Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalimit të tij Rama rikujtoi momentin kur rruga aty kishte pësuar një shembje dhe 'këneta' ishte ngritur dhe kishin deklaruar se rruga ishte shembur, vjedhur, ndërkohë që ishte një aksident.
KOLONJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me qytetarët e Kolonjës. Gjatë fjalimit të tij Rama rikujtoi momentin kur rruga aty kishte pësuar një shembje dhe 'këneta' ishte ngritur dhe kishin deklaruar se rruga ishte shembur, vjedhur, ndërkohë që ishte një aksident.
Rama tha se ato kanë barrën të ndërtojnë ndërsa të tjerët përpiqen t'i sulmojnë e t'i hedhin baltë.
PJESË NGA FJALIMI:
“Teksa isha i ulur aty, më erdhën në mend imazhet e një momenti kur kjo rrugë pësoi një shembje diku aty dhe se si gjithë speciet e kënetës u ngritën dhe deklaruan se u shemb rruga, u vodh rruga, iku rruga, s’ka më rrugë, ndërkohë që ai ishte një aksident, nga ato që edhe ndodhin, brenda garancisë, kur rruga nuk ishte dorëzuar ende, e ku të gjitha shpenzimet kompania i mbuloi dhe rruga u bë më e mirë dhe më e fortë. Punët janë të ndara, kjo histori është e ndarë, ne kemi barrën të ndërtojmë, të përpiqemi të ndërtojmë, të vazhdojmë, kurse të tjerët përpiqen të na sulmojnë, të na hedhin baltë, që nuk kursejnë as Shqipërinë.
Nuk e sjell këtu për ankesë apo për t’u qarë, sepse jemi mësuar me të, por se ky është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët të shqiptarëve drejt një destinacioni dhe asaj çfarë është thënë që në kohën e Skënderbeut, ku Kolonja është bërë një rrugë lidhëse. Sepse ai ishte profeti kombëtar dhe u bë mburojë e Perëndimit, ai ishte zgjidhja e zgjedhja, që ia përcolli brez pas brezi kësaj gjenerate, gjeneratës tonë, që sot ka hapin e madh, të ketë në dorë të bëjë hapin e fundit. Mënyra sesi jemi vendosur këtu është sikur jemi këtu te finishi, ashtu sikurse kjo rrugë kemi nisur atë rrugën tjetër që s’e besonte njeri se do realizohej ndonjëherë, edhe pse ishte premtuar dhe stërpremtuar. Kaluam në disa faza, ndodhi edhe rrëshqitja, por u rikthyem në vend dhe ja ku jemi, duke folur për një tjetër rrugë e projekt. Në këtë pikë ku jemi sot, është 11 maji dhe më 11 maj duhet të mendojmë për finishin e Shqipërisë, jo për mandatet dhe votat e partisë, por për finishin”, tha kryesocialisti.
Edi Rama KOLONJË- Kryeministri Edi Rama ka zvhvilluar pasditen e sotme një takim me qytetarët e Kolonjës. Gjatë fjalimit t&eu...
kuvendi KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka dështuar të zgjidhet sërish në seancën e sotme. Propozimi i L&eum...
Edi Rama KOLONJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kolonjë me vajzat dhe gratë e këtij qyteti ditën ...
Foto ilustruese KOSOVË- Për të tretën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për ...
Edi Rama MALIQ- Kryeministri Edi Rama po prezanton projektin e emërtuar 'Nur' me delegacionin nga Azerbajxhani për gazfikimin e Korç&...
Edi Rama MALIQ- Kryeministri Edi Rama po prezanton projektin e emërtuar 'Nur' me delegacionin nga Azerbajxhani për gazfikimin e Korç&...
Berisha DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Dibra ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Ram...
Bozdo BERAT- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Berat, Eno Bozdo përmes një deklaratë për mediat ka paraqitur&nb...
Sali Berisha DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me qytetarët e Dibrës. ...
Berisha DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Dibra u shpreh se gjatë qeverisjes se kryemin...