LIVE UPDATES
Politike

DOKUMENTI/ Kongresi ku votohet për Presidentin e PPE, PD pa asnjë delegat

Kongresi po zhvillohet për të zgjedhur Presidentin e PPE-së, por sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al, shihet se PD-ja është e vetmja pa asnjë delegatë.

30 Maj 2022, 18:24 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ Kongresi ku votohet për Presidentin e PPE, PD pa asnjë
PD

TIRANË- Partia Popullore Europiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në kongresin që po zhvilliohet në Roterdam. Kongresi po zhvillohet për të zgjedhur Presidentin e PPE-së, por sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al, shihet se PD-ja është e vetmja pa asnjë delegat. Ndërkohë që nga partitë e vendeve të tjera kanë nga 4 delegatë e më shumë. 

DOKUMENTI/ Kongresi ku votohet për Presidentin e PPE, PD pa asnjë
dokumenti

Kjo ka ardhur pas deklaratës së deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ku tha se nëse PD-ja si forcë politike do të kthehet te e djeshmja duke nënkuptuar këtu rikthimin e Berishës në krye të saj, ai do të angazhohet për ta pezulluar atë nga PPE-ja.

“Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara”, tha ai për DW.

Nga ana tjetër, vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar marrëdhënien e Partisë Demokratike me Partinë Popullore Evropiane. Në një konferencë për mediat të mbajtur më 27 maj, Berisha tha se nuk ka pasur asnjë ftesë zyrtare për PD-në, por për anëtarë të veçantë që janë pjesë e strukturave të PPE-së do të paraqiten. I pyetur edhe nëse diskutojnë për konfliktin brenda Partisë Demokratike, Berisha tha se nuk ka asgjë në kundërshtim.

“PPE nuk ka dërguar ftesë, disa nga ne shkojnë 4 apo 5. Vokshi shton e ftuar nga Gruaja Popullore, Belindi nga të rinjtë, edhe Edith Harxhi e Genc Pollo nga një fondacion mik, Tabaku është anëtare e grupit parlamentar të tyre në Këshillin e Evropës. Kjo nuk përbën ftesë dhe votë. Shkon merr pjesë dhe kaq. Kjo është e vërteta. Partia popullore ka një qëndrim korrekt. E para njëherë ‘ diktoj dot nëse do bëjnë apo jo diskutime ata. Mcallister është nënkryetar i Partisë Popullore Euripiane. Ajo parti ka një president. Ata diskutojnë të gjitha çështjet. A do të diskutojnë për Shqipërinë apo jo, s’kemi asnjë njoftim zyrtar. Nëse diskutojnë, nuk kemi asnjë kundërshtim, e vlerësojmë. Ju falënderojmë,”- tha Berisha.

Prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit me në krye Berishën po drejton selinë blu, ndërkohë që çështja është ende në gjyq. Gjyqtarja Blerina Muça ka vendosur të marrë nën shqyrtim ankimin e deputetit Enkelejd Alibeajt, i cili pretendon se vendimi i Agron Zhukrit për t’i dhënë vulën dhe selinë Berishës është ilegjitim. Zhukri njohur Kuvendin e PD të mbajtur më 11 dhjetor në stadiumin “Air Abania” dhe të gjitha vendimet që dolën prej tij.

Sali Berisha u rikthye në krye të PD-së pas nëntë vitesh. Berisha mundi rivalin Ibsen Elezi me një diferencë të madhe votash në të gjithë qarqet. Edhe pse i shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ai u rizgjodh me 40 mijë e 820 vota, 93.45% të tyre. 2532 vota kanë shkuar për kandidatin tjetër në garë, Ibsen Elezi, ose ndryshe 5.8% e tyre. Të pavlefshme kanë qenë vetëm 328 vota, ndërsa 43.680 demokratë në total morën pjesë në zgjedhje.

Më rikthmin e Berishës, PD-ja po ngre isntitucionet, pak ditë më parë, zgjodhi Kryesinë e re në listën me 20 të zgjedhurit bie në sy se Belind Këlliçi është më i votuari, i cili ka marrë mbështetjen e 192 anëtarëve e ndiqet nga Flamur Noka që ka 166 vota. Pas tij vjen Oerd Bylykbashi, ndërsa më pas lista pasohet nga një grua, Fatbardha Kadiu. Nga 20 të zgjedhurit nga 46 kandidatët që u dorëzuan një natë më parë nga kreu i PD-së, Sali Berisha shihet se nuk mungojnë rikthimet. Bëhet fjalë për Jozefina Topallin, Edith Harxhin, e Florion Mimën. Surprizë në listë ishte emri i deputetes Ina Zhupa, por Berisha tha se ajo ka bërë një përfaqësim të shkëlqyer në Kuvend. Jashtë të zgjedhurve kanë mbetur emra si Arben Imami, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, Klevis Balliu e Genc Pollo.

Emrat e rinj të Këshillit Kombëtar u zgjodhën më 30 prill, ku nga 425 garues, u votuan 150 emra, ndërsa ajo që ra në sy është rikthimi i Rudina Hajdarit dhe anëtarësimi i djalit të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Pjesë e anëtarëve të rinj është dhe Myslim Murrizi, ndërsa drejtimin e institucionit e mori sërish Edi Paloka.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero