Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërkohë, seanca paraprake për kryebashkiakun është shtyrë dhe pritet të zhvillohet më 5 janar. Veliaj ishte i pranishëm personalisht, ndërsa avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që të gjitha aktet e dosjes t’i vihen në dispozicion.
TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka larguar nga mbrojtja avokatin Artan Gjermeni, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën e tij për mosqëndrim në kafaz gjatë seancave gjyqësore. Pas largimit të Gjermeni, gjykata i ka caktuar Veliajt si avokate kryesore Valentina Teodoreskun.
Ndërkohë, seanca paraprake për kryebashkiakun është shtyrë dhe pritet të zhvillohet më 5 janar. Veliaj ishte i pranishëm personalisht, ndërsa avokati i tij mbrojtës ka kërkuar që të gjitha aktet e dosjes t’i vihen në dispozicion.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./ Dosja.al
Dalja nga SPAK TIRANA- Pas një ore në ambientet e brendshme te institucionit, ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Ervis Rroshi ka dalë...
Erion Veliaj TIRANË- Kërkesa e plotë e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme ësht&e...
Andis Salla VLORË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga puni...
Erion Veliaj, GJK TIRANA- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka larguar nga mbrojtja avokatin Artan Gjermeni, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrup...
Erion Veliaj TIRANË- Seanca paraprake për Erion Veliajn në Gjykatën e Posaçme ka nisur ditën e sotme. Në seanc&eu...
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur sot në SPAK bashkë me avokatin e tij, pas kallëzimit t&eu...
Endri Shabani TIRANA- Endri Shabani u zgjodh mbrëmjen e 11 dhjetorit nga Kuvendi si Avokat i Popullit, duke marrë 85 vota pro, 3 kundër...
Foto ilustruese TIRANA- Pas një seance maratonë që përfundoi pas mesnatës, Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2026 me 81 vota pro dh...
Rama, Balluku TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot, më 12 dhjetor, nëse do të pranojë ose jo për shqyrtim k...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANA- Në seancën plenare të djeshme, shumica qeverisëse miratoi një sërë projektligjesh...