“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Hetimet për '21 Janarin', Berisha mbërrin në SPAK
Kjo është hera e parë që Berisha shkon në SPAK për hetimet mbi 21 janarin.
19 Nëntor 2025, 09:06Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në SPAK. Kjo është hera e parë që Berisha shkon në SPAK për hetimet mbi 21 janarin.
Çështja "21 janari"
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al