LIVE UPDATES
Politike

REL: Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme, më 14 maj se partia e tij “është gjithmonë për një zgjidhje kompromisi” që duhet kërkuar përmes bisedimeve dhe dialogut.

19 Maj 2025, 15:07 Nga r.ll

REL: Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e

KOSOVË- Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për funksionimin e ndërmarrjes Ujësjellësi Ibër, autoritetet e Kosovës po vazhdojnë me mbylljen e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Më 16 maj, u mor nën kontroll objekti i Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Mitrovicën e Veriut. Ditët paraprake u mbyllën edhe hapësirat e palestrës sportive, muzeut të qytetit, Institutit për Kulturë, Rini, Sport dhe Shërbime të Specializuara, si dhe të Shoqatës Kulturore-Artistike Kosovski Bozhur.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme, më 14 maj se partia e tij “është gjithmonë për një zgjidhje kompromisi” që duhet kërkuar përmes bisedimeve dhe dialogut.

“Për fat të keq, nuk kemi me kë të bisedojmë, sepse dialogu me autoritetet në Prishtinë nuk ekziston – ata e refuzojnë”, tha kreu partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, që mbështetet nga Beogradi.

Ky është rasti i parë që Lista Serbe kërkon një kompromis për mbylljen e institucioneve serbe, të cilat autoritetet e Kosovës i konsiderojnë si paralele dhe ilegale, dhe të cilat kanë nisur të mbyllen në fillimin e vitit 2024.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) nëse aktualisht ekziston gatishmëri për dialog mbi funksionimin e mëtejshëm të institucioneve të financuara nga Beogradi.

Delegacioni i Listës Serbe më 15 maj, në një takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, shprehu shqetësim për valën e re të mbylljes së institucioneve serbe nga autoritetet e Kosovës.

Sipas njoftimit të kësaj partie, ata paraqitën “propozime konkrete për tejkalimin e situatës së krijuar”, që përfshijnë, ndër të tjera, kthimin e menjëhershëm të të gjithë punonjësve në vendet e tyre të punës në kompaninë serbe Ujësjellësi Ibër.

REL-i iu drejtua Listës Serbe për sqarime rreth natyrës së këtyre propozimeve kompromisi dhe nëse ato përfshijnë edhe institucionet e tjera të mbyllura, por nuk mori përgjigje.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, zhvilloi takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Beograd, ku theksoi se “tema prioritare në dialogun me Prishtinën duhet të jetë shtensionimi” dhe se “për këtë duhet të fillojë diskutimi”.

Ai u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve të QUINT-it që të angazhohen “për të ndalur dhunën e Albin Kurtit ndaj serbëve dhe institucioneve serbe”.

Politologu nga Prishtina, Dritëro Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa e Listës Serbe për kompromis është e vonuar, dhe se kjo parti duhej ta kishte adresuar më herët, përpara se të niste bojkotin e institucioneve të Kosovës në vitin 2022.

Ai shtoi se Lista Serbe e ka humbur kredibilitetin pas bojkotit të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës në vitet 2023 dhe 2024, dhe se realiteti në terren ka ndryshuar.

“Kjo çështje [e mbylljes së institucioneve serbe] lidhet më shumë me dialogun Kosovë–Serbi dhe me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Por, në fund të fundit, pa marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke, nuk do të ketë dialog real në këtë kuptim”, tha Arifi.

Ndërkaq, politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, vlerësoi se për autoritetet e Kosovës nuk është në interes që të ndërpriten shërbimet e ndërmarrjeve komunale, dhe beson se do të gjendet një zgjidhje për funksionimin e tyre.

Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të jetë e mundur për institucione të tjera serbe që ekzistojnë paralelisht me ato të Kosovës, si komunat, qendrat për punë sociale, e të tjera.

“Varet nëse ato institucione janë të nevojshme për Kosovën. Për ato që janë të nevojshme, është e pashmangshme të gjendet një zgjidhje”, tha Gogiq.

Ndërkohë, ndërmarrja publike komunale në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës – ka rifilluar punën brenda sistemit të Kosovës pasi ishte mbyllur në fillim të majit.

Anëtarë të klubeve sportive që përdornin hapësirat e palestrës së mbyllur protestuan të premten në Mitrovicën e Veriut, duke kërkuar që ajo t’u kthehet, në mënyrë që t'i vazhdojnë aktivitetet. Në protestë morën pjesë edhe disa anëtarë të Listës Serbe.

Të rinjtë, shumica prej të cilëve ishin të shoqëruar nga prindërit, thanë se “po u mohohet e drejta për të ushtruar sport dhe aktivitete”.

Nga Komuna e Mitrovicës së Veriut thanë se palestra është funksionale dhe se të interesuarit për ta përdorur duhet t’i drejtohen personave përgjegjës për caktimin e orareve.

Megjithatë, Bashkimi Evropian reagoi më 16 maj, duke vlerësuar se veprimet e autoriteteve të Kosovës rrezikojnë ngritjen e tensioneve në terren dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

BE-ja, po ashtu, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të pranuar nga të dyja palët në vitin 2023, dhe që të fillojnë menjëherë zbatimin pa vonesa apo kushte të të gjitha marrëveshjeve të arritura.

“Kjo përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve”, thuhet në reagim.

Ky Asociacion ishte parashikuar të rregullojë, ndër të tjera, funksionimin e institucioneve serbe, pagesat dhe financimet nga buxheti i Serbisë.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, më 15 maj përsëriti se çështja e mbylljes së institucioneve serbe duhet të trajtohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – çka, sipas autoriteteve në Prishtinë, është e papranueshme, pasi ata theksojnë se po vendosin rend, ligj dhe sundim të ligjit.

Beogradi, në anën tjetër, refuzon të mbyllë institucionet e tij në Kosovë. Disa prej tyre i ka zhvendosur në qytetet kufitare brenda territorit të Serbisë, ndërsa ka vazhduar të paguajë pagat mujore për të punësuarit.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë gjithashtu reagoi, duke paralajmëruar se mbyllja e institucioneve serbe pa një tranzicion institucional, pa alternativa të qëndrueshme dhe pa përfshirjen e komunitetit lokal “rrezikon seriozisht qasjen e komuniteteve jo-shumicë në shërbimet bazë”./REL

lista serbe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet