All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Lapaj: Në shtet prishin pajisjet që t’i çojnë pacientët qëllimisht në privat

Ai tha se kjo bëhet sepse në privat shërbimet ofrohen, por me çmime shumë të larta.

19 Tetor 2023, 23:00 Nga r.ll
Lapaj: Në shtet prishin pajisjet që t’i çojnë
Adriatik Lapaj
All - Paragraf - 1

TIRANË-Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar i revoltuar lidhur me sistemin shëndetësor në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Lapaj ka deklaruar se në shtet prishin pajisjet për t’i çuar pacientët qëllimisht te privati. Sipas Lapajt kjo bëhet sepse në privat shërbimet ofrohen, por me çmime shumë të larta.

Pjesë nga intervista:

LapajKëtu nuk bëhet fjalë se sa dënohen me gjoba përgjithësisht, bëhet për vlerat e dëmshpërblimit nga pas.

DumaDëmshpërblimin, paraprirjen e situatës…

LapajAjo po e po, por po themi për vlerën e dëmit. Paraprirjen, do të ndodhë gjithmon të ketë raste të tilla sepse ka një marzh ajo që ndodh. Ka një marzh dëmi.

Duma: Por e gjithë çështja e sistemit të mirë është të ul marzhin.

LapajNe nuk kemi një sistem që merr masat sepse me mjekim të pakujdeshëm ti e kishe gjobë deri në 5 vite burg, dhe në përgjithësi me gjobë janë dënuar. Për neglizhencën e ke gjobë deri në 1 vit, kur pacienti vdes e ke gjobë deri në dy vite. Pra nuk është çështja se sa dënohen penalisht, por familjet nga pas. A e gjejnë ato drejtësinë, në kuptimin që dikush të mbajë përgjegjësi qoftë penale, qoftë edhe të dëmit financiar. Që do të thotë që mungon një ligj që të bëjë sigurimin e përgjegjësisë profesionale, çka tregon se ai mjeku kur te shkojë në punë do të jetë i siguruar dhe ai qytetari kur i ndodh dëmi nuk ka pse rri gjyqeve 14 vjet, por të shkojë si zotëri me gjithë fatkeqësinë që i ka ndodhur dhe të marrë dëmin.

DumaPra sistemi nuk e ka sigurimin, pavarësisht se shqiptarët paguajnë 1 herë e dy herë e 20 herë. 72%…

LapajPo mor po, paguajnë edhe ato dëmet që vijnë nga spitali. Por ato dëmet e di sa shkojnë? 500 mijë euro – 600 mijë euro një dëm.

DumaPor po flasim për 35 milionë lekë të vjetëra në rastin konkret.

LapajPo pra po, por këto rastet me humbje jete shkojnë sepse janë me unifikues domethënë.

Duma: Adriatik, të flasim për rastin konkret. Pacienti ka qëndruar me fasho brenda trupit.

LapajPo të kishte humbur jetën, do të ishte vlera shumë më e madhe.

DumaNë këtë rast një spital privat nuk paguan dot 35 milionë lekë të vjetëra?! A ka mundësi që publiku shqiptar të pranojë agumentimin e deri më tanishëm që meqënse nuk janë në buxhet dhe do të falimentojë sistemi, ata do t’u thonë familjarëve të viktimës që ai/ajo humbi jetën, por do na prisni për t’u dëmshpërblyer sepse ne s’kemi buxhet. Që do të na prisni s’është njëra gjë, por ju do të na prisni pa asnjëlloj afati…

Lapaj: Ajo që unë po them është se çdo spital, qoftë publik apo privat, po të miratohet ky ligji që po them për sigurinë e përgjegjësisë profesionale, nuk shkon më t’i marrësh lekët as tek spitali i shtetit dhe as tek i privatit ku ndodh dëmi, por shkon në siguracion. Nëse është i siguruar mjeku, në momentin që ai kryen dëmin njerëzor, t’i shkon dhe i merr të ardhurat tek siguracionet ashtu sikurse ndodh në rastin e sigurimit të dëmeve të makinës. Përveç këtyre, ajo që ndodh sot dhe që është traumatike apo mund ti vini çfardo emri që doni, është se në shtet sot të prishen pajisjet e rëndësishme me qëllim që njerëzit të shkojnë tek privati. Kjo bëhet sepse në privat këto shërbime ofrohen, por me çmime shumë të larta.Po ju jap një shembull, tromaektomia për personat që pësojnë hemorragji cerebrale ka 3 vite që nuk punon në shtet. A e dini sa kushton në privat? 20 mijë euro. Kyriterapia, pra një radioterapi që bëhet për sëmundjet kancerogjene, është i prishur sot në shtet. E thotë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe njerëzit – bëhet fjalë për 600 pacient – po rrinë pa e marrë këtë shërbim duke shkuar drejt varrit. Ortavoltazhi për tumoret e lëkurës, melanomat, është i prishur sot në shtet e thotë edhe KLSH-ja dhe 200 pacient sot në Shqipëri nuk po e marrin këtë shërbim. Ata detyrohen të shkojnë tek private, nëse nuk përballojnë dot kostot, shkojnë tek varri. 

adriatik lapaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet