24 Janar 2023, 14:39
Nga k.m.
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dwrguar disa rekomandime Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore që të plotësojë boshllëkun ligjor për të bërë të mundur votën e emigrantëve. Përmes një kërkese zyrtare, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se është detyrimin e Kuvendit për plotësimin e kuadrit ligjor brenda vitit, sikurse ka vendosur më herët edhe Gjykata Kushtetuese.
"I dërguam sot Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë disa rekomandime mbi plotësimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votimin nga jashtë vendit. Sikurse Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore mund të jenë në dijeni, Gjykata Kushtetuese me vendimin Nr. 38 datë 09.12.2022 (V-38/22) në lidhje me votimin nga jashtë vendit ka vendosur: - Pranimin e pjesshëm të kërkesës së kërkuesit Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”; - Konstatimin e cënimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor; - Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti. Sikurse mund të kuptohet edhe nga urdhërimi i Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ Shqiperi për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon gatishmërinë për të dhënë çdo kontribut që do të kërkohet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore apo Kuvendi i Republikës së Shqipërisë lidhur me çështje të natyrës rregullatore dhe teknike sa i takon realizimit të votimit nga jashtë,"-shkruan Ilirjan Celibashi.
Një vendim i marrë nga Gjykata Kushtetuese në fillim të dhjetorit detyron Kuvendin e Shqipërisë që brenda 1 viti kalendarik të mbyllë të gjitha aktet nënligjore, për t’i vënë në dispozicion Komisionit Qendror Zgjedhor instrumentat e duhur ligjorë, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të votojnë, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Pas vendimit të Kushtetueses, KQZ ka identifikuar dy mënyra për identifikimin e shqiptarëve jashtë vendit, që duan të votojnë. Mënyra e parë është përmes faqes online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes një sesioni enkas për regjistrim, pa detyruar shtetasin që jeton jashtë vendit të paraqesë kontrata noteriale për vendbanimin e tij. opsioni I dytë është përmes “E-Albania”, ku sërish një sesion i caktuar do të shërbejë si regjistër për emigrantët që duan të votojnë. Pjesa e dytë që lidhet me mënyrën e votimit, ku opsionet janë: Votimi elektronik, votimi me fletë votimi në konsullatat apo ambasada dhe votim përmes postës.
ilirjan celibashi
Politike
24 Janar 2023, 13:53
A.B
Klevis Balliu
TIRANË- Partia Demokratike bëri të ditur ditën e somte një tjetër provë që lidhet me skandalin e rrug...
Politike
24 Janar 2023, 13:51
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar ditën e sotme fëmijëve të dy policëve të rënë n...
Politike
24 Janar 2023, 12:44
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh për zgjedhjet lokale të 14 majit. N...
Politike
24 Janar 2023, 12:38
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ish-agjenti i shërbimeve sekrete shqiptare është Agron Neza. Beris...
Politike
24 Janar 2023, 12:38
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme audio përgjimin e ri të nxjerrë p&...
Politike
24 Janar 2023, 12:36
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se 225 mijë dollarët që iu dhanë ish-zyrtarit ...
Politike
24 Janar 2023, 12:37
a.b
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i qartë në qëndrimin për zgjedhjet e 14 m...
Politike
24 Janar 2023, 12:36
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ftoi qytetarët të kenë durim pasi skandale të tjera do t...
Politike
24 Janar 2023, 12:32
A.B
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ministren Olta Xha&ccedi...
Politike
24 Janar 2023, 12:23
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë t&eum...