LIVE UPDATES
Politike

'Ku është VIP-i që dilte në televizor?'/ Protesta, Këlliçi: Kush e ka parë kryeministrin? Rama paguan agjentët për të mos pasur opozitë

Këlliëi u shpreh se kryeministri Edi Rama ka paguar agjentë të huaj për të mos pasur opozitë në vend.

11 Shkurt 2023, 12:33 Nga A.B
'Ku është VIP-i që dilte në televizor?'/ Protesta,
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalim në fillim të protestës së opozitës. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka paguar agjentë të huaj për të mos pasur opozitë në vend. Ndër të tjera, Këlliçi akuzoi kryebashkiakun Veliaj se po e shndërron Tiranën në një vend të shkretë.

DEKLARATA E KËLLIÇIT:

Sa shumë jemi. Ju dëgjoj nga këtu deri te Sheshi Skënderbej! Rama ik! Rama ik! Shqipëria është derdhur këtu në këtë shesh! Në 103 vjetorin e saj si kryeqytet, Tirana sot është më e gjallë, më e shndritshme, më e bukur se kurrë me ardhjen tuaj. Sot i kemi zemrat plot se kemi miq nga e gjithë Shqipëria, nga çdo krahinë e qytet i vendit. Ja mirë se erdhët dhe ju lumshin këmbët!

Tirana na ka mbledhur të gjithëve, na ka bashkuar për të kundërshtuar njëzëri të gjitha padrejtësitë që i bëhen vendit tonë nga kjo godinë. Këtu është strumbullari i të gjitha të këqijave, i të gjitha aferave që i kanë marrë arkës sonë të përbashkët miliarda euro. Para që iu morën fermerëve, minatorëve, naftëtarëve, spitaleve, shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Para që u vodhën me asfalt elektoral, farsa rindërtimi dhe me inceneratorë imagjinarë.

Para që i jepen agjentëve të huaj për ta lënë vendin pa opozitë, që shqiptarët të mos kenë alternativë në zgjedhje, që 14 maji të jetë një e diel e zakonshme dhe jo një ditë shprese për ndryshim. Po përse paguajnë për të eliminuar opozitën, këta që janë të pathyeshëm? Paguajnë sepse kanë frikë nga opozita, nga 14 maji, kanë frikë nga ju, nga vota juaj dhe fuqia që ju jep vota. Përse zhvillojnë takime sekrete, përse fshihen? Sepse marrëveshjet që bëjnë janë të paligjshme, korruptive dhe antidemokratike dhe janë të vetëdijshëm që këtë rradhë kanë shkelur në kallo.

Një pyetje kam: Kush e ka parë kryeministrin? Ku është VIP-i? Po këtë që do varte tek palmat e kryeministrisë, zarin e tij në Bashkinë Tiranë, a e ka parë njeri këto ditë?

Ish-zëvendësi i tij është kapur. S’ka ku e luan tani. Nëse drejtësia e ka çarkun e madh, edhe tigri bie në çark.

Rrugës për këtu, e patë trafikun e Tiranës, sa kohë duhet këtu për të mbaruar një hall?

E patë batërdinë me kulla që është bërë në sheshin Skënderbej?
Ju lutem kthejeni kokën dhe më thoni, a e shihni dot Sahatin e Tiranës?
E zhduku me një firmë që hodhi. Kaq vlejti për kryebashkiakun simboli i Tiranës, kaq vlejti identiteti i kryeqytetit. Nuk do më bënte fare habi nëse na quan sërish “shpellarë”.
Edhe sot në 103 vjetorin e Tiranës kryeqytet, zari i Ramës në Bashki po mundohet të na hedhë hi syve sikur promovon kulturën me inskenime koncerte lagjesh, ndërkohë që pak metra më tutje rrënohet Radio Tirana, në një kurs shkatërrimi pa kthim, gati për të ndjekur të gjithë vilat e tjera tradicionale të rrrugës Kont Urani, të cilat ja kanë lënë vendin kullave të betonit, e që e kanë shndërruar atë zonë të Tiranës nga një oaz mimozash, në labirinte betoni.

