14 Dhjetor 2023, 10:30
Nga I.A
Kuvendi
TIRANË- Mes tensioneve dhe kaosit, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka mbyllur seancën plenare. Të gjitha projektligjet janë miratuar me shpejtësi ditën e sotme. Mes tyre është miratuar me 74 vota pro ndryshimet në rregullorën e re të Kuvendit.
Sipas rregullores, deputetët tashmë mund të përjashtohen deri në 2 muaj nëse krijojnë kaos dhe ndezin flakadanë. Por diçka që duhet theksuar në rregullorën e re është fakti që përjashtimi nga seanca shoqërohet me një shtesë në fund ku thuhet se gjatë këtyre 60 ditëve deputeti nuk mund të kryejë asnjë funksion. Sipas ligjin kjo është pezullim i mandatit dhe është antikushtetues si vendim.
Ndryshimi i Rregullores
Neni 1
Titulli i nenit 65/1 riformulohet: “Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” deri në 10 ditë, 30 ditë, apo 60 ditë”.
Në nenin 65/1 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje: “6. Masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet: a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”
“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :
a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”
Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.
Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.
Neni 2
Neni 65/2 pikat 1, 4 dhe 5 dhe riformulohen me këtë përmbajtje:
1. “1. Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës.”
“5. Vendimi i dhënë për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat “a” dhe b”, piken 6 dhe 7 të neni 65/1, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të nenit 65/1 publikimi bëhet vetëm me pëlqimin e personit/viktimë e ngacmimit seksual.”
Neni 3
Në Nenin 65/3 bëhen ndryshimet si vijon:
Në pikën 4 pas fjalës pezullohet shtohet togëfjalshi “me vendim të ndërmjetëm të Byrosë së Kuvendit, deri në dhënien e vendimit përfundimtar”.
2. Pika 5 shfuqizohet.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
seance plenare 14 dhjetor 2023
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:25
a.l
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi ka debatuar me Gardën pasi nuk lejon që ata të ushtrojnë kontroll. Ko...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:28
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Mes tensioneve dhe kaosit,kryetarja e Kuvendit ka njoftuar mbylljen e seancës plenare.
Vetëm një pjes&...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:26
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme është mbyllur në 5 minuta pas nisjes së saj. Për shkak të kaosit ...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:23
Kuvendi
TIRANË- Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e sotme me kaos. Kjo pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar që futen...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:19
a.l
Dashnor Sula në Kuvend
TIRANË- Pasi arriti të hynte në sallë, deputeti i PD-së, Dashnor Sula u është drejtuar...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:22
r.ll
kuvendi
TIRANË- Një pjesë e deputetëve të opozitës që janë lejuar brenda sallës së seancave plenare kan&...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:08
a.l
Olta Xhaçka dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Vazhdojnë tensionet në hyrjen e Kuvendit. Deri tani kanë mundur të hyjnë n&eum...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:12
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha tha para mediave se, deputetë dhe ministra po rrinë jashtë vetëm që opozita t...
Politike
14 Dhjetor 2023, 10:04
a.l
Kontrolli
TIRANË- Pas tensioeve dhe përplasjeve me Gardën, disa deputetë të opozitës kanë arritur të hyjnë n&...
Politike
14 Dhjetor 2023, 09:58
a.l
Flamur Noka
TIRANË- Ndonëse është i përjashtuar nga seancat pleanre për 10 ditë, deputeti i PD-së Flamur Noka nuk e...