Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Gjokutajt, Kryemadhi ka marrë gjatë ditës së sotme një email nga klinika në San Marino ku thuhet se kurrë nuk është marrë një shumë nga ish-liderja e LSI-së siç pretendohet në kallëzimin e dërguar në SPAK.
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj ka folur në lidhje me kallëzimin nga avokati Idajet Beqiri për ish-Presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin. I ftuar nw emisionin 'Opinion' nw Tv Klan, Gjokutaj tha se Kryemadhi ka marrë gjatë ditës së sotme një email nga klinika në San Marino ku thuhet se kurrë nuk është marrë një shumë nga ish-liderja e LSI-së siç pretendohet në kallëzimin e dërguar në SPAK.
“Kallëzimi është një akt procedurial mbi bazën e të cilit kallëzuesi ka detyrimin ligjor që të provojë akuzën e tij. Pra barrën e provës deri në momentin që prokuroria regjistron këtë kallëzim e ka kallëzuesi. Dhe kallëzuesi nuk mund të operojë me fatura. Kallëzuesi duhet nëpërmjet dokumenteve autentikë të provojë cili është shkaku dhe pasoja e kësaj afere. Që të vesh në lëvizje SPAK-un me një faturë, nuk është ligjore. Kodi Procedurës Penale njeh kallëzimin nga nëpunësit e lartë shtetërore, nëpunësit për shkak të detyrës dhe shtetasit. Çfarë problemi ka këtu? Shtetasit bëjnë kallëzim në 95% të rasteve kur janë viktimë e veprës penale. Zoti Beqiri ka dy probleme. E para që për shkak të detyrës nuk mund t’i sigurojë këto dokumente sepse ky është kamarier i një kuzhine. Nuk mund t’i sigurojë për shkak të detyrës. Si shtetas, asnjë shtetas nga ne nuk mund të sigurojë të dhëna të tilla. Dua të shpjegoj për publikun ky është ndryshimi mes kallëzimit në kuptimin procedural dhe fletërrufesë. Megjithatë nëse SPAK do ta regjistroje problemi është këtu, nuk është në funksion të detyrës së tij, normalisht këto lloj kallëzimesh bëhen nga nëpunës të agjencive që merren me këto procedura dhe gjatë punës mes tyre konstatojnë shkelje të tilla. Në lidhje me këtë të San Marinos, jo më larg se sot zonja Monika Kryemadhi ka kërkuar ndihmë nga klinika dhe ka marrë një email të cilën ne do ta marrim në formë zyrtare nga klinika ku thuhet që kurrë nuk është marrë një shumë nga Monika Kryemadhi siç pretendohet në këtë kallëzim. Thotë klinika Domus Medica SPA”, tha Gjokutaj.
Sipas Gjokutajt, kallëzuesi duhet të ketë integritet. Avokati u shpreh se Idajet Beqirit “i ka thënë dikush të bëjë kallëzimin”
“Plus ka një problem që opinioni duhet ta dijë që në një kallëzim ka të bëjë shumë edhe integriteti i një personi që e bën kallëzimin. Të flasësh për një subjekt kallëzues sot i dënuar serial për vepra falsifikimi dhe mashtrimi dhe i dëbuar nga 3 shtete, 2 herë në Amerikë. Në Gjermani nëse një politikan dënohet për korrupsion edhe për 1 qindarkë, nga gjykata hiqet e drejta e fjalës në publik. Ne këtu bëjmë kallëzime, hidhet letra në SPAK dhe tani do punojë SPAK për Idajet Beqirin se i ka thënë dikush bëj kallëzimin”, tha Gjokutaj.
Marrë nga tvklan.al
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që nuk duan ta ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar çdo akuzë e ngritur ndaj saj pë...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se është e bindur që djegia e mandateve dhe...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, publikoi email-in anonim dhe iu përgjigj edhe njëherë qeveris...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar akuzat e ngritura dhe të depozituara në ...
Joseph Borrell TIRANË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimi Europian, Joseph Borrell ka shprehur mbështetjen për Shqip&eu...
Intervista TIRANË- Dan Friedman bashkë me kolegët David Corn dhe Hannah Levintova në 6 Mars 2018 publikuan një investigim të ...
Ilir Meta dhe Baton Haxhiu TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe analisti Baton Haxhiu janë përplasur për t&eu...
Dorjan Teliti TIRANË- Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka deklaruar se qëllimi i qeverisë n&e...
Vangjel Dule TIRANË- Deputeti Vangjel Dule ka akuzuar qeverinë për propagandë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ...