LIVE UPDATES
Politike

Doli i pari në primaret e Tiranës, Hysen Kadiu tërhiqet nga gara për 11 majin: Qëndrestarët u lanë jashtë, qoka për të preferuarit...

Kadiu i cili doli i pari në primaret e Tiranës shkruan se ndonëse ishte dakorduar më herët për përfshirjen e tij në listën e kandidatëve, ndryshimi i vendimit të partisë për të lënë jashtë emrin e tij është një zhgënjim.

12 Mars 2025, 18:26 Nga B.Z
Doli i pari në primaret e Tiranës, Hysen Kadiu tërhiqet nga gara
Hysen Kadiu

TIRANË - Hysen Kadiu, ka reaguar pasi emri i tij nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës. Në një postim në rrjete sociale, Kadiu ka njoftuar gjithashtu tërheqjen e tij nga lista e hapur, pas disa bisedave sipas tij të zhvilluara me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Kadiu i cili doli i pari në primaret e Tiranës shkruan se ndonëse ishte dakorduar më herët për përfshirjen e tij në listën e kandidatëve, ndryshimi i vendimit të partisë për të lënë jashtë emrin e tij është një zhgënjim. Sipas tij, angazhimi dhe përkushtimi për të avancuar vlerat e PD-së duhet të shpërblehen me një përfaqësim dinjitoz dhe jo me vendime që favorizojnë të preferuarit e qendrës.

Postimi i Kadiut

Së pari, dua të falënderoj familjen time, miqtë, shoqërinë, të njohur e të panjohur në Kavajën time, që besuan tek unë dhe më votuan në primaret e PD-së, duke më dhënë besimin për të qenë në listën kryesore të kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Pas disa bisedave me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha, vendosa të mos jem pjesë e listës së hapur për qarkun e Tiranës.

Ndryshe nga sa kisha diskutuar dhe rënë dakord më herët me drejtuesit e lartë të PD-së, emri im nuk u përfshi në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë. Për të qenë pjesë e primareve, sipas statutit të partisë, dhashë dorëheqjen si kryetar i degës së Kavajës, ku të gjithë së bashku kemi punuar fort duke ruajtur PD-në të bashkuar dhe duke fituar bashkinë dy vjet më parë. I gjithë rrugëtimi im në PD, që nga dita e parë si adoleshent e deri në fitoren e pak ditëve më parë, është i lidhur ngushtë me Kavajën dhe qytetarët e saj, që meritojnë një përfaqësim dinjitoz. Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë.

Është e gabuar të mendosh se unë i trembem një gare në një listë të hapur. Faktet dhe votimet e fundit për zgjedhjet lokale dhe primaret treguan qartë forcën dhe peshën e demokratëve të Kavajës. Por angazhimi, përkushtimi, serioziteti dhe pasioni për të bërë më të mirën për demokratët, përveç votave të marra, duhet të përkthehet edhe në vlerësim për ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Një parti e madhe dhe me vlera si PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka për të preferuarit e qendrës dhe lë jashtë prioriteteve qëndrestarët e vërtetë, që i kanë qëndruar pranë në kohë të vështira dhe që janë përpjekur çdo ditë të bëjnë më të mirën për të.

Vendimi për të mos qenë pjesë e listës së hapur të PD-së për Tiranën nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri për të lënë vetes kohën e nevojshme për të reflektuar mbi angazhimin e mëtejshëm politik dhe gjithashtu për t’i treguar bashkëqytetarëve të mi se dinjiteti dhe fjala e mbajtur kanë qenë vlerat mbi të cilat e kam krijuar marrëdhënien shumëvjeçare me ta dhe parime mbi të cilat nuk do të shkel kurrë.
Unë, si Hysen, dhe familja ime do të mbetemi ashtu siç kemi qenë gjithmonë: demokratë të vlerave qytetare, me besimin në

Zot që na drejton në rrugën tonë të përditshme dhe me besimin e përhershëm se e drejta do ta gjejë rrugën e vet, sado e ndërlikuar të jetë bërë rrugës.

hysen kadiu pd zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet