LIVE UPDATES
Politike

Ligji për kthimin e basteve, Çupi: Nuk parandalon pastrimin e parave

Çupi ka bërë një paralelizëm mes basteve dhe kazinove që u rikthyen vetëm 2 vite pasi u ndaluan.

12 Shkurt 2024, 13:55 Nga M.B
Ligji për kthimin e basteve, Çupi: Nuk parandalon pastrimin e parave
Dhurata Çupi

TIRANA- Deputetja opozitare, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me projektligjin për rikthimin e basteve. Çupi ka bërë një paralelizëm mes basteve dhe kazinove që u rikthyen vetëm 2 vite pasi u ndaluan. Me anë të një postimi, deputetja ka thënë se projektligji i ri nuk parashikon mekanizma që synojnë të parandalojnë pastrimin e parave në bixhozin online, pasi sipas saj një gjë e tillë nuk i intereson kryeministrit Edi Rama. 

Sipas Çupit, rikthimi i basteve online është basti i dytë për bixhozin që Rama humb në raport me premtimet për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Basti i humbur i Edi Ramës
Edi Rama ka humbur shumë baste që kur u zgjodh kryeministër.
Ka humbur bastin e legalizimeve falas. Ka humbur bastin e shëndetësisë falas. Ka humbur bastin e fitores mbi krimin e organizuar në 300 ditët e para të qeverisjes. Kanë kaluar 3800 ditë që kur Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe krimi i organizuar jo që s’është mundur, por ai bashkëqeveris. Bastet e humbura të Edi Ramës janë kryesisht mashtrimet elektorale për të ardhur në pushtet, por ai ka aftësinë dhe mundësinë propagandistike për ta servirur dështimin si sukses. Këtë po bën tani edhe me bastin tjetër të humbur, atë të basteve sportive online. 4 vjet pas fushatës radikale, të udhëhequr nga vetë Udhëheqësi, për të mbyllur gjithçka që kishte të bënte me bixhozin, sot jemi gdhirë një vend që lejon bastet sportive online. Njësoj siç u gdhimë ca kohë më parë si vendi që lejonte kazinotë, edhe ato të mallkuara çdo ditë të fushatës nga kryeministri. Edi Rama i lejoi kazinotë në hotele me 5 yje vetëm 2 vite pasi i ndaloi ato. Ky i kazinove ishte basti i parë i humbur i Edi Ramës, në lidhje me bixhozin. Rikthimi i basteve online është basti i dytë për bixhozin që Edi Rama humb në raport me premtimet për shqiptarët.

Me bindjen se Edi Rama nuk bën kurrë atë që thotë, e kam paralajmëruar këtë lojë të kryeministrit gjatë diskutimeve të ligjit ndalues në Parlament në tetor-nëntor 2018. Ia vlen të sillet në vëmendje se atëherë qeveria nuk parashikonte mbylljen e basteve online dhe ishte presioni ynë, i deputetëve të opozitës, që sollëm fakte të lidhjes se qeverise me koncesionarin e monitorimit online, që detyroi Edi Ramën të shtonte edhe mbylljen e basteve online. “Mos u lodhni kot,- Bastet s’i shpëtoni dot më! Edhe bastet, edhe ky monopoli online do të vdesin për Vit të Ri.” Citimi i përket Edi Ramës me 14 Tetor 2018. Kuptohet qartë që adresimi është për opozitën, për faktin e vetëm se denoncuam lidhjet socialiste me bastet sportive online. Tani ato bëhen të ligjshme, pas një periudhe fitimesh marramendëse të përfitura në ilegjitimitet, me dijeninë e kryeministrit dhe të çdo shefi policie, nga veriu në jug. Në ndryshim nga fushata e ndalimit, këtë herë, gjatë procesit të lejimit, pa shumë bujë, çfarë nuk kam parë janë lotët e krokodilit të kryeministrit për familjet që vuanin nga bixhozi. Kur mbylli bastet, Udhëheqësi u qante hallin grave me burra bixhozxhinj, që kishin futur familjen në borxhe. Kjo është vërtetë një plagë sociale, por Udhëheqësi e ka harruar tani. Në ligjin e ri as nuk është kujtuar që, nga qindra milionë eurot që do të përfitojë shteti ndër vite, të vendosë fond për të evidentuar dhe trajtuar personat me varësi nga bixhozi. Një përvojë kjo që shumë shtete të BE-së e kanë të përfshirë në legjislacionin e tyre.

Ose të paktën, të kishte marrë mundimin të bënte një sondazh real sesi po pritej nga qytetarët kjo përmbysje e premtimit të tij për të mbyllur bastet. Njësoj ka harruar Edi Rama edhe alarmin e kuq se pas bizhozit fshihet krimi i organizuar dhe pastrimi i parave. “Aktiviteti i bixhozit në Shqipëri financohet në një masë të madhe nga krimi i organizuar. Janë burime financimi kriminale, janë para që pastrohen përmes aktivitetit të kumarit”. Ky është një citim tjetër i Edi Ramës në 22 tetor 2018. Dhe ky i krimit të organizuar dhe pastrimit të parave në bixhozin online është basti tjetër i humbur i Edi Ramës. Por besoj fort, se të gjitha janë baste të humbura me dëshirë. Nëse do të ishte ndryshe, në ligjin e ri të miratuar nga Parlamenti, do të ishin parashikuar mekanizma që synojnë të parandalojnë pastrimin e parave në bixhozin online. Një politikë që s’i intereson një kryeministri si Edi Rama, që, siç e përshkruan ish-zëvendëskryeministri i tij, vendos për pasuritë dhe pasurimin duke ngrënë qofte te veranda. Bixhozi i tij i preferuar!

ligji per bastet dhurata cupi

Sondazh

Poll
Politike 11 Shkurt 2024, 22:04 N.F

PD mbledh nesër Grupin parlamentar

PD TIRANË- Grupit parlamentar i PD-së do të zhvillojë nesër mbledhje në orën 15:00 në selinë qendrore të ...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën