogarinë speciale të shpronësimeve pranë Bankës së Shqipërisë.

11. Vendimi i KKT-së për konfiskimin e sipërfaqes të ndërtuar pa leje ose në tejkalim të lejes së ndërtimit, përcillet nga Drejtoria e Administrimit të Pronës Shtetërore për regjistrim pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Certifikata e përdorimit, si për pjesën e objektit konform lejes, ashtu edhe për pjesën e konfiskuar me vendim të KKT-së, do të lëshohet në zbatim të legjislacionit për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit.

12. Institucionet e interesuara për të përdorur objektet e konfiskuara sipas pikës 2, të VKM-së (për qëllime strehimi social apo për interes publik), do të shprehin interesin e tyre pranë ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, për t’i përdorur për nevojat e tyre. Ky institucion kur e gjen në raport të drejtë me interesin publik, kryen transferimin e tyre me vendim të Këshillit të Ministrave.

13. Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ministria përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore, krijon dhe administron një regjistër të veçantë për regjistrimin dhe inventarizimin e objekteve të konfiskuara me çdo të dhënë të tyre.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

edi rama konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet