LIVE UPDATES
Politike

Sulmet kibernetike/ Akuzat e PD, Rama: Trillimet janë padije dhe ligësi e neveritshme

Kreu i Qeverisë shkruan se trillimet dhe akuzat që lidhen me këto sulme janë padije e thellë dhe përtaci e madhe për informacion

13 Shtator 2022, 13:44 Nga A.B
Sulmet kibernetike/ Akuzat e PD, Rama: Trillimet janë padije dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar pas akuzës së Partisë Demokratike për sulmin kibernetik nga Irani. Përmes një reagimi të bërë në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë shkruan se trillimet dhe akuzat që lidhen me këto sulme janë padije e thellë dhe përtaci e madhe për informacion. Po ashtu, Rama shton se këto akuza tregojnë se bëhet fjalë për një ligësi të neveritshme për vendin dhe njerëzit e saj. 

'Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!'- shkruan Rama në Twitter. 

Sot, Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj, Floriana Garos, deklaroi se hakerimin e sistemit po bëhet për qëllime elektorale nga vetë qeveria, duke pajisur 1 milion patronazhistë me të dhënat personale të qytetarëve, të depozituara në e-Albania, në shkelje të kushtetutes dhe ligjeve të vendit.

REAGIMI I PLOTË I PD:

Këto ditë, hakera të regjimit të ajatollahëve iranianë kanë ndërmarrë një agresion të vërtetë ndaj infrastrukturës dixhitale të vendit, duke kërcënuar rëndë sovranitetin e vendit, sigurinë kombëtare, dhe duke krijuar kaos të madh në shërbimet dhe levizjen e qytetarëve. Me këto sulme, Irani ka dhunuar, si shtet zuzar, ligje dhe konventa ndërkombëtare. PD dënon me forcën më të madhe këto akte banditeske të regjimit teokratik iranian dhe falenderon me mirënjohje dënimin e këtyre sulmeve nga SHBA, NATO dhe BE. PD gjithashtu vlerëson mbështetjen e tyre për Shqipërinë. Duke analizuar këto sulme, të cilat asgjësuan sikur të ishte prej letre, infrastrukturën dixhitale të vendit, PD shton se asgjësimi me kaq lehtësi i kësaj infrastrukture i ka rrënjët në dy faktorë të tjerë madhorë:

Së pari, hakerimin e sistemit për qëllime elektorale nga vetë qeveria, duke pajisur 1 milion patronazhistë me të dhënat personale të qytetarëve, të depozituara në e-Albania, në shkelje të kushtetutes dhe ligjeve të vendit.
Pas këtyre, hakerimi me pasoja të rënda i pagave të punonjësve, targave të makinave, të gjitha këto paraprinë hakerimin dhe de facto asgjësimin e ‘shtetit’ dixhital të Edi Ramës. Për të gjitha këto krime dixhitale qeveritare deri më sot, nga prokuroria e partisë nuk ka asnjë person apo grup personash të penalizuar. Qeveria qëndron mbi ligjet. Së dyti, korrupsioni i tmerrshëm qeveritar, në këtë rast i AKSHI-t. Partia Demokratike deklaron se, një nga arritjet madhore të qeverisjes së viteve 2005-2013, ishte ndërtimi i një infrastrukture dixhitale, rritja vertikale e përdorimit të internetit nga 4.9% në vitin 2005 në 63% në vitin 2013, ndërtimi i resë së parë qeveritare në rajon, shtrirja e internetit në të gjitha shkollat e vendit, dixhitalizimi i plotë i Kadastrës së Tiranës dhe disa rretheve të vendit, dixhitalizimi i Gjendjes Civile, letërnjoftimet dhe pasaportat dixhitale, firma dixhitale dhe inagurimi i e- government dhe e-Albania. Të gjitha këto u arritën me angazhimin e kompanive më të mira shqiptare dhe të huaja. Pas ndërtimit të kësaj infrastrukture, objektivat më madhore mbeteshin sigurimi i plotë i sistemit dhe pasurimi i arkivës së saj. Për sigurimin e sistemit, me rekomandimin e autoriteteve amerikane, direkt në vartësi të Këshillit të Ministrave, u ngrit njësia e mbrojtjes kibernetike të sistemit, e përbërë nga ekspertë të përzgjedhur dhe të kualifikuar në këtë fushë në SHBA. Serverat e sistemit u vendosën në vendet më të sigurta brenda vendit. Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, aktin e parë që bëri, shkriu njësinë e sigurisë kibernetike duke e konsideruar si njësi spiunazhi dixhital. Se dyti, me tendera të dyshimtë, serverat e sistemit u transferuan jashtë vendit. Së treti, AKSHI shpenzoi me Gjelishtët e Bolinos, Beqon e Partisë, prapa të cilit rëndom qëndron Armando, baxhanaku i Ramës. 190 milion euro për sigurinë e sistemeve të cilët ndërtuan një mur të jashtëm prej kashte, dhe vodhën shumën dërrmuese të fondeve të alokuara për mbrojtjen e sistemeve. Përpjekja për të fajësuar firmën amerikane që ka marrë përsipër mbrojtjen e sistemit, është thjesht përpjekje për të fshehur vjedhjen e madhe dhe korrupsionin me 190 milion euro tendera sekretë, apo të paracaktuara të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Partia Demokratike dënon me forcë këto akte të rënda korruptive qeveritare dhe garanton se përgjegjësit e tyre do të mbajnë të gjithë përgjegjësinë ligjore që u takon.

Edhe ditën e djeshme kryeministri Edi Rama reagoi pas kronikave që shfaqen në media, që kanë të bëjnë me sulmin e Iranit në vendin tonë. 'Sistemi TIMS, të kërkuarit në ‘ditë feste’/Sulmi kibernetik ende mban ‘peng’ pikat kufitare,"-ishte kronika e Top Channel që zemëroi kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.  Rama shkroi në rrjetet e tij sociale se në mediat që shkruajnë lajme të tilla s'duan t'ia dinë për publikun që i sheh e lexon, por s'kanë 'mëshirë' as për dinjitetin kombëtar. 

Ditën e djeshme u bënë publike nga mediat iraniane emrat e personave që dyshohet se kryen sulmet. Hamid Reza Lashgarian; Mohammad Hossein Shirinkar; Mohammad Bagher Shirinkar dhe Seyyed Mehdi Hashemi Toghroljerdi, janë autorët kryesorë të këtij sulmi sipas mediave iraniane. 

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Por, hakerat tashmë po shesin të dhënat e TIMS.

edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni