Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tashmë Kaceraj dhe gjyqtaret Edlira Petri e Elona Toro do të shqyrtojnë ankimin e Partisë Demokratike për mos regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në Kuvendin e 17 korrikut.
TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar relatorin për çështjen e Partisë Demokratike. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se tashmë relator nuk do të jetë Gent Shala, por gjyqtarja Irida Kacerja. Kjo e fundit është konfirmuar në detyrë, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka propozuar ta dërgojë për inspektim lidhur me disa çështje gjyqësore. Bazuar në një seri denoncimesh të bëra në Komision për çështje të shqyrtuara nga Kacerja, KPK ka vënë në diskutim pastërtinë e figurës së gjyqtares.
Tashmë Kaceraj dhe gjyqtaret Edlira Petri e Elona Toro do të shqyrtojnë ankimin e Partisë Demokratike për mos regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në Kuvendin e 17 korrikut. Vendimi u mor pas ankimimit nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
Në gjykatë është përballja mes palëve. Ishte gjyqtari Agron Zhukri më datë 25 mars regjistroi ndryshimet e statutit të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij, Enkelejd Alibeaj paraqiti një ankimim që u pranua nga gjyqtarja Blerina Muça dhe dosja shkoi në Apel. Zhukri i kaloi selinë e vulën Berishës, ndërsa Alibeaj e kundërshton këtë vendim. Tashmë vendimi i prerë do të vendosë fatin e selisë blu.
Njoftimi i plotë:
Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, jeni informuar se: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.” Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në datën 12.04.2022, është dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm dhe në bazë të shortit elektronik relator i cështjes, është caktuar gjyqtar Genti Shala. Në vijim të komunikimit me median dhe publikun ju informojmë se: Në bazë të vendimit nr.7, datë 01.06.2022, të Këshillit të Gjykatës së Apelit Tiranë “Për rindarjen me short të cështjeve gjyqësore”, në kushtet e caktimit rishtazi (ngritjen në detyrë) në këtë Gjykatë të katër gjyqtarëve,znj. Elona Mihali, znj. Irida Kacerja, znj. Marsela Dervishi dhe znj. Ornela Naqellari është vendosur rindarja me short midis gjyqtarëve të cështjeve civile, të cilat nuk janë shpallur për gjykim nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Edlira Petri, Elbana Lluri, Emona Muci, Genti Shala, Ilir Toska dhe Valdete Hoxha, të ngarkuar më herët si relatorë, deri në ngarkesën mesatare të ponderuar të cështjeve civile. Në total janë 12.863 cështje civile të regjistruara nga viti 2016-22.04.2022, të cilat i’u nënshtruan procedurës së rishortimit. Në bazë të shortit elektronik dosja e mësipërme gjyqësore i ka rënë për gjykim gjyqtares relatore Irida Kacerja. Më herët Gjykata e Apelit Tiranë njoftoi vendimet e Këshillit nr. 7 dhe nr. 8.
GJYKATA E APELIT TIRANË.
Ilir Meta Sir Stuart Peach TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të ...
Oliver Varhelyi MAQEDONI E VERIUT- Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi ditën e sotme se Ballkani i Hapur është me ...
MAQEDONI E VERIUT- Kreu i Këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija, i cili mori pjesë për herë t...
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama është penguar dhe gati është rrëzuar në shkallët e vendit ku mbahet Sa...
Dritan Abazoviç Abazoviç: Ne nuk mund të arrijmë një sukses vetëm, duhet vendosur komunikim i ndjersjelltë, i duhet ...
Dritan Abazoviç MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç i ka ‘tërhequr veshin’ kryeministrit Edi ...
Gabriel Escobar MAQEDONI E VERIUT- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel E...
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama preku edhe çështjen e zjarreve në Shqipëri, teksa ishte duke mbajtur fjalimin e tij...
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer me kritikat ndaj Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij që mori n...
Edi Rama MAQEDONI E VERIUT- Me krahasime dhe me humor e përshkroi kryeministri Edi Rama rrugën e integrimit drejt BE-së. Gjatë samitit ...