11 Prill 2025, 11:23
Nga I.A
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANË- Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Pas 27 vitesh martesë me njëri-tjetrin, Gjykata e Tiranës e ka zgjidhur sot martesën e tyre, duke i ndarë.
Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj. Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta.
Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 drejt Dhomës Civile nga Policia e Burgjeve. Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur, duke lejuar avokatin e saj mbrojtës, Redi Llanaj ta përfaqësojë në seancën e ndarjes.
Njoftimi i Gjykatës:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi: Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.
Meta njoftoi në qershor se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 27 vitesh martesë. Gjithashtu u raportua se Meta disa muaj para se të paraqiste proceduar e divorcit nuk ka jetuar në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre Kryemadhi. Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë.
Meta dhe Kryemadhi, kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Një parti e drejtuar nga Meta, e ku Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë.
ilir meta monika kryemadhi
Politike
11 Prill 2025, 10:04
E. D
Sali Berisha
TIRANË- GJKKO ka shtyrë sërish seancën për dosjen “Partizani” dhe shkak është bërë m...
Politike
11 Prill 2025, 09:40
E. D
Edi Rama dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Kryedemokratiti Sali Berishës ...
Politike
11 Prill 2025, 08:57
E. D
Chris LaCivita dhe Sali Berisha
TIRANË- Chris LaCivita, strategu i rikthimit të Donald Trump në pushtet, i cili do të jetë ed...
Politike
11 Prill 2025, 08:15
N.F
Alex Sobel
KOSOVË- Deputeti britanik i Partisë Laburiste, Alex Sobel së fundmi është shprehur se Serbia duhet ta ...
Politike
11 Prill 2025, 07:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike do të nis sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit....
Politike
11 Prill 2025, 07:33
N.F
Farmacia elektorale
TIRANË- Kandiati i PD-së në listat e mbyllura për qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri mbrëmjen e djeshme, n...
Politike
11 Prill 2025, 07:25
N.F
Firmosja
ROMË- Zëvëndësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani ditën e djeshme ka firmos...
Politike
11 Prill 2025, 07:15
N.F
Pjerin Ndreu
TIRANË- Një incident i rëndë raportohet se është regjistruar mbrëmjen së enjtes në ambientet...
Politike
10 Prill 2025, 22:54
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi sqaroi sot disa aspekte të votës së mbi 250 mij&eu...
Politike
10 Prill 2025, 22:27
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, një ditë para hapjes së fushatës elektorale të PD, pri...