LIVE UPDATES
Politike

Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

Disa parti dhe iniciativa qytetare në veri zotohen, gjithashtu, se do t’i rishikojnë ose shfuqizojnë vendimet e mëparshme të autoriteteve lokale dhe se çdo vendim i ri do të merret në konsultim me qytetarët.

16 Shtator 2025, 15:45 Nga E. D
Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun,
Foto Ilustruese

KOSOVË- Ndërsa Lista Serbe e nisi fushatën zgjedhore me një “numërim mbrapsht deri në rënien e kryetarëve të rremë të komunave” në veri të Kosovës, partitë e tjera politike serbe, që garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, e akuzojnë këtë parti si përgjegjëse për gjendjen e vështirë të komunitetit serb.

Disa parti dhe iniciativa qytetare në veri zotohen, gjithashtu, se do t’i rishikojnë ose shfuqizojnë vendimet e mëparshme të autoriteteve lokale dhe se çdo vendim i ri do të merret në konsultim me qytetarët.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe e vetmja në vend që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar - premton se vendimet e autoriteteve aktuale lokale në komunat e veriut të Kosovës do të anulohen.

Në nëntor të vitit 2022, Lista Serbe inicioi tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri dhe bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale në prill të vitit 2023.

Kjo çoi në zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë të komunave, të cilët mbetën në detyrë deri në fund të mandatit, sepse Lista Serbe, edhe në prill të vitit 2024, bëri thirrje për bojkotimin e votimit për shkarkimin e tyre.

Por, në zgjedhjet e 12 tetorit, kjo parti do të ketë kandidatë për kryetarë në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug, si dhe në Obiliq.

Përveç saj, në komunat me shumicë serbe do të garojnë edhe: Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit, Lëvizja Kombëtare Serbe e Millija Bishevacit, Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit, si dhe disa iniciativa qytetare, të cilat kanë kandidatë kryesisht në një komunë.

Lista Serbe në betejë për veriun

Gjatë hapjes së fushatës parazgjedhore më 13 shtator në Mitrovicë të Veriut, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se “të gjithë mezi e prisnim këtë ditë - ditën që shënon fillimin e shkarkimit të kryetarëve të paligjshëm dhe të rremë të [liderit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë, Albin] Kurti dhe ndjekësve të tij”.

“Ka ardhur koha për t’i çliruar katër komunat tona në veri të Kosovës dhe për t’i mbajtur të gjashtë komunat në jug të lumit Ibër”, tha ai.

Po atë ditë, në Mitrovicë të Veriut u mbajt një tubim, ku u prezantuan kandidatët për këshilltarë komunalë, si dhe kandidati për kryetar komune, Millan Radojeviq, i cili udhëhoqi Mitrovicën e Veriut deri në nëntor të vitit 2022, kur edhe dha dorëheqje në kuadër të tërheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Radojeviq tha në atë tubim se ka ardhur koha “për t’i kthyer komunat tona, për ta kthyer qytetin tonë, për ta kthyer Mitrovicën në duart e popullit të Mitrovicës dhe që populli i Mitrovicës të udhëheqë dhe të vendosë për fatin e tij”.

Por, vëmendjen e publikut e tërhoqi më së shumti pankarta “Të gjithë për vëllanë Millan” - e interpretuar si mbështetje për Millan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Për shkak të kësaj pankarte, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Për çka zotohen partitë tjera politike?

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë iu drejtua votuesve në Graçanicë - komunë me shumicë serbe pranë Prishtinës - duke vënë në dukje mungesën e një spitali të ri në këtë komunë.

Demokracia Serbe thotë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund mbizotërimit të Listës Serbe dhe për të rikthyer jetën normale.

Ajo premton ndërtimin e një tregu mbi urën e re në Mitrovicën e Veriut, rikthimin e transportit hekurudhor në Zveçan, një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Zubin Potok, si dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit dhe infrastrukturës rrugore në Leposaviq.

Lëvizja Popullore Serbe premton se “do të punojë në interes të popullit, ndryshe nga ata që na udhëhoqën drejt shkatërrimit”, duke aluduar te Lista Serbe.

Aleanca Kosovare u premton votuesve se “do ta ndalojë kriminalitetin” dhe “do ta ndërtojë Kosovën dhe Metohinë si një oazë multietnike të drejtësisë, lirisë dhe prosperitetit”.

Disa iniciativa qytetare lokale kanë kandidatë vetëm në një komunë.

Një prej tyre është Iniciativa Qytetare “Veriu për të gjithë”, e cila ka prezantuar programin për Mitrovicën e Veriut me disa pika, nën titullin “Për qytetin e shpresës së re”.

Sipas kësaj iniciative, ka ardhur koha që të “rikthehet dinjiteti” dhe “jeta normale”.

Ajo deklaron, gjithashtu, se vendimet e “autoriteteve të paligjshme” do të rishikohen dhe do të hapen për debat publik, dhe se “çdo vendim i dëmshëm ose i imponuar do të anulohet”.

Iniciativa Qytetare “Fytyra e re - Drejtësia popullore”, e cila ka kandidatë për kryetarë komune në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, thotë se dëshiron t’i ndryshojë gjërat dhe se fokusi i saj është në problemet e përditshme të njerëzve të zakonshëm.

Iniciativa Qytetare “Rrënjët”, e cila garon në Leposaviq, thotë se dëshiron që zëri i popullit të dëgjohet dhe se është e nevojshme që “jeta të ndryshojë nga rrënjët”.

Pluralizmi i kandidatëve nuk shoqërohet me pluralizëm idesh

Boban Simiq, nga organizata joqeveritare Qendra për Afirmimin e Veprimeve Shoqërore, thotë për Radion Evropa e Lirë se fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sidomos në veri të Kosovës, ka filluar si pluralizëm formal, por pa ndryshime të dukshme në programet dhe idetë e partive.

Ai thekson se në garën për kryetar të Mitrovicës së Veriut janë dhjetë kandidatë, por, në praktikë, të gjithë ofrojnë të njëjtat politika dhe mesazhe, të cilat e kanë çuar komunitetin serb në krizën dhe izolimin aktual institucional.

“Fushatat janë të përqendruara kryesisht në çështje më të gjera politike, prandaj humbet mundësia që qytetarët të kenë zgjidhje konkrete dhe të arritshme për problemet e tyre të përditshme”, thotë Simiq.

Ai shton se kandidatët, në vend që të ofrojnë zgjidhje të realizueshme, përdorin retorikë që nxit frikë dhe pakënaqësi.

“Kjo tregon se edhe pse ka shumë kandidatë, nuk ka shumë ide të ndryshme”, sipas tij.

Megjithatë, Simiq thekson se për komunitetet serbe dhe komunitetet e tjera joshumicë, është me rëndësi thelbësore që të kenë përfaqësues të zgjedhur në mënyrë legjitime.

“Edhe pse fuqitë e tyre janë të kufizuara, ata prapë mund t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe - së paku pjesërisht - të rikthejnë besimin në institucione”, thotë Simiq.

Popullsia lokale serbe e katër komunave në veri të Kosovës nuk i pranon kryetarët shqiptarë, prandaj edhe ka organizuar protesta më herët. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit kanë të drejtë vote 2.069.098 qytetarë.

Prej tyre, 2.025.105 do të votojnë në vendvotime brenda Kosovës, ndërsa 43.993 janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit. Për këto zgjedhje do të hapen 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime./REL

lista serbe

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë