Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Me një marrëveshje me Romën, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Tirana ra dakord që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen.
LEZHA- Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, do të qëndrojë të mërkurën në Shqipëri, ku do t’i vizitojë qendrat e emigrantëve që do të drejtohen nga vendi i saj. Me një marrëveshje me Romën, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Tirana ra dakord që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen.
Italia, ndërkohë, do të financojë ngritjen e qendrave të pritjes - njëra në Shëngjin, tjetra në Gjadër - si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor. Në Shengjin, ndërtimi i qendrës është afër përfundimit, ndërsa në Gjadër ende jo.
Qendrat do të mund të strehojnë maksimum 3.000 azilkërkues brenda një periudhe. Marrëveshja është për pesë vjet dhe me të drejtë rinovimi edhe për pesë vjet të tjerë. Se kur do të nisë zbatimi i saj, nuk është ende e qartë.
Sipas autoriteteve të të dyja vendeve, marrëveshja ka tri objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm të njerëzve, të parandalojë flukset e parregullta dhe të mirëpresë ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes. Në Shqipëri, opozita e kundërshtoi marrëveshjen, duke thënë se kishte mungesë transparence.
“Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk kishte asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin”, tha Partia Demokratike pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitave në Shëngjin dhe Gjadër, do të zhvillojnë një konferencë për gazetarët./ REL
Komisioni Hetimor TIRANË - Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS. Ditën e sotme janë thirrur për t&e...
Ceno Klosi TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Ceno Klosi është dorëhequr nga detyra që...
Gledis Nano, Edi Rama TIRANË - Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka fitur gjyqin ndaj qeverisë, të cilën e...
Gazmend Bardhi, Edi Rama TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të k...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot akuzat e bëra nga ish-krahu i tij i djathë Arben Ahmetaj në emisionin e RA...
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri dhe me k&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Gjatë nj&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh drejtuar popullit në lidhje me publikimet e programit Re...
majlinda dhuka TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, ku po zhvillohej një seancë dëgjimore me kryenegociatore...