LIVE UPDATES
Politike

KQZ nis përgatitjen e zgjedhjeve vendore/ VOA: Vëzhguesit kanë sërish dyshime mbi vullnetin e partive politike

Por, vëzhgues të pavarur pohojnë se procesi zgjedhor nuk do të jetë i lehtë, dhe se mbarëvajtja e procesit përsëri do të vonohet dhe do të varet kryesisht nga vullneti politik i partive garuese.

7 Janar 2023, 21:31 Nga k.m.
KQZ nis përgatitjen e zgjedhjeve vendore/ VOA: Vëzhguesit kanë
Foto ilustruese

Afro tre muaj para fushatës së zgjedhjeve vendore të 14 majit, në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar përgatitjet teknike të këtij procesi. Zëdhënësja e Komisionit, Drilona Hoxhaj, deklaroi për Zërin e Amerikës se këtë vit “po digjitalizohet raportimi financiar i partive politike dhe do të bëhet maksimumi për të verifikuar pastërtinë e kandidatëve, sipas ligjit të dekriminalizimit”.

Por, vëzhgues të pavarur pohojnë se procesi zgjedhor nuk do të jetë i lehtë, dhe se mbarëvajtja e procesit përsëri do të vonohet dhe do të varet kryesisht nga vullneti politik i partive garuese. Në KQZ janë shumëfishuar përgatitjet e zgjedhjeve vendore të 14 majit, teksa kanë mbetur afro 3 muaj nga nisja e fushatës zgjedhore. Zëdhënësja e Komisionit Qendror, Drilona Hoxhaj, bëri të ditur për Zërin e Amerikës se “përgatitjet për infrastrukturën zgjedhore kanë nisur, po ashtu si edhe puna për sigurimin e materialeve zgjedhore, krahas me rekrutimin e punonjësve me kohë të pjesshme që do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor”.

Ajo theksoi se këtë vit po digjitalizohet raportimi financiar i partive politike, si dhe procese të tjera të komunikimit dhe informacionit mbi zgjedhjet. Burimet dhe sasitë e financimit të partive para zgjedhjeve janë një shqetësim i vazhdueshëm mbi jetën politike të vendit, bashkë me dyshimet se ato vijnë prej të ardhurave nga grupet kriminale, të cilat i pararendin kapjes së favoreve dhe klientelizimit të mëvonshëm.

Zëdhënësja Hoxha theksoi se këtë vit “KQZ do të bëjë maksimumin me verifikimin brenda afateve të qindra kandidaturave për pushtetin vendor, ndërsa ky proces verifikimi kryhet në bashkëpunim me policinë, gjendjen civile dhe drejtorinë e burgjeve”. Por vëzhgues të pavarur shprehin shqetësimin se partitë politike përsëri kanë dhënë shenja të vonesave, zvarritjeve dhe një vullneti të pamjaftueshëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore. Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, thotë se Kuvendi ende ka në punë dy komisione; një për reformën zgjedhore dhe tjetrin për ndarjen administrative territorial, ndërsa partitë nuk po japin të dhëna mbi kandidatët dhe kriteret e përzgjedhjes së tyre.

“Ende nuk e kemi një dakordësi mes partive se çfarë do të prodhojë dhe cili do të jetë produkti final i kësaj reforme. A do të kemi një Kod Zgjedhor të pandryshuar për këto zgjedhje, apo do të kemi në minutat e fundit disa amendime, apo disa arnime, të cilat vullneti i partive politike do t’i shtyjë deri në ditën e votimit më 14 maj?”, thotë Meta.

Edhe këtë vit identifikimi elektronik do të bëhet me programe biometrike të skanimit të gishtit të votuesit, ndërsa numërimi sërish do të bëhet me duar dhe me grupe numërimi. Vora do të jetë përsëri e njëjta njësi ku do të eksperimentohet votimi dhe numërimi elektronik. Edhe këtë vit votimi dhe numërimi elektronik nuk do të shtrhet në bashkitë e mëdha, sepse Kuvendi e miratoi buxhetin pa faturën e KQZ-së për këtë proces. Një seri aktesh nënligjore janë gati dhe KQZ ka nisur konsultimet me partit dhe shoqërinë civile, ndërsa po zgjidhen edhe monitoruesit e fushatës zgjedhore, pa përmëndur qindra vëzhgues të pavarur vendas dhe ndërkombëtarë, që pritet të vijnë.

“Një nga elementët, i cili nuk është respektuar asnjëherë në asnjë proces zgjedhor, është përgjegjësia që kanë partitë politike për të bërë transparence në lidhje me listat e kandidatëve, që ofrohen prej tyre, qoftë për kryetarë bashkie, apo për këshilltarë bashkiakë. Pak ose aspak dihen të dhëna për këta individë apo platformat e tyre qeverisëse, ambicjet dhe premtimet e tyre, por gjithçka identifikohet me partitë dhe futet prapa flamurit partiak, duke mos shfaqur karakterin apo kontributet personale të këtyre njerëzve”, thotë Meta.

Forcat politike i kanë bërë të zakonshme kundërshtimin e rezultateve zgjedhore, zvarritjen e përgatitjeve dhe listat e kandidatëve deri ditën e fundit si dhe mbushjen e komisioneve zgjedhore me militant partiakë, të cilët vënë në dyshim gjithçka. Po aq të zakonshme janë bërë edhe akuzat e ndërsjellta për korruptim të komisionerëve, blerje të votave, kërcënime dhe shantazhim të votuesve, si dhe shfrytëzimin e burimeve dhe mjeteve shtetërore për fushatë. Pastrimi i administratës zgjedhore nga përfaqësues të partive politike si dhe mospërdorimi i burimeve shtetërore për fushatë janë dy nga kërkesat kryesore, më të përsëritura dhe më të papërmbushura, nga vëzhguesit ndërkombëtarë./VOA

kqz zgjedhjet lokale 14 maj 2023 kqz

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet