LIVE UPDATES
Politike

Lokalet 2023, Berisha ZBULON DETAJE: Po flasim dhe me grupin "Alibeaj", Paloka po merret me ta...ftesta ime është e fundit

Ndër të tjera, Berisha shtoi se të gjithë janë të ftuar që të marrin pjesë në proces, ndërsa shtoi se kjo do të ishte ftesa e fundit për ta që t'i bashkoheshin në procesin e zgjedhjeve lokale kundër kryeministrit Edi Rama. 

6 Tetor 2022, 13:29 Nga k.m.
Lokalet 2023, Berisha ZBULON DETAJE: Po flasim dhe me grupin
Sali Berisha

TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për procesin e Primareve. Në fjalën e tij para mediave para se të futej në Kuvend, Berisha lajmëroi se deputeti Edi Paloka po negocionte me kolegët që janë pjesë e grupit "Alibeaj". Ndër të tjera, Berisha shtoi se të gjithë janë të ftuar që të marrin pjesë në proces, ndërsa shtoi se kjo do të ishte ftesa e fundit për ta që t'i bashkoheshin në procesin e zgjedhjeve lokale kundër kryeministrit Edi Rama. 

"Kam takuar zotin Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Kam takuar edhe kryetarët e partive opozitare, zotin Mediu, Dule, Duka dhe Dashamir Shehi. Konstatoj që realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm. Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita të paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm. Ndërkohë gjatë ditëve në vijim, do takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitet elektoral, por që nuk janë në parlament. Edhe me ata do përpiqem të gjej një zgjidhje që të shkohet me një front të përbashkët. Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë, dhe të inkurajojë të tjerë të kandidojë. Ju garantoj se kryesia, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, ne do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do vendosin, jo kryesia dhe kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë. Janë bërë takime dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi.

Çdo deputet është i ftuar që të kandidojë po të dojë, por edhe të inkurajojë të tjerë. Kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje eliminuese, por do të jenë primaret, ne kemi premtuar dhe do të sjellim ndryshimin. Kushdo që do të kandidojë është i ftuar të kandidojë. Grupimi Alibeaj? Janë bërë takime, do bëhen takime. Paloka po merret me këtë, por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan mirëkuptim apo marrëveshje,"-tha Berisha.

PRONONCIMI I PLOTË I KREUT TË PD-së, SALI BERISHA JASHTË SALLËS SË PARLAMENTIT

Pyetje: Mund të themi se jeni dakordësuar për të dalë me një kandidat të përbashkët dhe si do ti zgjidhni këto?

Berisha: Po, takimet që kam zhvilluar deri më sot janë takimi me Ilir Metën, kryetarin e e Partisë së Lirisë, Petrit Vasilin. Kam takuar dhe kryetarët e partive opozitare, Fatmir Mediut, Vangjel Duke, Agron Duka dhe Dashamir Shehu. Konstatoj se po ecet drejt një kandidati të vetëm. Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, aleatët për të gjithë qëllimet e tyre që opozita të dalë me një kandidat të vetëm. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve në vijim, unë do të takoj të gjithë forcat politike të cilat kanë pasur aktivitet elektoral dhe nuk janë në parlament. Dhe me ata do të përpiqemi të gjejmë një ujdi. Pra të shkohet në këto zgjedhje me një Front të Vërtetë të Shpëtimit të Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës.

Pyetja: Z. Berisha, ka deputetë të PD-së të cilët deklarojnë se duhet të dilni me një kandidat të përbashkët. Deputetë që nuk marrin pjesë në mbledhjet tuaja. Jeni i gatshëm të thërrisni një mbledhje të jashtëzakonshme të diskutoni edhe me këta deputetë për këtë çështje.

Berisha: Shumë pyetje e drejtë. Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurarojë të tjerë që të kandidojnë. Ju them këtë, normalisht kryesia do ti shqyrtojë ata, por kryesia përveç rasteve të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje eliminuese, por do të jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin dhe po e sjellim. Pra do të jenë primaret ato dhe jo kryetari dhe kryesi që të përcaktojë kandidatin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë për cilin do vend është i ftuar të kandidojë. Çdo deputet që dëshiron të shikojë një demokrat, demokrate, apo një qytetar që ai beson se i ka të gjitha cilësitë për të qenë qytetar i parë i asaj bashkie, ta inkurajojë dhe të futet në primare. Kjo është shumë e thjeshtë.

Pyetje: Ju nuk do të bëni asnjë përpjekje tjetër për të afruar pranë jush, grupimin Alibeaj?

Berisha: Nuk është vetëm ftesa, janë bërë takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë, po jo vetëm ai. Kështu që janë të hapura të gjitha dyert e komunikimi dhe kjo ftesa ime publike është rasti i fundit se, po qe se duan nëpëmjet mirëkuptimi apo marrëveshje, ne mund të mirëpresim çdo lloj sygjerimi.

Pyetje: A mendoni se jeni të vonuar në këtë proces, pasi ende nuk e keni bërë takimi për të bërë bashkimi?

Berisha: Ne duhet të shpejtojmë në zgjedhje, garë. Nuk është kjo një garë që e drejton lidershipi i PD-së, jo. Është një garë që e përcaktojnë primaret.

Pyetje: Lidershipi demokrat ka për detyrim moral  që të bashkojë të gjitha palët...

Berisha: Patjetër, por ama formë më demokratike, civile se sa forma e një gare të hapur nuk mund të ofroj kush. Ne u zotuam para qytetarëve shqiptarë se do të sjellim ndryshimin dhe ne sollëm ndryshimin. Në këto primare do të votojnë anëtarësia, por edhe simpatizantët. Unë u kërkova partive aleate, bëni listat që dhe anëtarët tuaj të votojnë njësoj, me barazi të plotë.

Pyetje: U pranua ky propozim?

Berisha: Varet tani, por unë po them se po ecet drejt mirëkuptimit ç’është e vërteta.

sali berisha seance plenare 6 tetor 2022

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet