12 Dhjetor 2025, 10:42
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca paraprake për Erion Veliajn në Gjykatën e Posaçme ka nisur ditën e sotme. Në seancë ka qenë i pranishëm vetë kryebashkiaku i arrestuar. Ndërkohë që avokati mbrojtës ka kërkuar që Veliajt t'i vihen në dispozicion të gjitha aktet e dosjes.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
gjkko erion veliaj
Politike
12 Dhjetor 2025, 09:52
M.L
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është paraqitur sot në SPAK bashkë me avokatin e tij, pas kallëzimit t&eu...
Politike
12 Dhjetor 2025, 08:48
M.L
Endri Shabani
TIRANA- Endri Shabani u zgjodh mbrëmjen e 11 dhjetorit nga Kuvendi si Avokat i Popullit, duke marrë 85 vota pro, 3 kundër...
Politike
12 Dhjetor 2025, 07:54
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pas një seance maratonë që përfundoi pas mesnatës, Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2026 me 81 vota pro dh...
Politike
12 Dhjetor 2025, 07:40
M.L
Rama, Balluku
TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot, më 12 dhjetor, nëse do të pranojë ose jo për shqyrtim k...
Politike
12 Dhjetor 2025, 07:36
M.L
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANA- Në seancën plenare të djeshme, shumica qeverisëse miratoi një sërë projektligjesh...
Politike
12 Dhjetor 2025, 07:33
M.L
Votimi
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 73 vota pro dhe 14 kundër projektligjin që parashikon fshirjen, shuarjen dhe ristruk...
Politike
12 Dhjetor 2025, 07:29
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Projektligji i dytë i paketës së Paqes, që parashikon fshirjen e detyrimeve më të vjetra se 10 vite d...
Politike
11 Dhjetor 2025, 23:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së t...
Politike
11 Dhjetor 2025, 23:05
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të enjten se marrëdhëniet e vendit ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 22:56
I.A
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i 'Shqipëria Bëhet' Adriatik Lapaj ka deklaruar se Edi Rama përdori Endri Shabanin, p&eum...