LIVE UPDATES
Politike

Kriza ekonomike, Tedi Blushi: Varfëria nuk luftohet me "Paketa Thërrimesh"!

Tedi Blushi tha se vetëm indeksimi i pagave garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për punonjësit e administratës dhe familjet e tyre.

8 Shtator 2022, 14:51 Nga k.m.
Kriza ekonomike, Tedi Blushi: Varfëria nuk luftohet me "Paketa
Tedi Blushi

TIRANË- Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me paketën e dytë anti-krizë të propozuar nga qeveria ditën e sotme. Duke cilësuar si ‘Paketë Thërrimesh’, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se vetëm indeksimi i pagave garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për punonjësit e administratës dhe familjet e tyre. Ndërsa nga viti 2017, kur pagat në administratë kanë ngelur njësoj, çmimet e shpenzimeve janë rritur për çdo vit.

Partia e Lirisë, si avokate dhe mbrojtëse e flaktë e interesit qytetar, i bën thirrje Kuvendit ta shqyrtojë menjëherë dhe ta votojë me unanimitet këtë projektligj të rëndësishëm, që mbron qytetarët nga varfëria. Administrata publike është lodhur nga mashtrimet dhe "thërrimet" që u ndan Qeveria, që ka pesë vite që nuk ka nxjerrë një vendim në interes të tyre! I bëjmë thirrje të gjithë punonjësve dhe nëpunësve të administratës publike të vrasin frikën dhe të kërkojnë me guxim miratimin e ligjit të propozuar nga Partia e Lirisë, e vetmja nismë konkrete që ju garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për ta dhe familjet e tyre!’- tha Blushi gjatë konferencës për shtyp.

Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi: Varfëria nuk luftohet me "Paketa Thërrimesh"! Vetëm indeksimi me ligj i pagave garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për punonjësit e administratës dhe familjet e tyre!

Pagat në administratën publike nuk janë rritur nga muaji mars i vitit 2017, përjashtuar pagat e arsimtarëve dhe të mjekëve.
Duke mos i rritur pagat për punonjësit e sektorit shtetëror apo duke i rritur në mënyrë të diferencuar Qeveria ka shkelur hapur parimin e përfitimit, që duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Jo vetëm kaq, por Qeveria ka shkelur hapur edhe detyrimin e saj për të mbrojtur nivelin e jetesës së nëpunësve publikë në kushtet kur rritja abuzive e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë familjare, që e ka bërë koston e jetesës së përballueshme. Nga viti 2017, kur pagat në administratë kanë ngelur njësoj, çmimet kanë kaluar vit pas viti në stratosferë. Referuar vetëm 8 muajve të fundit çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur progresivisht, duke kapur nivele dyshifrore:
6.7% rritje në janar
6.9% rritje në shkurt
9.5% rritje në mars
9.9% rritje në prill
11.4% rritje në maj
12.6% rritje në qershor
13.3% rritje në korrik.
Në kushtet kur çmimet e larta kanë rritur ndjeshëm nivelin e varfërisë në vend dhe po rrënojnë si kurrë më parë ekonomitë familjare, miratimi sa më parë i nismës së Partisë së Lirisë për indeksimin me ligj të pagave, jo vetëm do të garantonte qëndrueshmërinë e të ardhurave të punonjësve të administratës por do të jetë edhe një masë tepër efektive për përballimin e kostove të larta të jetesës.
Në thelb të propozimit të Partisë së Lirisë qëndron:

 - Rritja e pagës për administratën çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.
- Indeksimi i pagës për administratën çdo vit duke marrë për bazë ndryshimin e Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
- Rritja e pagës minimale të bëhet çdo vit në datën 1 korrik, duke marrë për bazë rritjen reale ekonomike të vitit paraardhës.
- Indeksimi i pagës minimale në shkallë vendi të bëhet çdo vit në bazë të ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Rritja reale dhe indeksimi i pagave, sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga Partia e Lirisë do të sjellë efekte tepër pozitive ekonomike dhe sociale të qëndrueshme sepse:

 - Mbron punonjësit nga rritja e çmimeve.
 - Nuk lejon uljen reale të pagës dhe si rrjedhim të fuqisë blerëse.
 - Nxit rritjen e konsumit dhe ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike.
 - Mundëson rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore duke mundësuar përmirësimin e bilancit.
- Ul korrupsionin.

Partia e Lirisë, si avokate dhe mbrojtëse e flaktë e interesit qytetar, i bën thirrje Kuvendit ta shqyrtojë menjëherë dhe ta votojë me unanimitet këtë projektligj të rëndësishëm, që mbron qytetarët nga varfëria. Administrata publike është lodhur nga mashtrimet dhe "thërrimet" që u ndan Qeveria, që ka pesë vite që nuk ka nxjerrë një vendim në interes të tyre! I bëjmë thirrje të gjithë punonjësve dhe nëpunësve të administratës publike të vrasin frikën dhe të kërkojnë me guxim miratimin e ligjit të propozuar nga Partia e Lirisë, e vetmja nismë konkrete që ju garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për ta dhe familjet e tyre!

tedi blushi paketa e dyte ekonomike

Sondazh

Poll
Politike 8 Shtator 2022, 13:23 k.m.

"Nder&respekt!"/ Rama takohet me Mattarellën

Sergio Mattarella dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri presidentin italian, Sergio Mattarella. Teksa Mattarella i...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet