LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord për rankim dhe akreditim. S'ka rritje pagash

• Takimi i kryeministrit Edi Rama me rektorët e pedagogët, nuk ka pasur rezultat për qëllimin e takimit. • Shkurt, kryeministri Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë rritje pagash më shumë se ajo e parashikuar në buxhetin e shtetit. • Në fjalën e tij, Rama u ndal gjatë tek bursa dhe tek “prodhimi” i mjekëve dhe infermierëve, edhe pse këtyre të fundit, Universitetin propozoi që t’ia bashkojë me Universitetin e Tiranës. • Sipas Ramës, të gjithë mjekëve në Shqipëri do u mbahet diploma dhe do të duhet që të shërbejnë për një periudhë të pacaktuar. • Sipas tij, nuk mund që Gjermania të vijë dhe të marrë mjekë e infermierë. • Për t’u rikthyer edhe njëherë tek pagat, kryesocialisti ka paralajmëruar se në vitet në vijim do të bëhet një rritje jo propocionale për të gjithë pedagogët, por vetëm për ata që rankohen mirë nga vlerësimet e studentëve. • Po ashtu, në fjalën e tij, numri një i qeverisë tha se u ka tërhequr vëmendjen rektorëve për renditjen e universitetet shqiptare në rang global. • Kjo, pasi gjatë takimit me Universitetet Publike dhe Jopublike, Rama dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi diskutuan për procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë. • Ministrja, Evis Kushi deklaroi se do të ngrihet një bord për rankimin dhe ligjshmërinë e Universiteteve.

19 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"5 napolona të qelbëta, pse prekesh ti?"/ Rama kapet me rektorin e Polis: Pse nuk e le fondin, e merrte Shkodra?

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama dhe pamje nga takimi

TIRANE- Kryeministri Edi Rama replikoi me Besnik Aliajn, rektorin e Universitetit Polis në lidhje me financimet për kërkime shkencore. Rama tha se qeveria financoi edhe privatin duke sjellë si shembull Universitetin e drejtuar prej Aliajt, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke sqaruar se vlera ishte e vogël. Kaq mjaftoi që Rama ti kthehej duke i kujtuar se nëse fondi ishte i ulët, mund ta linte pa marrë.

REPLIKAT E PLOTA: 

Ilir Beqja: Ju fitoni me meritë në Bruksel, Nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Tiketi i paguar nga qeveria është më shumë.  E dyta ju keni përfituar nga marrëveshja e parave publike ku ju dhe gjithë të tjerët jeni të ftuar të merrni pjesë. Unë drejtoj një institucion prej një viti dhe i vetmi universitet që kemi mundur të ndihmojmë është ai i Gjirokastrës. Administrohet nga Ministria e Financave. Po ashtu ky mekanizëm ndihmon ato shpenzime që keni harxhuar lekët tuaja. Nga 1 Janari 2023 çdo marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë të paktën deri tani po krijojmë kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet.


Besnik Aliaj: Nuk ka keni informuar, hera e parë që e dëgjojmë.

Edi Rama: Duke kërkuar pse nuk je informuar do mbetesh i painformuar. Gjëja që do shtoj unë është që agjencia që ne kemi ngritur dhe që drejton Iliri ka pasur qëllim të mbledhë të dhënat, jo fondet. Për të krijuar një panoramë të plotë të gjithë potencialeve në Shqipëri nga çdo lloj burimi i huaj. Dhe Në këtë funksion agjencia pasi i mbledh këto të dhëna koordinon mes aktorëve vendas që mund të jenë institucione, bashki apo edhe organizata të tjera përfshirë edhe universitetet.

Edi Rama: Të ka marrë malli për parlamentin ty, por mos i ngatërro, koha e parlamentit mbaroi

Besnik Aliaj: Është krijuar ideja sikur keni bërë ndonjë financim gjë e madhe, por gjërat janë të ndara

Edi Rama: Jojo në rregull, pse u preke ti? Në rregull, shiko, shiko... ideja është që Besnik, o Ilir të lutem. 

Besnik Aliaj: Nuk kam pakënaqësi, them nëse duam kërkim, atëherë...

Edi Rama: është krijuar ide që opozita nuk preket, preket vetëm qeveria. Shiko, prekemi dhe ne kur thoni që është dhënë vetëm për universitetet publike, qëlloi që këtu ishte edhe ti. Shumë mirë, se kjo tregon që ne nuk i ndajmë në tanët dhe të atyre kontribuesit në botën akademike. 

(Flet Aliaj pa mikrofon)

Edi Rama: E dyta, o Ilir të ka marrë malli për parlamentin ty po dale. Jo nuk na bezdise, po nëse fondi ishte i vogël, e lije se e merrte Shkodra. Nuk e mori Shkodra e morët ju, nëse ishte i vogël, nëse ishte aq i vogël, hë mo se 5 napolona të qelbëta ishin, Qazim Mulleti thoshte të qelbëta të qelbëta, po nuk janë më të qelbura lale... Ta mbyllim takimin me buzëqeshje. Shënimet i mbajti ministria. Do t'ju lajmërojmë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Financimi i Universiteteve, Beqaj: Me donatorët kemi kufizime, nga janari kemi një fond të veçantë në buxhetin e shtetit

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Ilir Beqaj

TIRANË- Kreu i Donacioneve të huaja, Ilir Beqaj deklaroi ditën e sotme se Universitetet kanë përfituar nga marrëveshja e parave publike. Në mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me rektorët e universiteteve, Beqaj shtoi se nga muaji janar do të ketë një fond të veçantë për universitetet në buxhetin e shtetit. 

'Për të dalë te tematika, ju fitoni me meritë në Bruksel, po Qeveria paguan përditë, nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Duhet ta përmirësojmë, po them në përgjithësi. Ju keni përfituar nën Iufo Renovacion 1 dhe pasnesër miratojmë tjetrën 2 që nga 6 milionë është 10 milion, jeni të ftuar të merrni pjesë. 

Unë drejtoj një institucion prej 1 viti, të vetmin që kemi ndihmuar është ai i Gjirokastrës. Nga janari kemi një fond të veçantë në buxhetin e shtetit. Në nip 2 ndihmon për rimbursimin e TVSH. Në Eap 3, çdo lloj marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë, deri tani, me agjensinë franceze të zhvillimit me GISIN, me projektin që quhet Adriatiku i Jugut, jashtë mënyrave të tjera po krijojmë një kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet që duhet për të përgatitur një join degree. Për të gjithë pa përjashtim. Eshtë këtë vit. '-tha Beqaj, duke shtuar më pas:  Këto janë mundësitë, këto 4 donatorë kanë shprehur gatishmëri që të financojnë. 

3 VITE ME PARE

Rama: Kemi financuar edhe privatët, të punojmë për rankimimin, Bordi është i pavarur

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ftoi sot të gjitha universitetet ti bashkohen nismës së Ministrisë së Arsimit për të nisur një proces për të përmirësuar rankimin e Universiteteve shqiptare. Rama iu përgjigj pedagogut të Arkitekturës, Besnik Aliaj dhe kritikës për financimet për kërkimet shkencore dhe Rama tha se në fakt është e kundërta. Rama tha se procesi duhet të nisë në dakordësi me Universitetet për tu bërë rankimi dhe tha se "arbitri" është Bordi dhe Bordi i Akreditimeve është i pavarur.

Edi Rama: Një kështu, konkretizim sepse nga mënyra sesi u paraqit nuk kuptoni që Universiteti juaj ka marrë financim nga qeveria në vitin 2021 më shumë se i Shkodrës, Universiteti Ismail Qemali apo Eqerem çabej, publik, të merituara me siguri, por që tregon të kundërtën e asaj që kuptova nga fjala. Solla shembullin e Universitetit tuaj dhe janë edhe 3 të tjera, jopublike që kanë marrë financim nga buxheti i shtetit dhe kështu është vendosur dhe bërë. E dyta, çështja e akreditimit, ne duhet të bëjmë një diskutim ku është edhe pala tjetër ku ne kemi rënë dakord që ti ndajmë punët. Akreditimin nuk e kemi ne, e ka një Bord i Pavarur. Ne duhet ta bëjmë këtë ballafaqim, me Bordin dhe të shkëmbejmë këto ide. çdo gjë që vlen të merret si eksperiencë. Edhe ata që janë makineri e përsosur, llogarit tani ne. Kjo as nuk diskutohet. Unë besoj se kjo ndjenja e të qenit nën terrorin e një Kontrolli nuk i bën keq botës sonë universitare. Nuk është akoma bota jonë gati. Para 7 vitesh kishim një situatë katastrofik. Ajo që kam unë është që ne duam që rankimin ta bëjmë bashkarisht, të ndërtojmë rrugën. Bordin e kemi me eksperiencë fantastike, me rankimin mund të ndërtojmë një strukturë fleksibël, transparente dhe të pavarur. Arbitrin duhet ta pranojnë lojtarët, ky është proces, jeni të mirëseardhur për sugjerime, për akreditimin dhe financimin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Kryeministër do të fusim në garë'/ Rektori-Ramës: Kur shkoni në Bruksel merrni ekspertë nga jashtë

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Rektori

TIRANË- Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me rektorët e universiteteve, një prej tyre shprehu pakënaqësi për mënyrën e shpërndarjes së fondeve. Ai sygjeroi që Qeveria të investojë më shumë në fondet dhe të marrë ekspertët më të mirë, në mënyrë që të mos futemi në garë dhe të dalim keq. Më tej, rektori i universitetit Polis, Besnik Aliaj, ngriti shqetësimin dhe tek paragjykimet që po përballet sistemi privat. 

'Zoti kryeministër, do të fusim në garë. Kur shkojmë për fonde në Bruksel shkojmë në garë. Kur jemi mirë fitojmë projektin. Ju lutem merrni ekspertë nga jashtë, që të mos bëjmë këto familjaritete, të bëjmë të njëjtën procedurë të ngjashme. Për akreditimin, unë e kam vlerësuar dhe e kam parë vetë si një proces përmirësimi, nuk kam menduar se jam perfekt. Sistemi privat përballet me paaragjykime. Unë jam në proces që kam 6 apo 7 procese të nisura që nga viti i kaluar. '- tha rektori.

3 VITE ME PARE

Akreditimi i universiteteve, Rama-rektorëve: Copyright-in e keni ju! Nuk është e shkruar në gur, e shikojmë prapë

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje shqetësimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxhës për akreditimin. Gjatë mbledhjes me rektorët, Rama u shpreh se asgjë nuk është e shkruar në gur, duke sqaruar se çdo gjë mund të ndryshohet, nëse flitet dhe sqarohen.

'Copyright-in e keni ju. Për fat të mirë, kur e bërë reformën nuk e menduat. Ju nuk e keni menduar, ne nuk na akuzoni dot, prapë e shikojmë dhe sikur të jetë e shkruar nga ju nuk ështe e shkruar në gur, hajde flasim, mos të bëjmë gjëra të momentit. '- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

Bashkëpunimi Qeveri-Universitet, Rama: Në fund të vitit do ta hedhim në diskutim, në 2023-in biem dakord

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në fund të këtij viti do të hidhet për diskutim marrëveshja dhe bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Universiteteve. Gjatë takimit me rektorët e universiteteve, Rama u shpreh se do ta hedhin bashkëpunimin në diskutim në fund të vitit, ndërsa në fillim të vitit 2023 do të bien dakord për disa çështje. 

'Ne kemi rënë dakord që roli i universitetit të jetë parësor në këtë grup, të na japë mundësi që të bëjmë një projeksion të realizueshëm, është e domosdoshme që të punojmë bashkarisht dhe që universiteti të ketë rol kryesor. Se mund të bëhet në mënyrë të njëanshme dhe nuk do të jetë e përputhur. Jo një projeksion si një program partie por si një bazë për tu marrë vesh dhe për të arritur aty ku biem dakord, këtu janë detyrat e njërës palë dhe këto janë të palës tjetër. Të mos shfrytëzojmë momente si ky, kur kemi hyrë zyrtarisht në një epokë të re kërcënimi, jo Shqipëria por të gjithë dynjaja. Duke pasur një projeksion të tillë, një hartë të rrugës, jemi të qartë se kush bën çfarë. Se cilat janë kushtet që duhet të plotësosh, kështu që pa bërë këtë mos kërkoni më nga ne që të rrisim rrogat, duhet të biem dakord. Që partneriteti të jetë strategjik dhe i balancuar. Se cfarë do të marrë mbrapsht shoqëria kur merr këtë kontribut, do bëjmë një punë që brenda viti duhet të marrë një formë të atillë që ta hedhim në diskutim, që në fillim të vitit të ardhshëm të biem dakord që kjo është ajo që kërkojmë nga ju. Koha është flori, duhet mbështetur njëri tjetri. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Rama: Shqipëria do të presë shumë shpejt studentë të huaj

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk duhet të ulet mesatarja e pranimit të studentëve në Universitete dhe tha se Shqipëria do të nisë të presë studentë të huaj. Në takimin e sotëm me rektorët ku u diskutua cilësia e Universiteteve, Rama tha se cilësia do të bëjë që Perëndimi ta shohë ndryshe Shqipërinë. 

Kështu si është ky sistem nuk na çon larg dhe i bën gjithmonë e më pak tërheqësia degë të caktuara të cilat pastaj detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin dhe pastaj thonë një pjesë do i marr edhe me pesa sepse më duhen. Vijnë tek ne kërkesa që ulni mesataren se na duhen njerëz. Duhet ta shohim në të kundërtën gjënë. Tani po shohim që me hapa të vegjël dhe kuptimplotë edhe kërkimi shkencor po rritet. Duke u përqendruar te cilësia, vetëm kështu do mund të mbajmë vajza e djem të mrekullueshëm që studiojnë në gjimnaze këtu, e mund të bëjmë atë që sot duket si utopi për të pasur studentë të huaj këtu. Këtë na e kanë thënë të gjithë, në gjithë vendet e Perëndimit na kanë thënë ne duam të krijojmë këto lidhje se ne duam që dhe studentë tanët qofshin vendas ose të huaj nga vende të tjera të Evropës të mund të vijnë e atje se kemi nevojë për zgjerim të kapaciteteve ofertuese.

Një nga pikat është përmbushja e disa standardeve s ai përket qajses digjitale në paraqitjen e tyre. Një vend që rankohet i teti në Europë dhe 19-ti në botë për shërbimet digjitale. Vetëdeklarimi it ë dhënave të matshme dhe cilësore. Të dhënat nga pyetësorët, algoritmet përpunuese në ëeb apo informacionet e mbledhura drejtpërdrejtë ka të bëjë me rankimin e universiteteve. Ato marrin një panoramë mbi të dhëna të verifikueshme që ndihmojnë në evidentimin e cilësisë së ofertës në raport me të gjithë konkurrentët e tjerë. Bordi i akredimit ka hartuar edhe sondazhin kombëtar të studentëve që vlerësoi performancën me rezultatet e të cilit po krijohet edhe një raport përkatës. Ministrja do të hyjë më në te detaje por është shumë domethënëse ajo që kemi sot si një terren ku kanë filluar të duken frutet e para të reformës që është potenciali dhe pasja në dispozicion e kapaciteteve akademike shumë më të respektueshme se sa është krijuar për shumë vite në një percerptim të caktuar. Dua të them që ky është një proces që duam ta bëjmë bashkarisht ashtu sikurse duam të adresojmë një problem shumë serioz që lidhet me fazën e dytë të reformës. Flasim për sinergji europiane. Është njëra anë. Beteja kryesore është e qeverisë dhe përgjegjësia kryesore është përsëri e imja e ministrive të Jashtme dhe Arsimit për të bindur BE që është koha për ta hedhur këtë hap për të ardhmen e arsimit dhe jo për ta lënë bashkë me të tjera si diçka që do të ndodhë vetëm kur të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian”, deklaroi ai./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Kushti për studentët e mjekësisë, Rama: Diplomën nuk do e marrin direkt, se ikin në Gjermani pastaj...

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një ‘teori’ të tij. Studentët që do të diplomohen nga Universiteti i Mjekësisë nuk do e marrin diplomën nëse nuk shërbejnë për një periudhë të pacaktuar kohe për qeverinë. Sipas tij, nuk mundet që Shqipëria të furnizojë më me mjekë Gjermaninë. Ndërkohë që ky vend nuk ka asnjë kontribut për shkollimin e tyre.

"Kjo nuk ka më sens, ne të gjithë këtë fond e kemi kthyer për studentët këtu. Nga 20, do shkojë në 400, do paguhen me rrogë minimale si student. Ne nuk mund të furnizojmë me mjekë Gjermaninë, vjen gjermani dhe e merr. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Për fat të mirë nuk kemi mungesë mjekësh. Italia ka 40 mijë mjekë dhe infermierë mungesë. Ne nuk do presim që të shkojmë në atë stad. Diplomën nuk do e marrësh direkt, do i ndihmosh popullit tënd. Pastaj mund të shkosh ku të duash. S'mund të vazhdojë kjo histori kështu. Do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht që të na e kthejnë investimin. Duan t'i marrin në Gjermani, ti marrin. Por të kthejnë investimin. Nuk paguan populli për mjekët e Gjermaninsë. BE duhet të gjejë formën që të kthejë diçka. Nëse kemi mundësi për veten dhe për Europën nuk ka problem, nxjerrim më shumë. Kjo është çmenduri. Tregu atje ka një aftësi thithëse, që jo ne po edhe Italia...,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

Bursat e ekselencës, Rama 'radikal': Pse t'ua japim? Ata që ikin nuk kthehen t'i shërbejnë atdheut

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka "sulmuar" studentët e ekselencës që studiojnë jashtë vendit dhe marrin bursë si ekselentë nga shteti shqiptar. Në takimin e tij me rektorët e Universiteteve, Rama tha se të gjithë ata që ikin jashtë atdheut për të studiuar nuk kanë predispozita që të kthehen, ndaj dhe nuk ka asnjë arsye që shteti shqiptar t'i financojë sepse investimi nuk do i kthehet kurrë pas. 

"Kampuset universitare nuk janë fjetore. Janë hapësira ku takohet universiteti me biznesin me tregun. Në kampet universitare është e padiskutueshme e bizneseve që të shfrytëzojmë. Jam i bindur që UBT me reformën dhe qasjen e tij të re, falë lidershipit të rekortit. është një nga kontributet në jetën e PD, por unë e çmoj për punën që bën. E dyta, çështja e bursave, kishim një sistem që ishte qëllim mirë, financonim deri vjet, një shumë të konsiderueshme për rreth 20 veta që të na kthenin mbrapsht kontribut. Të tërë këta kanë ikur, mbasi kanë firmosur marrëveshjen se unë do iki atje dhe duhet t'ja kthej atdheut. Pse duhet t'i financojmë këta? Kur as na përgjigjen...Kjo për ne është e papranueshme. Kjo për ne është e papranueshme që një vend si i yni që nuk hyn te vendet e pasura të financojë me para kapital njerëzor që e marrin kërpudhat e mëdhenj të kapitalizmit, kjo nuk ka më sens. Këtë fond e kemi kthyer për studentët këtu,"-tha Rama.

3 VITE ME PARE

Bojkoti për pagat/ Rama iu përgjigjet pedagogëve: Universitetet nuk janë gjimnaze, thithini të ardhurat nga tregu

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e quajti të mbyllur çështjen e pagave të pedagogëve që kanë nisur bojkotin në fillim të këtij viti akademik. Në takimin e sotëm me rektorët e universiteteve, Rama tha se koha kur rrogat ngriheshin me kërkesa të sindikatave, ka përfunduar. Kryeministri tha se universitetet duhet ti kërkojnë pagat nga tregu dhe jo nga shteti. 

“Universitetet nuk janë gjimnaze , trupa pedagogjike, nuk janë trupa të infermierëve apo punonjës policie. Janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit. Përgjithësisht , tani me reformën e autonomisë spitalore do të diferencohen edhe pagat e mjekëve. Universiteti është midis jetës përpara, sesa kur thoje dikur të hyjmë në jetë, pra është midis shtetit dhe tregut, por duhet ta ketë pjesë të ADN se vet thithjen e të ardhurave nga tregu, Të jetë aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët. pra koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme se kërkojnë sindikatat ka mbajtur bashkë me Reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Ne është hera e fundit ë bëjmë rritje page uniforme. Do mbështesim më shuma a që i sjellin më shumë shoqërisë”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

TAKIMI me rektorët, Kushi: Do ngrihet grup pune për rankimin dhe ligjshmërinë e universiteteve

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë takimit me rektorët tha se do të ngrihet një grup pune për rankimin dhe ligjshmërin e universiteteve. Kushi deklaroi se do të përcaktohet pesha që ka secili universitet e më pas do të përcaktohet metodologjia. Kushi shtoi se do të bëhet edhe kontroll i kritereve të ligjshmërisë pasi një proçes i tillë ka kohë që nuk është bërë. 

Do të ngrihet një grup pune të përbashkët, ekspertë të ministrisë, përfaqësues nga abordi i akreditimit, për të përcaktuar cilët do jenë treguesit, çfarë peshe do të kenë dhe më pas për të përcaktuar metodologjinë se si do të bëhet rankimi, më pas do të marrë kohën e vet për të pasur më pas një renditje të përgjithshme, edhe sipas komponentëve të caktuar. Do jetë një formulë që do na japë mundësin për të bërë renditjen sipas  komponentëve të caktuar. Janë detaje që do t’i vendosim dhe dakordësim bashkarisht. Aj që do të përcaktojmë është , kontroll të kritereve të ligjshmërisë, u bë kohë e gjatë qëkur një proces i tillë nuk është ndërmarrë. Duhet të sigurohemi që universitetet po performojnë në respektim të plotë të ligjit. Dhe më pas hapi tjetër është rankimi i universiteteve. Ky grup i punës do të punojë sa i takon treguesve dhe formulës. Në kemi shumë universitete që mund të ishin kolegje, mund të shin akademi, kemi institucione të konsoliduara, në respekt të ligjit”, tha Kushi.

3 VITE ME PARE

'Nëse s'ka asgjë për të dhënë'/ Pedagogu-Ramës: Kush do u japë matematikë dhe fizikë fëmijëve tuaj? Për 50 vite do jetë për faqe të zezë

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord

TIRANË- Një prej pedagogëve të pranishëm me takimin me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi, ka ngritur shqetësimin e lëndëve në rrezik. Në fjalën e tij, ai tregoi se cilësia e arsimit në vitet që do të vijnë, do të përkeqësohet, ndërsa shtoi se e gjitha varet nga fizika dhe matematika. 

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Nëse nuk ka asgjë për të dhënë vazhdojmë punën. Mund t'i jepni një mikrofon...

Pedagogu: Mendoj që për mua do të jetë hera e fundit që takohem me ju, prandaj do i them gjërat ashtu si i mendoj. Kam punuar në universitet shtetëror. 2 probleme do shtroja. Para disa ditës shkuam në Janinë për të lidhur një marrëveshje me universitetin tonë. Më bëri përshtypje që rektori na bëri prezantimin, më bëri përshtypje zyra e tij. Nuk ishte më e madhe se 5x5. Na tha nuk e kemi lyer mirë universitetin, por hajde shikoni laboratoret. Kam bindjen se në të gjithë universitetet do punohet në këtë drejtim. Unë jam mësues fizike. Kush do u japë matematikë dhe fizikë fëmijëve tuaj? Për 50 vite do jetë për faqe të zezë. Qeveria ka vënë dorën pak më mirë. Matematika dhe fizika janë bazat për shkencat e tjera. Ka nevojë që edhe mësuesit të kenë paga më të larta.

3 VITE ME PARE

Regjistrimet në universitete, Kushi: Jemi në fund të raundit të 2, kemi të njëjtin nivel me vitin e kaluar

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja Evis Kushi deklaroi se regjistrimi në universitete këtë vit është në të njëjtën nivel me vitin e kaluar. Gjatë takimit me rektorët e universiteteve, Kushi tha se deri në fund të procesit do të ketë rreth 22 mijë e 514 studentë të rregjistruar.

'Sot kam marrë informacion në lidhje me regjistrimet e universiteteve. Ka përfunduar raundi i 2, më pas kemi atë të 3. I fundit do të jetë më i liberalizuar. Unë besoj se do të ketë një impakt këtë vit, në fund të raundit të 2 jemi në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Në fund të procesit do të kemi rreth 22 mijë e 514 studentë të regjistruar në vendet tona.'- tha Kushi. 

3 VITE ME PARE

Tre degët e preferuara të studentëve shqiptarë! Kushi: Janë trend në Shqipëri dhe jashtë

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se tre janë degët më të preferuara për studentët shqiptarë. Gjatë takimit me rektorët e universiteteve publike dhe jo publike, Kushi tha se IT, infermiera dhe shkencat mjekësore janë trendet më të preferuara. 

'Sic e parashikuam, programet më të preferuara, ku regjistrimet janë të larta, janë shkencat mjekësore dhe të shëndetit, infermiera dhe IT. Në përgjigje të trendeve brenda dhe ndërkombëtare'- tha Kushi. 

3 VITE ME PARE

Kushi iu përgjigjet pedagogëve: Përdorni ligjin për arsimin e lartë, mos u mjaftoni me tarifat e studentëve

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi iu përgjigj kërkesave të pedagogëve të cilët prej 2 ditësh kanë nisur bojkotin. Në një takim me rektorët, Kushi kërkoi nga pedagogët që të përdorin ligjin për arsimin e lartë dhe të mos mjaftohen me tarifat e studentëve. 

'Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tre të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- tha Kushi. 

3 VITE ME PARE

'Të huajt pyesin, pse një universitet i bën të gjitha?'/ Rama -rektorëve: Sistemi që kemi nuk na çon larg

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se sistemi i tanishëm i universiteteve nuk do çojë vendin më larg. Gjatë takimit të sotëm me rektorët, Rama tha se sistemi na bën më pak tërheqës duke bërë që degë të caktuara nuk përmbushin pritshmëritë e studentëve. 

'Pa i hequr asgjë askujt, të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë, duke u bërë shumë më tepër tërheqës. Gjëja që kemi parë dhe dëgjuar, për ta nxitur ndërkombëtarizimin, është se në 90% të rasteve jemi përballur me pyetjen, se përse ky univeristet bën gjithë këto gjëra? Do ishte më mirë në 2, 3 drejtime. Kështu sic është ky sistem nuk na con larg, na bën dhe më pak tërheqës, degë dhe dyer të caktuara të cilat detyrohen të ulen komplet pritshmëritë e atyre që marrin, duke thënë jo, një pjesë do e marr dhe me 5 se më duhet, ose me duhet ti marr patjetër, si qenka kjo? '- tha Rama. 

3 VITE ME PARE

PROPOZIMI I RAMËS: Mjekësia të bashkohet me UT, është krenaria jonë akademike...ti rritim rankimin 

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama propozoi shkrirjen e Universitetit Mjekësor të Tiranës me Universitetin e Tiranës. Rama tha se UMT është krenaria akademike e Shqipërisë dhe një bashkim mes tyre do të ndihmonte në rritjen e rankimit të UT në rang botëror. Rama tha se ky është një propozim që e di që do të hap polemikë, por tha se nga sot do të jetë shteti ai që do të ndërhyrë. 

Edi Rama: Dua ta ndajmë bashkarisht këtë problem kaq serioz. Flasim për një sinergji evropiane. S'mund ta lemë këtë gjë për kur të hyjmë në BE, sepse është një gjeneratë tjetër pa mbështetjen e BE. Fjala vjen, një tjetër element për të rritur rankimin është pasja e një numri të caktuar universitetesh nën një ombrellë. Një shembull, shpresoj të mos kthehet në arsye për polemikë. UT mund të rritet me shpejtësi në rankimin e vet nëse ka brenda Mjekësinë. Këto janë dy Universitete të ndara dhe po prek Mjekësinë, që është krenaria e sistemit tonë akademik. Nuk mundemi dot ne që një vend kaq i vogël dhe me një potencial kaq të madh, të jemi me pikëpamje kaq gjeneraliste. Edhe për shkak të eksperiencës. Ajo që ndodh është që ne po humbasim kohë dhe vite duke pritur një gjë që nuk do të vijë kurrë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'I kemi kapacitetet'/ Rama: Renditja e universiteteve shqiptare është e papranueshme!

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se renditja e universiteteve shqiptare në rang global është e papranueshme. Kjo deklaratë, u tha nga kreu i qeverisë, gjatë takimit me rektorët e universiteteve publike dhe jo publike. 

'Për mua dhe këtu dhe në çdo drejtim tjetër Shqipëria është në të njëjtin pozicion, dita e nata në raport me atë që jemi nisur. Dhe procesi i financimit, jemi në drejtimin e duhur, pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzim i hapësirës së autonomisë. Çështja që shtohet sot, është se renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale dhe për një kohë të humbur, është e papranueshme. Lajmi i mirë, sipas nesh, është se është nëj renditje që nuk pasqyron kapacitetet, është lajm i mirë. E solla shembullin e aksesit në fondet, madje ato projekte në të cilat universiteti i Tiranës ka aksesuar, ka disa projekte që është lider, dicka që ndodh për herë të parë. Kapacitetet i kemi shumë të mira, ç'ka tregon renditja absurde, shumë poshtë. '- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Takimi me rektorët, Rama: Jemi në fazë ndërmjetësimi pas reformës në arsimin e lartë

Arsimi/ Rama me rektorët: Mjekësia të bashkohet me UT. Bord
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se sistemi arsimor është në fazë ndërmjetësimi. Në takimin me rektorët e universitetet publike, ai shtoi se tashmë është çelur një proces i ndërkombëtarizimit të universiteteve e cila është një shtysë më tej për aksesimin e fondeve. 

'Takim që vjen pas një takimi tjetër. Unë nuk kam qënë asnjëherë dakord me këtë term, se dhe ato që financohen nga privatët janë publike, megjithatë ky term kështu ka mbetur. Me të gjithë rektorët për të diskutuar për një tematikë shumë të rëndësishme e cila ka të bëjë me, rankimin e universiteteve tona dhe me një vlerësim të plotë të gjithë kritereve të ligjshmërisë. Kur jemi në një fazë që do ta quaja të ndërmjetësimi pas reformës së arsimit të lartë. Në funksion të thellimit të kësaj reforme, jo më në aspektin ligjor por të modernizimit të sistemit tonë universitar. Sikundër e kishim diskutuar me rektorët, në takimin e pragës të asaj që është pagëzuar si komuniteti i ri europian, unë e kam ngritur temën e universitetit, si një temë që duhet konsideruar nga BE për tu adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e BP të bëhen anëtare. 

Një akses të pjesshëm në sistemin europian të arsimit të lartë. Këtë ju e dini më mirë, ndërkohë që universitetet e vendeve të BE me aksesin e plotë në atë sistem kanë mundësi të krijimit të sinegjive mes tyre dhe mundësinë e financimeve ekstra, gjë që për ne është e pamundur, pasi nuk jemi anëtare të BE. Ne kemi celur një proces të ndërkombëtarizimit të universiteteve, dua të falenderoj rektorët se shikoj hapa inkurajues, ka një shtysë domethënëse të aksesimit të fondeve për atë pjesë të sistemit. Pa ju marrë kohë me fakte dua t'ju sjell në vëmendje një shuifër të universitetit të Tiranës, ka rritur numrin e përfituesve të fondeve europiane në më shumë se 400 përfitues, pedagogë, do të thotë gjysma ose pak më shumë e numrit të përgjithshëm të pedagogëve të universitetit. Kjo është e jashtëzakonshme duke marrë parasysh kohën e shkurtër që ka ndodhur. Ne në sistemin tonë kemi më shumë kapacitete se sa ç'ka qënë e mundur të lexohet në sytë e opinionit publik. Ne nuk kemi të ardhme tjetër vec krijimit të sinergjive dhe çeljes së dyerve të universiteteve europiane në vendin tonë, përmes universiteteve tona. '- tha Rama. 

edi rama protesta e pedagogeve rama me pedagoget

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje