Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama thotë se lufta diplomatike me Serbinë nuk fitohet duke u izoluar nga aleatët por duke duke ecur dorë për dore me ata që vulosën lirinë e Kosovës.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Serbia do të dorëzohet diplomatikisht dhe të pranojë Kosovën si një shtet i pavarur vetëm duke u ulur në tavolinë. Ai thotë se lufta diplomatike me Serbinë nuk fitohet duke u izoluar nga aleatët por duke duke ecur dorë për dore me ata që vulosën lirinë e Kosovës.
FJALA E RAMËS:
Mund t’ju shqiten iluzione votuesve për zgjedhjet e radhës duke u marrë mendjen me fabulën politike se si Kosova u çlirua nga Hashimi apo se si po mbrohet në llogore nga Serbia dhe Perëndimorët mendjelehtë që s’e kuptojnë Serbinë dhe që kanë harruar këtë edhe atë, dhe vetë historinë e tyre. Me këto plotformimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës nuk do të arrihet kurrë, përkundrazi shtyhet pafundësisht. Por është mirë që teoricienët dhe praktikantët e patriotizmit elektoral ta dëgjojnë mirë sot, se për mua nuk ka nder më të madh në raport me Kosovën, se të jem i bashkë akuzuar me Thaçin si tradhtar dhe nuk ka provë më të madhe se sa kjo aktakuzë e përbashkët me Hashimin për dritëshkurtësinë dhe për pa përgjegjshmërinë historike të përpiluesve të saj. Ata kujtojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke zhgarravitur flamurin e fitores të lavdishme të UÇK-së, e cila do të jetë krenari shekujsh kur zhgarravitësit e sotëm të saj do të jenë harruar pa nam e pa nishan, kujtojnë se fitohet duke u izoluar nga aleatët e mëdhenj të Kosovës pa të cilët, UCK nuk do ta kishte fituar dot kurrë luftën dhe Kosova nuk do të ishte njohur kurrë si shtet nga thuajse gjysma e botës dhe fatkeqësisht kujtojnë se lufta diplomatike fitohet duke nxitur armiqësi ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe ndaj meje personalisht, Por as nuk kemi nevojë të marrim leje për të mbështetur kauzën e shtet njohjes së Kosovës me këmbëngulje, urtësi dhe vetëdijen e kësaj kohe që jetojmë, ku historia nuk shquhet me parrula duke parë nga e shkuara por me veprimin strategjik, duke parë nga e ardhmja.
Nuk shkruhet si Oso Kuka dhe i vetëm trim në luftë por dorë për dore dhe me ato aleatë që dorë për dore shkruan historinë e fitores së lirisë me armët e UCK dhe me bombat e regjimit të së keqes së madhe në Beograd. E mendoj shpesh se sa herë mund të rrotullohet në varr i ndjeri Ibrahim Rugova kur sheh se si djem dhe vajza të sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euro atlantik ndërkohë që ai komunitet përmes, Gjermanisë dhe Francës iu ka bënë një tryezë një plan daljeje përfundimtare në dritën e subjekteve shtetërore të Kombeve të Bashkuara por nuk arrin dot t’i mbajë ulur në tavolinë deri në ditën kur Serbia të dorëzohet diplomatikisht. Serbia do të dorëzohet diplomatikisht në tavolinë.
Deputetja TIRANË- Deputetja socialiste Mirela Pitushi po ndjek fjalimin e kryeminstrit Edi Rama në rrjetin e saj social 'Facebook'. Ajo ka shp&eu...
foto nga kuvendi TIRANË- Prej më shumë se 30 minutash kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në lidhje me situatën n&eum...
Edi Rama dhe Albin Kurti TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se me Albin Kurtin kanë divergjenca kuptimore dhe se e ka më...
edi rama TIRANË- Gjatë interpelancës Kryeministri Edi Rama shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se ...
edi rama TIRANË- Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën në Financial Times,se &ld...
Edi Rama TIRANË- Në seancën e sotme plenare në interpelancë për Kosovën me Kreshnik Çollakun, kryeministri...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend paralelizoi situatën në Kosovë, me konfliktin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend, se deri dje Shqipëria ka qenë faktor pasi...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Albin Kurtin, teksa shprehet se “për mendtë e kokës, asociacioni ësht&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën gjatë interpelancës së kërkuar në Kuvend për &ccedi...