LIVE UPDATES
Politike

Investigimi i Le Iene dhe Piranjave për Call Center-at/ Gazetarët italianë: Olsi Rama i përfshirë në këtë aferë

Në këtë investigim të radhës, gazetari Luigi Pelazza është rikthyer në Tiranë pas një operacioni të përbashkët me SPAK, pas të cilit ishin arrestuar 8 persona. Duke ndjekur gjurmët e call centerave që janë shpërndarë në çdo lagje të Tiranës, gazetari ka bërë një vlerësim në numra, ku sipas tij janë të përfshirë rreth 25 mijë operatorë dhe konsulentë mashtrues, të cilët pasurohen çdo ditë duke vjedhur europianët. 

8 Mars 2026, 22:54 Nga I.A
Investigimi i Le Iene dhe Piranjave për Call Center-at/ Gazetarët
Olsi Rama

ITALI- Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët me emisionin “Piranjat” që zgjat prej disa muajsh.

Në këtë investigim të radhës, gazetari Luigi Pelazza është rikthyer në Tiranë pas një operacioni të përbashkët me SPAK, pas të cilit ishin arrestuar 8 persona. Duke ndjekur gjurmët e call centerave që janë shpërndarë në çdo lagje të Tiranës, gazetari ka bërë një vlerësim në numra, ku sipas tij janë të përfshirë rreth 25 mijë operatorë dhe konsulentë mashtrues, të cilët pasurohen çdo ditë duke vjedhur europianët. 

Një biznes kriminal që vlerësohet diku tek 500 milionë euro në muaj, shumë kjo e ngjashme me atë të një organizate të fuqishme të trafikut të kokainës. Gazetari Pelazza ka rikthyer në vëmendje bashkëpunimin e ngushtë me SPAK, që solli suksesin e parë dhe të vetëm në goditjen e këtij aktiviteti.

Por ky aktivitet ishte një bashkëpunim i mirëorganizuar dhe me tre call center-a në territorin Italian, prandaj gazetari ka bërë denoncim në prokurorinë e Napolit, tek njëri nga prokurorët më të njohur të antimafias, Nicola Gratteri.

Por pas ndërprerjes së këtij aktiviteti, misioni i përbashkët do të vazhdonte. Të paktën tre informatorë, që kanë punuar në call centera, janë treguar të gatshëm të na ndihmojnë. Sofia, 35 vjeçare është e para, e cila ka kontaktuar direkt gazetarin Italian, duke i treguar historinë e saj me një call center mashtrues në kompleksin Delijorgji. Sofia në fillim ka menduar se gjithçka ishte e ligjshme, por shpejt ka kuptuar se aty flitej vetëm për mashtrim.

Madje ajo i tregon gazetarit edhe një detaj, të momentit kur Le Iene së bashku me Piranjat, po ndiqnin operacionin e SPAK në kullën e gjelbër. Ndërsa 35-vjeçarja po shkonte në punë, asaj dhe kolegëve i ka ardhur një mesazh në të cilin njoftohej nga titullari se për probleme teknike atë ditë nuk do të punohej. Ishte fiks data 16 janar, dita kur u realizua ndërhyrja në call center-in e katit të 13-të të kullës.

Këtu gazetari ngre dyshimin se kjo histori nuk ka të bëjë më me 4 policë të korruptuar, por me diçka shumë më të madhe dhe gjithëpërfshirëse.  Vajza tregon gjithashtu shumë detaje të grupit mashtrues për të cilin ka punuar për fare pak kohë.

Më datë 10-të të çdo muaji dikush sillte rrogat e punonjësve, të gjitha cash, rreth 2 milion euro. Gjithashtu vajza ka dhënë detaje të sakta për vendndodhjen e zyrave, në katin e gjashtë të një pallati të kompleksit në fjalë. Gazetarët e Le Iene dhe Piranjat u ngjitën atje, por gjetën çdo gjë të mbyllur. Informatori tjetër i Le Iene është Iliri, i cili ka një eksperiencë të gjatë 10 vjeçare në këtë sektor. 

Është ai që ka ndihmuar gazetarët në hartën e disa call center-ave në disa zona të qendrës së kryeqytetit. Në bisedën me të, gazetari ngelet i shokuar teksa i thuhet se i përfshirë në këtë aferë mashtruese është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë. Sipas denoncuesit me emrin Ilir, është ky person i cili ka financuar hapjen e call center-ave dhe më pas i menaxhon me të ashtuquajturit prestanomi. 

Më pas, me hartën në dorë, gazetari merr kontakt me dy drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Neritan Nallbati dhe ndihmësi i tij Virson Stroka. Të dy premtojnë se do të ndërhyjnë shpejt, por kalojnë më shumë se tre javë, dhe gazetari nuk merr asnjë përgjigje.

Në këto kushte kupton se diçka nuk shkon, ndaj vendos të kthehet në Tiranë, ku së bashku me Piranjat nis të kërkojë call center-at e hartës që i kishte dorëzuar dy drejtuesve të policisë. Gjatë lëvizjeve nëpër Tiranë dhe takimeve me bashkëpunëtorë, njëri prej të cilëve edhe i sulmuar fizikisht nga persona të panjohur, gazetari kupton se po mbahej nën kontroll, por sidoqoftë kërkon të vazhdojë investigimin.

Gjatë asaj dite të gjurmimit të call center-ave gazetari kupton mjaft mirë se sa e madhe është kjo aferë kriminale, aq sa edhe policët që u thirrën për të ndërhyrë në zyrat e call center-it brenda një vile, u terhoqën duke mos pranuar të bashkëpunojnë. Ndaj thuajse i dëshpëruar për mungesën e plotë të bashkëpunimit, kërkon të takojë kryeministrin Edi Rama, duke qëndruar për disa orë përpara zyrës së tij, por pa rezultat.

Në fund gazetari i Le Iene, i drejtohet me një thirrje publike kryeministrit: Zoti Rama, në emër të miqësisë që lidh dy vendet tona, a nuk mund të ndërhyni personalisht në mënyrë që nga Shqipëria të mos bëhen këto mashtrime në dëm të Italisë?/Dosja.al

olsi rama le iene edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj