Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai e krahasoi kryeministrin Rama me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Gjithsesi, ai shtoi se nëse Partia Demokratike do të ishte e bashkuar, gjërat do të ishin më ndryshe.
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja është shprehur se Partia Socialiste me në krye kryeministrin Edi Rama mund të marrin edhe Shkodrën në zgjedhjet lokale të 14 majit që pritet të mbahen këtë vit. Në një prononcim në Open, Lubonja tha se PS është kthyer në një parti oligarkësh dhe se tani votat merren me pallate. Ai e krahasoi kryeministrin Rama me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Gjithsesi, ai shtoi se nëse Partia Demokratike do të ishte e bashkuar, gjërat do të ishin më ndryshe.
Pjesë nga fjala e Lubonjës:
Partitë tona kanë të gjitha parti oligarkësh, njerëzish të pasur që u lidhën me politikën jo për ideal apo ide, por për tu pasuruar më shumë e për të pasur pushtet. Ky është thelbi i parive tona, por ka pasur një lloj pluralizmi oligarkik kur disa ishin me PD, disa me PS, disa me LSI si Çela i Shkodrës. Mendoj që me kalimin e kohës ndarja historike që në ‘90 ishte i fortë erdhi duke u zbehur në dobi të klasave ekonomike. Tom Doshi është me origjinë të persekutuar dhe ishte me PD, tani ka një parti Socialdemokrate, parti bashkë me Ramën. Rama si Putini, ku një parti socialiste e cila është kthyer në parti oligarke, një pallat një votë. Ajo që ka bërë Rama që ka dëmtuar edhe më shumë hapësirat demokratike në Shqipëri është që i ka kapur të gjithë oligarkët, ndryshe nga Berisha që kishte pak skrupuj, Rama i mblodhi të gjithë në partinë e tij. Socialistët e braktisën Shkodrën se ishte bastion i djathtë. PS ka shanse në Shkodër. Gjithsesi nëse PD do ishte e bashkuar do ishte e hapur loja falë braktisjes së Shkodrës. Është në lojë Shkodra. Në një vend normal demokratik, Shkodra duhet të kishte ikur nga PD dhe mbase t’i ishte kthyer sërish. Shanset janë që ta fitojë PS-ja Shkodrën. Këtu flasim për një sistem demokratik. E pranojmë idenë që ka interesa, sepse partitë e ndryshme shprehin interesa materiale të ndryshme, por ky është problemi, se në shoqëri nuk ka vetëm Tom Doshër, Çelër, etj, ka dhe njerëz të varfër, etj. Përgjithësisht grupet e ndryshme të interesave duhet të ekzistojnë për të shprehur këto interesa. Këtu një parti bandë ka kapur gjithë të pasurit që kanë kapur votat dhe kanë lënë të papërfaqësuar shtresat e tjera. Këtu kemi pabarazi që kërcënon edhe lirinë, është një fashizëm ekonomik” – tha Lubonja
Pamje nga forumi TIRANË- Kryemisnitri Edi Rama, pjesë e forumit që po zhvillohet në Devos, i befasoi të gjithë me komentin e ...
Richard Grenell TIRANË- Richard Grenell insiston për zbatimin e marrëveshjeve të firmosura mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar ...
Richard Grenell TIRANË- Richard Grenell thotë se ai nuk ka negociuar kurrë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh me...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim është ndalur të flasë edhe për zgjedhjen e kreut...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane nw Shqipwri, Yuri Kim ka komentuar edhe situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita. Në inter...
Ervin Bushati TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati shpreh se janë 3 reforma të tjera të rëndës...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka kërkuar që të merret në pyetje nga Pol...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar historinë e një tjetër zyrtari të lartë që ishte grabit...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zbuluar se ende nuk e di se ku do të lërë Shqipërinë. Në n...
Yuri Kim TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për marrëdhëniet e saj me qeverinë dhe konkretish...