30 Tetor 2025, 10:37
Nga I.A
Policia Lezhe
LEZHË- Policia e Lezhës ka ekzekutuar 9 masa sigurie të kërkuara nga Prokuroria e Lezhës për ndërtim të paligjshëm në zonën e 'Ranës së Hedhun'. Mësohet se mes të ndaluarve ka punonjës policie, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe punonjës të zyrës të Hipotekës në Lezhë.
Personat që janë arrestuar gjatë operacionit ditën e sotme janë Pjeter Tuci, Gentian Malotaj, Artur Shabaku, Artmir Maxhuni, Luiza Bala, Hekuran Xhina, Flor Gjini, Kol Malaj dhe Martin Ndoka.
Njoftimi i Policisë:
Ekzekutohen masa sigurie për 9 shtetas, të cilët akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun. Masat u ekzekutuan nga strukturat e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, në zbatim të vendimit të vendimit të Gjykatës së Lezhës, të datës 27.10.2025. Konkretisht, ndaj shtetasve:
-P. T., 67 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave”;
-G. M., 34 vjeç, banues në Shëngjin, ish drejtor i AShK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-A. Sh., 37 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-A. M., 35 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-L. B., 65 vjeçe, banuese në Tiranë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
-H. Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
-K. M., 66 vjeç, banues në Tiranë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-F. Gj., 41 vjeç, banues në Lezhë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-M. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia e lezhës pjeter tuci gentian malotaj artur shabaku artmir maxhuni luiza bala hekuran xhina flor gjini kol malaj martin ndoka
Politike
30 Tetor 2025, 10:34
M.L
Edi Rama
PARIS-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë Forumit të Paqes në Paris se nuk është “orbanist”, duke theksu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:31
I.A
Protesta
TIRANË- Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç kanë nisur një protestë ditën e sotme jasht&eu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:31
M.L
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas humorin gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris...
Politike
30 Tetor 2025, 10:24
M.L
Edi Rama
PARIS- Kreu i Qeverisë, Edi Rama kritikoi sot Bashkimin Europian për planin e e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë duke theksu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:21
M.L
Edi Rama
PARIS- Kreu i Qeverisë, Edi Rama theksoi sot nevojën që ka Evropa të marrë një rol më aktiv në nismat...
Politike
30 Tetor 2025, 10:18
M.L
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat pas një lapsusi që bëri dirigjuesi i Forumit të Paqes në P...
Politike
30 Tetor 2025, 10:12
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendui ka nisur ditën e sotme nën drejtimin e nënkryetares së Kuvendit Klotilda Spahiut. Shkak ësht&eu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:08
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Këtë të enjte është zhvilluar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kuvendin e ...
Politike
30 Tetor 2025, 09:40
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Zv.Kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar d...
Politike
30 Tetor 2025, 08:23
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e dytë plenare për këtë javë, pas asaj të s&...