LIVE UPDATES
Politike

“KQZ-së i duhet fondi për të ngritur regjistrin”, Balla për votën e diasporës: Jemi në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kemi miratuar më 26 korrik

Ai shtoi se listat vazhdojnë të jenë të hapura. Balla tha se shpreson që rregullatori i KQZ të përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin e diasporës.

12 Shtator 2024, 19:14 Nga M.B
“KQZ-së i duhet fondi për të ngritur regjistrin”,
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend teksa po diskutohet projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për qeverisjen elektronike”. Balla i ka bërë thirrje opozitës të votojë aktin normativ për t’i dhënë fondin që i duhet KQZ-së për ngritjen e një regjistri. Ai shtoi se sot janë në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kanë miratuar më 26 korrik. 

Balla foli sërish lidhur me datën e mundshme të zgjedhjeve teksa tha se shqiptarët do të votojnë në prill apo në maj, bazuar në ligj, duke iu referuar lajmeve që tha se kishte lexuar për fjalën e tij. Ai shtoi se listat vazhdojnë të jenë të hapura. Balla tha se shpreson që rregullatori i KQZ të përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin e diasporës.

“Tanimë kemi ndrequr më në fund një borxh që u kemi vëllezërve dhe motrave tonë që jetojnë jashtë territorit. Shqiptarët e diasporës do të vazhdojnë të jenë kontributorë të mëdhenj të ekonomisë tonë. Kanë qenë të tillë në këto 30 vite dhe nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen për vijimin e dërgimit në Shqipëri remitancave. Për investimet në Shqipëri. Këtu ripërsëris shtesën e qeverisë tonë, ndaj të gjithë ata që janë të gatshëm për të investuar në Shqipëri në format më të ndryshme.

Sot jemi në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kemi miratuar më 26 korrik. Të çojmë deri në fund procesin e ushtrimit të të drejtës të zgjedhjes nga ana jo vetëm e qytetarëve shqiptarë që kanë mbushur 18 vjeç dhe që jetojnë në Shqipëri, po dhe shqiptarët që jetojnë jashtë. Shqiptarët në diasporë, në pranverë, në prill apo në maj, se pashë që ishte bërë lajm se unë iu referova datave të kodit zgjedhor, për të shkuar deri te ajo ditë, na duhet që sot në aktin normativ, t’i japim KQZ-së një pjesë të fondeve që i duhen për të ngritur regjistrin.

Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë përgjatë këtij viti dhe në buxhetin e 2025 me të gjitha aktet e nevojshme. Përfitoj nga ky komunikim publik qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, për tu bërë dhe ju pjesë e drejtimit që doni të vijojë Shqipëri, e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, sepse listat vazhdojnë të jenë të hapura, ajo që na duhet të krijojmë regjistrin, për krijiimin e regjistrit, duhet që KQZ t’i propozojë rregullatorit, rregullatori me një shumicë të cilësuar të përcaktojë procedurën mbi të cilën të ngrihet regjistri.

Prandaj ata duhet të regjistrohen, procesi i regjistrimit fillon 120 ditë opara ditës së zgjedhjeve dhe mbyllet 60 ditë para zgjedhjeve. Ata duhet të vetëregjistrohen. Shpresoj që rregullatori i KQZ ta përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin, në mënyrë që të realizojmë këtë hap historik. Në fund të kësaj pjesë, ashtu si më 26 korrik një pjesë e opozitës votoi ndryshimet e kodit zgjedhor, nuk e fsheh kërkesën që të votoni dhe sot aktin normativ që mundëson financimin e këtij hapi të rëndësishëm nga autoriteti i ngarkuar me ligj për organizimin e zgjedhjeve. Ftesa ime për opozitën është ta votoni”, tha Balla.

kuvendi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet