LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi i Kosovës nuk miraton rezolutën për uljen e akcizës dhe heqjen e TVSH-së për naftën

Çmimet e naftës në mbarë botën, përfshirë edhe në Kosovë, janë rritur që kur ka nisur konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin më 28 shkurt. Më 8 prill, palët kanë arritur marrëveshje për armëpushim dyjavor.

10 Prill 2026, 14:54 Nga E. D

Kuvendi i Kosovës nuk miraton rezolutën për uljen e akcizës

KOSOVË- Me 34 vota për, 49 kundër dhe 7 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar të premten një rezolutë që kërkonte uljen e akcizës dhe heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën.

Për këtë rezolutë të propozuar nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe të mbështetur nga partitë e tjera opozitare, Kuvendi debatoi më 3 prill, por votimi për të ishte shtyrë në mungesë të kuorumit.

Çmimet e naftës në mbarë botën, përfshirë edhe në Kosovë, janë rritur që kur ka nisur konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin më 28 shkurt. Më 8 prill, palët kanë arritur marrëveshje për armëpushim dyjavor.

Gjatë debatit për këtë rezolutë, nga kabineti qeverisës kundërshtuan kërkesat e partive opozitare për uljen e akcizës dhe heqjen e TVSH-së, me kryeministrin, Albin Kurti që tha se në të kaluarën kur është hequr apo zvogëluar TVSH-ja nuk ka pasur asnjë efekt.

Në tekstin e rezolutës kërkohej: ulja e akcizës nga 36 centë në litër në 20 centë në litër derisa të stabilizohen çmimet në bursat ndërkombëtare dhe ulja e përkohshme e TVSH-së në karburante nga 18 në 8 për qind deri në stabilizim të çmimeve.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, nafta në Kosovë më 10 prill mund të shitet me çmimin më lartë prej 1.89 eurosh. Rreth një javë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, Kosova vendosi masa mbrojtëse për çmimin e naftës. Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Rezoluta për "mbrojtjen e të vërtetës së luftës" në Kosovë

Ndërkaq, gjatë seancës plenare, me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan një rezolutë që kërkon që të mbrohet “e vërteta historike e luftës në Kosovë më 1998-1999”.

Rezoluta u propozua nga subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, pas një ekspozite të vendosur në sheshin e Prishtinës në mars, mbi masakrat në Kosovë, që u tha se kishte të dhëna të pasakta.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, lexoi tekstin e rezolutës, ku dënohet shtrembërimi, relativizimi apo paraqitja e pasaktë e fakteve që lidhen me luftën e fundit në Kosovë.

“Rezoluta dënon nismat, si ekspozita e fundit e organizuar në hapësirat publike në Prishtinë që me pasaktësi mbi të dhënat për masakrat në Kosovë nxisin reagime të gjera dhe provokojnë ripërjetimin e dhimbjeve, duke rrezikuar deformimin e së vërtetës dhe fakteve”, u tha në tekstin e rezolutës.

Rezoluta po ashtu kërkon që organet e drejtësisë të hetojnë nëse ka vepra penale lidhur me paraqitjen e fakteve në këtë ekspozitë.

Ekspozita u largua nga Komuna e Prishtinës ndërkaq, Kuvendi i Kosovës, që kishte financuar një pjesë të ekspozitës të organizatave joqeveritare INTEGRA dhe ADMOVERE, tha se organi ligjvënës mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik, por kjo mbështetje jepet “pa ndërhyrë në përmbajtje të projekteve të tilla”.

Pas reagimeve të shumta, Shkëlzen Gashi, në emër të organizatave ADMOVERE dhe INTEGRA se ekspozita është realizuar bazuar në librin e tij “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të botuar në vitin 2024, ndërsa për përpilimin e listës së të vrarëve nëpër masakra, organizatat janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC) organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq, aktiviste serbe për të drejtat e njeriut.

Megjithatë, Fondi për të Drejtën Humanitare ka reaguar duke thënë se dhënat e paraqitura të ekspozitë në disa raste japin pasqyrë të pasaktë që krimeve dhe kjo nuk ka të bëjë me çështje interpretimi, por "me mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave".

Ndërkaq, me urdhër të Prokurorisë Speciale, banesa e Gashit është bastisur më 30 mars dhe ai është marrë në pyetje nën dyshimet se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”./REL

kuvendi i kosovës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj