“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
KRAHASIMI/ Opozita thyen rekord audience te faqja e Berishës, në kanalin e Kuvendit seanca nuk ndiqet as nga 100 vetë
Lëvizja e marketingut politik kësaj here për PD rezultoi mëse e suksesshme nëse iu besojmë numrave.
17 Nëntor 2022, 11:10Nga f.g
Sali Berisha ne Kuvend
TIRANE- Që prej momentit kur nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i preu fjalën opozitës në Kuvend, Sali Berisha e transferoi seancën dhe fjalën në faqen e tij në Facebook. Berisha ndiqet në Facebook nga mbi 1 milionë shqiptarë, ndërkohë që fjala e deputetëve të Partisë Demokratike në faqen e Berishës po shikohet nga më shumë se 1.2 mijë shqiptarë.
Lëvizja e marketingut politik kësaj here për PD rezultoi mëse e suksesshme nëse iu besojmë numrave. Në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, seanca plenare ndiqet zakonisht nga numra fare modestë, ku në rastin më të mirë, seanca ndiqet nga 100 vetë.
Edhe vetë ish-kryeministri ishte në dijeni të audiencës aktive që ka në Facebook ku disa herë për replikë i tha nënkryetares Felaj "Jam live në të gjithë botën unë, shiko këtu, mos ma qaj hallin"./Dosja.al
Krahasimi i shikueshmërisë në faqen e Berishës dhe te faqja e Kuvendit: