Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se Dumani firmos urdhër arresti për njeriun që kundërshtoi herë ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe nuk lëshon një pyetje të vetme për Veliajn që, sipas tij, është edhe promotori kryesor bashkë me Edi Ramën i ndërtimit.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha Komentoi sot paraqitjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dje në Prokurorinë e Posaçme. Berisha tha se kreu i SPAK Altin Dumani zgjodhi të lëshojë mandat arresti për Arben Ahmetaj i cili mbi bazën e dokumenteve zyrtare, sipas tij, e ka kundërshtuar katër herë ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Berisha shtoi se Aahmetaj herën e fundit, ka shkrujtur ‘no coment’ pasi Erion Veliaj kishte firmosur se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar financimin e tij. Berisha tha se Dumani firmos urdhër arresti për njeriun që kundërshtoi herë ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe nuk lëshon një pyetje të vetme për Veliajn që, sipas tij, është edhe promotori kryesor bashkë me Edi Ramën i ndërtimit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Zonja dhe zotërinj së fundi nuk mund të mos ndalem në luftën e egër që ka tejkaluar çdo përmasë, në gjirin e partisë së krimit. Siç e patë, Erion Veliaj njeriu që prej vitesh rrah gjoksin dhe pretendon se është dyshi dhe pak më shumë i PS-së, dje kolegët e telendisën me 5 orë të tjera, në Skapin e partisë dhe kjo erdhi pas një bastisje të shtëpisë dhe studiove të madamë Veliajt. Por të dashur qytetare e qytetarë. Me lutjen time të njerëzishme mbani parasysh, Erion Veliaj është bashkautori i vjedhjes së shekullit me inceneratorët. Dokumente zyrtare të pakundërshtueshme faktojnë se Erion Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës.
Dy, është njeriu që ka marrë përsipër me firmë dhe vulë, me firmën e tij se Bashkia e Tiranës dhe të qarkut të Tiranës do të përballojnë shpenzimet për ndërtimin e tij. Është njeri që me firmë dhe vulë është zotuar se do të ndjekë punimet e këtij objekti dhe do të rakordojë muaj për muaj edhe me situacionin për ecurinë e këtyre punimeve. Sot të dashur qytetare e qytetarë, nuk ekziston asnjë gjurmë për djegësin e Tiranës përveç se një mal plehrash që quhet mali Veliaj dhe një qytetar me të drejtë propozonte që një bust të vendosej mbi këtë mal dhe të ishte busti i Dumanit dhe kishte shumë të drejtë qytetari. Por për këtë grabitje të tmerrshme, për këtë zhdukje të 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve, Erion Veliaj nuk ka asnjë akuzë. Altin Dumani zgjodhi të lëshojë mandat arresti për Arben Ahmetaj i cili mbi bazën e dokumenteve zyrtare e ka kundërshtuar katër herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe herën e fundit, ka shkrojtur ‘no coment’ pasi Erion Veliaj kishte firmosur se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar financimin e tij. Jo vetëm këshilli bashkiak, por edhe këshilli i qarkut të Tiranës.
Në këto kushte, ju garantoj se Arben Ahmetaj ka qenë në mbrojtje të kushtetutës së vendit. Pse? Sepse kushtetuta nuk lejon qeverinë qendrore të ndërhyjë në asjë projekt që merr përsipër të financojë qeveria lokale, përveç se projekte që mund të kenë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe që në këtë rast është spiral i tërë veprimesh që duhen krye për të frenuar një projekt që kërcënon sigurinë kombëtare. Pra ‘no comment’ i Arben Ahmetaj ka qenë respekt i Kushtetutës. Dhe Altin Dumani firmos urdhër arresti për njeriun që kundërshtoi 5 herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe nuk lëshon një pyetje të vetme për Erion Veliajn që është edhe promotori kryesor bashkë me Edi Ramën i ndërtimit të djegësit të Tiranës.
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se qeveria e PD-së nuk do të njohë asnjë tender t&e...
Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha e ka konsideruar mashtrim të paskrupullt deklaratën e zëdhënëses Koç...
Belinda Balluku TIRANA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspe...
Sali Berisha TIRANË- Gjyqtari Engert Pëllumbi është zgjedhur me short për të vendosur mbi ankimimin e Prokurorisë s...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar uebisitin ku mund të votojë diaspora për zgjedhjet e 11 Majit. Berisha ka...
Arlind Qori TIRANA- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se ka njer&eu...
Erion veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nxjerr detaje në lidhje me hetimin që po bëhet ndaj kryebashkiakut të Tir...
Hovenier KOSOVA- Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni dëshiron që ta sho...
Dashamir Shehi TIRANA- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe partia “Djathtas 1912” kanë paraqitur ditën e sotme plat...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot platformën elektronike për regjistrimin e votuesve nga jashtë...