15 Nëntor 2024, 16:45
Nga r.ll
plarent ndreca
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth katër orësh brenda. Ndreca nuk u ndal të fliste për gazetarët, ndërsa tha vetëm se do flasë në momentin e duhur, pasi çështja konsiderohet akoma në hetim.
Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes pabarazisë në tenderë teksa akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.
Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.
"Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë", thuhej në reagimin e SPAK.
plarent ndreca spak
Politike
15 Nëntor 2024, 14:58
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetare e Komisionit Hetimor për Koncesionet...
Politike
15 Nëntor 2024, 14:53
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës të lidhura me funksionimin e shë...
Politike
15 Nëntor 2024, 14:45
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në Bashkimin Evropian vazhdojnë të thonë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në...
Politike
15 Nëntor 2024, 14:16
M.B
Jurgis Çyrbja
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë sot në pyetje ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurg...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:58
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka zhvilluar sot...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:58
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreyopozitari Sali Berisha foli për takimet që do të zhvillojnë drejtuesit e PD-së me diasporën p&e...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka komentuar edhe ekzekutimin e gjob...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:41
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar për mundësinë që kryeministri Rama mund të kërkoj&e...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se me ardhjen në pushtet të PD-së, në një nd...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:41
r.ll
asllan dogjani
TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Dogjani tha s...