Është kryebashkiaku i vetëm në Europë që publikisht ka fyer të rinjtë që jetojnë në konvikte, pa të cilët Tirana mbetet e shkretë. Të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria vijnë në Tiranë për studime. Prindërit e tyre paguajmë miliona euro qira. I sjellin Tiranës para, vrull, energji. Energji që do duhej t’i kishte vetë një qytet me 1 milionë banorë, por ja që nuk i ka, sepse nuk administrohet. Nëse do të administrohej Tirana nuk do të kishte këtë kaos të përditshëm, këtë stres në trafik, këtë ajër të ndotur që e thithim të gjithë.
Ky është qyteti ku ka më shumë policë bashkiakë se pemë, më shumë kondicionerë në një zyrë shteti se ngrohje nëpër kopshte e shkolla . Ky është qyteti ku kryebashkiaku bën aktorin dhe aktori – investitorin strategjik.

Këtu shitësit të vogël ambulant i konfiskojnë tezgën ndërsa kriminelit i thonë biznesmen.
Këtu jemi në qytetin ku shëndetësia qenka falas po për një varr paguhet nën dorë.
Kjo është Tirana ku premtohen parqe dhe lulishte por nuk të sheh syri një lule të mbjellë.
Keni ardhur në kryeqytetin e vetëm në Europë që në qendrën e vet mbillen shkurre dhe jo lule. Këtu dritat e rrugëve fiken natën dhe ndizen ditën.
A e dini se për të shkuar me urgjencë në spital, këtu mund të shkosh më shpejt me një betoniere se me autoambulancë?

Ju që mendoni se në kryeqytet ka siguri më të madhe për jetën, e dini se këtu zjarrfikësja nuk hyn dot brenda lagjeve, sepse oborret bëhen pallate? Se lulishtja bëhet kafene dhe kafeneja mbushet me fëmijë që nuk kanë ku të luajnë? Kam shumë për të thënë, se nuk flas vetëm si Belind.

Unë nuk po ju them vetëm të vërtetën time. Këto janë fjalët e inxhinier Fatjonit që banon në Njësinë 7, fjalët e profesor Adrianit nga Njësia 9, të Kriselës studente, të Etlevës arsimtare, të Arbrit taksist, të Elenës që është shitëse në Laprakë, të Sokolit pensionist dhe të atyre mijëra bashkëqytetarëve të mi nga çdo njësi që kam takuar e dëgjuar. Ato miliarda euro për të cilat flet Kontrolli i Lartë i Shtetit i janë vjedhur Fatjonit, Adrianit, Kriselës, Etlevës, Arbrit dhe secilit prej jush që keni ndjekur rrugën e protestës. U janë hequr atyre qindra mijërave që lanë Shqipërinë këto 10 vjet. I janë marrë pensionistëve, ushtarakëve, familjeve në nevojë, çifteve të reja që nuk blejnë dot një shtëpi në Tiranë.
Mua më vjen turp që më duhet të dal përpara njerëzve dhe të premtoj në vitin 2023 ujë të pijshëm, në një kryeqytet që ka më shumë depozita mbi pallat se depozita në bankë. Koha kur shqiptarët paguajnë për një shërbim që nuk e marrin do të marrë fund! Koha kur politikani premton një gjë dhe bën krejt të kundërtën e saj, duhet të marrë fund! Koha kur politikani del në çdo ekran sikur është në Tiranë dhe ndërkohë shullohet në Dubai apo Bali, duhet të marrë fund!
Kryeministri duhet t’i rrijë gatitu shqiptarëve dhe jo e kundërta. Kryebashkiaku duhet t’i rrijë pronto qytetarëve, sepse ata kanë në duar instrumentin e votës dhe mund ta heqin kur të duan. Të dy së bashku, Edi Rama dhe zari i tij, e kanë drejtuar Tiranën për 19 vjet. Kjo që shihni vërdallë është produkti i tyre.

Nëse Tirana nuk ndryshon, Shqipëria nuk ka për të ndryshuar. Një kryeministër në Perëndim i kapur në korrupsion është i korruptuar për të gjithë qytetarët, si për demokratët dhe socialistët.
Një kryebashkiak hajdut nuk ka rëndësi është hajdut socialist apo hajdut demokrat, hajduti mbetet hajdut dhe largohet me votë. E kur dhe drejtësia është e kapur, atëherë vota bën drejtësi.
Ndaj protesta më e madhe do të jetë më 14 maj.

Vota është instumenti më i madh i protestës. Edhe nëse nuk e ka moralin të japë dorëheqjen, kanë shqiptarët detyrën morale ta heqin më 14 maj. Me votë, me votë, me votë!
Le ta kthejmë sot Tiranën, në këtë 103 vjetor të saj si kryeqytet, në kryeqytetin europian të protestave.

Faleminderit të gjithëve!

belind kellici protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi