15 Nëntor 2025, 22:56
Nga M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas ndeshjes së fundit të Kombëtares së Kosovës në kualifikimet e fundit, duke e cilësuar performancën e ekipit si historike. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti falenderoi kombin për gëimin dhe emocionet e dhuruara.
“Sonte bëmë histori dhe ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!" shkruan Kurti.
Sfida nisi në mënyrë të vrullshme për skuadrën e Kosovës e cila gjeti golin e avantazhit që në minutën e 6 me anë të Fisnik Asllanit që pas një lëvizje të bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën mposhti Oblak për të cuar rezultatin në 1-0 për dardanët. Në minutën e 16 Vojvoda gjuajti dhe Asllani devijoi topin në drejtim të Oblak por ky i fundit e largoi topin në momentin e fundit. Pjesa e parë përfundoi pikërisht me avantazhin 1-0 të Kosovës
Në fillimin e pjesës së dytë, gjërat u lehtësuan për Kosovën pasi Sllovenia mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Stojanovic
Vetëm 10 minuta pas këtij momenti, Kosova dyfishoi rezultatin në 2-0, tani falë autogolit të Karnicnik dhe festa ishte e gjitha e Dardanëve. Pas këtij momenti historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 2-0 për Kosovën që shkon në 10 pikë, 3 më pak se Zvicra që fitoi ndaj Suedisë 4-1. Ndeshjen e fundit Kosova do ta luajë ndaj skuadrës helvete në Prishtinë dhe kujtojmë se skuadra e Dardanëve kanë humbur në sfidën e parë 4-0./ Dosja.al
albin kurti ndeshja kosove-slloveni
Politike
15 Nëntor 2025, 19:18
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet e votave me postë nga diaspora për 18 komunat që ishin n&...
Politike
15 Nëntor 2025, 17:37
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore n&e...
Politike
15 Nëntor 2025, 17:33
M.L
Kuvendi i Kosovës
Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bash...
Politike
15 Nëntor 2025, 14:16
E. D
Luftar Hysa
SPANJË- Gazeta spanjolle, EL PAIS i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar Luftar Hysa, i cili u sanksionua nga SHBA s&eu...
Politike
15 Nëntor 2025, 13:58
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një k&e...
Politike
15 Nëntor 2025, 13:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme, duke theksuar se mbës...
Politike
15 Nëntor 2025, 13:42
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet socile, shprehu u...
Politike
15 Nëntor 2025, 13:26
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, paralajmëroi se ligji për barazinë ...
Politike
15 Nëntor 2025, 13:24
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar edhe çështjen e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Buf...
Politike
15 Nëntor 2025, 13:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se procesi i analizës së brendshme të PD-së dhe ...