2 Tetor 2023, 14:33
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në seancën e sotme në Komisionin e Ligjeve ësht diskutuar marrëveshja me Bashkimin Europian, në lidhje me programin vjetor IPA.
Deputetët e Partisë Demokratike, kanë shpërthyer kundër Koordiantorit Kombëtar Ilir Beqaj, i cili po mbronte projektligjin. Ilir Beqaj, i përfolur në dosjen e korrupsionit me tenderat në Shëndetësi, është koordinatori kombëtar i fondeve IPA, dhe ky fakt është kundërshtuar fort nga opozita, e cila e ka cilësuar si presion që i bëhet drejtësisë.
“SPAK është plot me ministra, zëvendësministra, me deputetë, me Sekretarë të Përgjithshëm. Sërish ju bëni karshillëk, sillni këtu vjedhjen e radhës. Shantazhonte bizneset me 1 mln lekë gjobë ose mbyllje aktiviteti në këmbim të 500 mijë lekëve, SPAK çon në GJKKO inspektorin e ISHSH në Tiranë. Fondet e BE-së për bujqësinë sot po hetohen në SPAK. Të gjithë deputetët e mazhorancës kanë përfituar nga ato fonde. Turp.”, u shpreh ligjvënësja demokrate, Dhurata Çupi. Në të njëjtën mendim ishte edhe deputeti Asllan Dogjani.
“Është sfidë morale dhe presion që i bëhet SPAK-ut, fakti që Ilir Beqja vjen dhe mbron këtu një nisëm të Bashkimit Europain. Ilir Beqja është në SPAK për korrupsion.”, u shpreh Dogjani. Ndërsa deputeti Sajmir Korreshi, në formë proteste braktisi mbledhjen e komsionit.
ilir beqaj komisioni i ligjeve
Politike
2 Tetor 2023, 12:37
A.B
Kreshnik Collaku
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku kërkon të zhvillojë një interepelancë me...
Politike
2 Tetor 2023, 12:21
r.ll
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për degët e m...
Politike
2 Tetor 2023, 12:34
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Pas takimit në KLP, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat, duke dhënë detaje rret...
Politike
2 Tetor 2023, 12:17
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme problematikat që hasin studentët gjat...
Politike
2 Tetor 2023, 12:13
A.B
Edi Rama
KROACI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci. Shefi i qeverisë shqiptare u prit me ceremoni zyrt...
Politike
2 Tetor 2023, 11:52
Dosja.al
Edi Rama
Një ofertë e beftë për t'u bërë pjesë e administratës publike do ta kthente për herë të par...
Politike
1 Tetor 2023, 12:17
h.k
Edi Rama
TURQI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar paraditen e sotme lidhur me sulmin terrorist në Ankara të Turqisë. Rama ka dënuar akt...
Politike
30 Shtator 2023, 20:33
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ka përfunduar sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit...
Politike
30 Shtator 2023, 13:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili kërk...
Politike
30 Shtator 2023, 13:07
A.B
Ivi Kaso
TIRANË- Sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës, Ivi Kaso, ka folur sot për raportin final t&e...