LIVE UPDATES
Politike

KQZ u rikujton institucioneve qendrore dhe vendore Kodin Zgjedhor: Burimet shtetërore të mos përdoren në aktivitete elektorale!

KQZ thotë se gjatë zhvillimit të veprimtarive me karakter politik, elektoral ndalohet pjesëmarrja e nëpunësit dhe funksionarit publik gjatë orarit zyrtar. Po ashtu ndalohet përdorimi i burimeve publike, përdorimi i simboleve, logove apo të tjera të ngjashme të institucioneve publike.

6 Janar 2025, 19:47 Nga N.F
KQZ u rikujton institucioneve qendrore dhe vendore Kodin Zgjedhor: Burimet
Celibashi

TIRANË- Kreu KQZ, Ilirian Celibashi publikoi sot një njoftim lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Në njoftim rikujtohet se duke nisur nga 11 janari pushteti qendror dhe vendor do të ndalohet që të përdorë burimet shtetërore për aktivitete elektorale. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me anë të një njoftimi kujton gjithashtu se institucionet e shtetit se 4 muaj para zgjedhjeve nuk lejohet shpërndarja e lejeve të legalizimit.

KQZ thotë se gjatë zhvillimit të veprimtarive me karakter politik, elektoral ndalohet pjesëmarrja e nëpunësit dhe funksionarit publik gjatë orarit zyrtar. Po ashtu ndalohet përdorimi i burimeve publike, përdorimi i simboleve, logove apo të tjera të ngjashme të institucioneve publike. Më tej në njoftim theksohet se ndalohen deklarime në emër të institucionit publik nga pjesëmarrësit, pavarësisht faktit se ata mundet të jenë drejtues të këtyre institucioneve, apo pjesë të organikës së tyre.

Njoftimi i plotë i KQZ:

Procesi i raportimit të të gjithë veprimtarive me karakter publik nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve është detyrim ligjor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përgjegjësinë dhe detyrimin ligjor t’i mbikqyrë, raportojë dhe ndalojë ato.

Të gjithë institucionet publike qendrore e vendore, që ushtrojnë veprimtari të karakterit publik si dhe KQZ e administrata e saj respektojnë të gjitha rregullat normuese që kanë të bëjnë me procesin e njoftimit të veprimtarive publike sipas afateve kohore të vendosura në Kodin Zgjedhor, dhe kryejnë të gjitha procedurat që lidhen me këtë detyrim ligjor, me përgjegjësi e në përputhje me legjislacionin përkatës.

Neni 91 dhe 92 i ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe vendimi nr. 9, datë 24.12.2020, i Komisionit Rregullator “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, i ndryshuar, përcaktojnë rregulla për veprimtaritë publike të institucioneve në periudhën katër muaj përpara datës së zgjedhjeve.

Në kuptim të dispozitave të sipërcituara sjell në vëmendjen tuaj sa më poshtë vijon:

1. Duke filluar nga data 11 janar 2025 deri në datën 11 maj 2025, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit. Këtij detyrimi i nënshtrohen edhe entet e tjerë ku shteti zotëron kapital/kuota/aksione ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit.


2. Një veprimtari është publike kur ajo do të pasqyrohet sipas rastit në radio, në televizion, në shtyp, në faqe interneti, në median online, në rrjete sociale, ose nëpërmjet çdo mjeti tjetër që mundëson publikun e gjerë të njihet, apo të informohet mbi atë veprimtari.


3. Raportimi për veprimtarinë bëhet nëpërmjet Ndërfaqes Elektronike e Raportimit të Institucioneve (NRI) e cila përfaqëson faqen zyrtare të internetit të zotëruar dhe në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të institucioneve të tjera për ushtrimin e detyrave e të përgjegjësive ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, të ndyshuar.


4. Cdo institucion publik krijon një llogari të vetën në NRI. Institucioni publik është përgjegjës për të dhënat që ngarkon në NRI dhe në tërësi për mbajtjen dhe administrimin e llogarisë.


5. “Personi përgjegjës për raportimin” është Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, sekretari i përgjithshëm i ministrisë, nëpunësi me hierarkinë më të lartë në bashki, drejtori i përgjithshëm apo drejtuesi më i lartë administrativ për agjencitë dhe institucionet nën varësinë e Këshillit të Ministrave, drejtuesi ekzekutiv i shoqërive tregtare në të cilat shteti ka pjesëmarrje në më shumë se 50 përqind të aksioneve, drejtuesi ekzekutiv i ndërmarrjeve shtetërore. Personat përgjegjës për raportimin mundet të autorizojnë një person të tretë për raportimin, por në çdo rast janë ata përgjegjës për përmbushjen e këtij detyrimi.


6. Përdoruesi përfaqësues i institucionit regjistrohet duke plotësuar të dhënat e kërkuara dhe aplikimi i tij menaxhohet nga KQZ për miratim ose refuzim. Në miratimin e raportuesit kredencialet vijnë në email-in e vendosur në aplikim. “Profili im” është menuja që ju mundëson shikimin e të dhënave tuaja si përdorues, përfaqësues i institucionit për raportim aktivitetesh. Ju mund të shikoni të dhënat tuaja personale, rolin dhe institucionin përfaqësues dhe nuk mund t’i ndryshoni ato. Portali jep mundësinë vetëm të ndryshimit të fjalëkalimit.


7. Raportimi i një aktiviteti është një proces që përfshin regjistrimin dhe dokumentimin e aktiviteteve që sapo kanë filluar ose janë planifikuar për t’u realizuar nga institucioni. Procesi i raportimit të aktiviteteve të reja është i rëndësishëm për të siguruar transparencë, monitorim dhe vlerësim të progresit të aktiviteteve.


8. Raportimi duhet të përmbajë, datën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë̈, qarkun, bashkinë adresën ku ajo zhvillohet, llojin e saj, qëllimin dhe tematikën e veprimtarisë, emër mbiemër të personave pjesëmarrës të cilët përfaqësojnë nivelin më të lartë hierarkik shtetëror në aktivitetin përkatës, institucionin të cilit i përkasin, emër mbiemër të folësve të mundshëm dhe pozicionin e tyre, me pjesëmarrje të medias ose jo, pasqyruar në rrjete sociale, median online, ose jo.


9. Raportimi në NRI për një veprimtari publike të caktuar duhet të bëhet jo më vonë se 5 (pesë) ditë përpara datës së planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë. Raportimi bëhet për veprimtari të cilat organizohen, ose bashkëorganizohen nga institucioni publik raportues. Nuk raportohen veprimtari ku institucioni publik, apo përfaqësues të tij janë ftuar për të marrë pjesë.


10. Të dhënat e raportimit nuk mund të modifikohen në periudhën 5 (pesë) ditë përpara datës së zhvillimit të aktivitetit deri në datën e zhvillimit të tij.

11. Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2 të kësaj kujtese, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.


12. Veprimtaritë politike/elektorale nuk raportohen në KQZ.
13. Gjatë zhvillimit të veprimtarive me karakter politik/elektoral,
ndalohet pjesëmarrja e nëpunësit dhe funksionarit publik gjatë orarit zyrtar;
ndalohet përdorimi i burimeve publike;
ndalohet përdorimi i simboleve, logove apo të tjera të ngjashme të institucioneve publike;
ndalohen deklarime në emër të institucionit publik nga pjesëmarrësit, pavarësisht faktit se ata mundet të jenë drejtues të këtyre institucioneve, apo pjesë të organikës së tyre;
ndalohet pasqyrimi i këtyre veprimtarive në rrjetet sociale të institucioneve publike.


14. Ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 11 janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit.

15. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë.

16. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 10 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme.

17. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 10 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale.

18. Titullarët apo personat përgjegjës për drejtimin/administrimin e qendrave multifunksionale, qendrave kulturore dhe ambienteve sportive duhet të kalendarizojnë paraprakisht vënien në dispozicion në mënyrë asnjanëse të ambienteve për të gjithë subjektet zgjedhore apo kandidatët pa favorizuar asnjë prej tyre.

19. Drejtuesi i institucionit, apo edhe funksionarë të tjerë pjesëmarrës, edhe pse njëkohësisht mundet të kenë status, apo angazhim politik, në një aktitivitet institucional, nuk duhet të përfaqësojnë as direkt dhe as indirekt këtë profil të dytë të tyre.

20. Punonjësi i administratës shtetërore i cili është regjistruar si kandidat për zgjedhjet pezullohet nga detyra nga momenti i regjistrimit të tij si kandidat deri në datën e përfundimit të numërimit të votave në zonën ku kandidon. Për nëpunësit, marrëdhënia e punës të të cilëve rregullohet nga Kodi i Punës, në rastet kur nuk njoftojnë për kandidimin në zgjedhje, meret masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

kqz celibashi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet