“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Lokalet 2023/ Celibashi apel bashkive që nuk dërgojnë informacion për njoftimin e zgjedhësve
Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve. Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.
28 Shkurt 2023, 13:14Nga f.g
Ilirjan Celibashi
TIRANE- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ngre shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për njoftimin me shkrim të zgjedhësve nga ana e njësive të qeverisjes vendore. 40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve. Nga këto raportime vetëm 12 Bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar – 27 shkurt. Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve. Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.
Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit. Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë: