LIVE UPDATES
Politike

Korridori VIII, Balluku inspekton punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë: Po punohet në katër lote

Në lotin tre, ku punimet u inspektuan nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, po punohet në disa fronte për të bërë të mundur avancimin e punimeve me ritme akoma edhe më të shpejta.

16 Janar 2024, 16:11 Nga I.A
Korridori VIII, Balluku inspekton punimet në aksin Elbasan-Qafë
Belinda Balluku

ELBASAN- Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, punimet janë shtrirë në katër lotet e para. Në lotet tre dhe katër, punimet nisën në fund të vitit të kaluar dhe po ecin me ritme të mira.

Në lotin tre, ku punimet u inspektuan nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, po punohet në disa fronte për të bërë të mundur avancimin e punimeve me ritme akoma edhe më të shpejta.

“Segmenti shtrihet në një terren kodrinor. Gjeologjia deri më tani ka qëlluar e mirë. Në këtë segment po kryhen disa punime paralel përveç gërmimit dhe mbushjes, po punohet për muret mbajtëse ndërkohë po punojmë në bashkëpunim me OSSH për spostimin e shtyllave të tensionit për të hapur fronin e punës”, tha Berberi, duke sqaruar se në lotin tre punimet nisën në mes të muajit Dhjetor dhe në këto pak ditë janë realizuar 5.5% e tyre. Ndërkohë në lotin dy ecuria e punimeve ka arritur në 25%, për shkak se punimet kanë nisur edhe më herët.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi rëndësinë që ka Korridori VIII, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, pasi do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve duke ulur edhe kostot e qytetarëve.

“Padyshim na jep mundësinë që të arrijmë më shpejt në destinacion, duke pasur parasysh që Korridori i VIII do të pasurohet edhe me veprën e re, nga Elbasani deri në Lekaj ose ta themi ndryshe deri në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ku kryqëzohet me Korridorin Blu, pra me Adriatiko-Jonianin dhe normalisht ajo që është e rëndësishme dhe që duhet thënë është që ne kemi mundësinë kështu që të kemi një rrjet të plotë, i cili do të jetë në shërbim të Portit të Durrësit dhe të Portit të Thatë që kemi të vendosur në Strugë”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal edhe tek bypass-i i Elbasanit, një tjetër projekt i rëndësishëm i cili lidhë disa akse rrugore duke shmangur kalimin përmes qytetit, por duke ndikuar njëkohësisht edhe në zonat përreth.

“Bypassi i Elbasanit do të jetë një nxitës i ri i zhvillimit ekonomik për zonën e Elbasanit, Tiranës dhe të gjithë qendrave përreth siç është Cërriku, Peqini, Librazhdi kështu që duke mbyllur dhe atë, duke konkluduar me financimin që ju(ARRSH) keni marrë detyrë të nisin menjëherë negociatën, unë besoj që Korridori VIII do të jetë i kompletuar pastaj do të vazhdojmë patjetër me dizenjimin e përbashkët përsa i përket tunelit, por rëndësi ka që këtu të gjitha segmentet po ecin siç duhet. Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur financimin e të gjithë segmenteve dhe çfarë është më e rëndësishmja gjeologjia është e mirë”, nënvizoi Balluku.

Dy lotet e para të aksit Elbasan-qafë Thanë shtrihen përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, ndërkohë që lotet tre dhe katër vijojnë përgjatë kodrave në zonën e Murrashit dhe Librazhdit. Loti tre ka një gjatësi prej 2.36 kilomtrash ndërsa gjatësia e lotit katërt është 1.86 kilometra.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet