11 Janar 2023, 10:11
Nga A.B
Petrit Doda
TIRANË- Petrit Doda, deputeti i cili zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend do të regjistrohet si deputet i Pavarur dhe jo si deputet i grupit parlamentar të PD. Ky është vendimi i marrë së fundmi nga Doda. Ai ka bërë të ditur se vendimin ia ka komunikuar dy grupeve të PD-së dhe është konsultuar me Princ Lekën dhe me deputetë të vjetër.
Sipas Dodës, ky është momenti i cili reflekton për bashkim.
“Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat. Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar. i kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë “pajtohuni me demokratët të rrezojmë regjimin e Edi Ramës”.
Rushaj hoqi dorë nga mandati i deputetit për arsye personale dhe automatikisht, vendi i tij i kaloi Dodës.
Ky vendim vjen vetëm një ditë pas Enkelejd Alibeaj pasi mori vendimin për të përjashtuar 4 deputetë të tjerë që janë në krah të Berishës, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn.
petrit doda alfred rushaj
Politike
10 Janar 2023, 23:44
F.M
Edi Rama
TIRANË- ‘Edi Rama mori rolin e ndërmjetësuesit duke bërë bashkë liderët e partive politike shqiptare t&eu...
Politike
10 Janar 2023, 23:35
Edi Rama
TIRANË- Ftesa që kryeministri shqiptar, Edi Rama, u ka bërë drejtuesve të partive politike shqiptare të Maqedonis&eu...
Politike
10 Janar 2023, 23:33
F.M
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është shprehur se vendimi i Enkele...
Politike
10 Janar 2023, 23:18
F.M
Ali Ahmeti
TIRANË- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është shprehur se kryefjal...
Politike
10 Janar 2023, 22:18
F.M
Kryeministri Edi Rama me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fo...
Politike
10 Janar 2023, 22:07
F.M
Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji
TIRANË- Vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar katër deputetet e Partisë Demokrat...
Politike
10 Janar 2023, 21:28
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëkohësisht dhe kandidati i opozitë...
Politike
10 Janar 2023, 20:45
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nuk e njeh përjashtimin e katër deputetevë të PD-së...
Politike
10 Janar 2023, 20:02
F.M
Dashamir Shehi
TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi tha se qëllimi i Enkelejd Alibeajt me përjashtimi...
Politike
10 Janar 2023, 19:11
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me krerët e partive shqiptare në RMV. Takimi po zhvillohet në Tiran&e...