8 Korrik 2022, 13:12
Nga A.B
Avokati
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku diskutohej kërkesa për heqjen e mandatit të ministres Olta Xhacka u shoqërua me debate. Ministrja nuk u paraqit në seancën dëgjimore, mirëpo u përfaqësua nga avokati, Genc Çifligu. Ai u shpreh se argumentet e 1/10 së deputetëve të opozitës, në mocion janë të përgjithshme dhe lënë hapsirë për abuzime, ndaj nuk mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese. Çifligu theksoi se Xhacka nuk ka përfituar pasuri publike, gjatë ushtrimit të mandatit të saj.
Deklarata e avokatit:
Nga ana e një grupi deputetës që përfaqësojnë një të dhjetën e Kuvendit është paraqitur një mocion për Xhaçkën, kërkesa për heqjen e mandatit. Sipas mocionit, pretendohet se po ushtrohet nga ajo një veprimtari, veprimet e të cilës bien ndesh me pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit e ka parashikuar se si do të ndiqet për konstatimin e kufizimeve. Kuvendi bën verifikimin nëse mocioni i paraqitur ndaj një deputeti plotëson kërkesat juridike formale për vënien në lëvizjes të Gjykatës Kushtetuese. Nisur nga përmbatja e pikës 3 në ato parashikohet se kur Kuvendi parashikon që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet Gjykatës kur deputeti shkel detyrimet dhe kryen veprimtari përfituese që vijnë nga shteti. E drejta e Kuvendit nuk është e drejtë e palimituar, vetëm një shkelje Kuvendi ka të drejtë të vendosë dërgimin e cështjes në Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikave kolegji i gjykatës kushtetuese, është shprehur se: që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit duhet që shkelja të jetë kryer nga vetë deputeti dhe jo nga person tjetër. Sipas paragrafit 2, Kushtetua jonë ia ka deleguar rasteve të veçanta. Kërkesa për mocion, i referohet paragrafit 2 të Kushtetutës. Për shkak se siç pretendohet, rastet e parashikuara në pikën 2 nuk hyjnë në një cështje të Kushtetutës.
Rezulton se Xhaçka nuk ka përfituar asnjë pasuri të shtetit gjatë gjithë kohës që ushtrimit të punës së saj.Gjykata Kushtetuese ka juridiksionin, vetëm kur konstatohen shkeljet. Sikurse e thamë, detyra e Këshillit është të verifikojë nëse mocioni i plotëson kriteret. 2 pyetje: A po ushtron ministra veprimtari që po burojnë nga shteti. A ka fituar ndonjë pasuri ministrja nga shteti? Në përgjigje të këtyre pyetjeve rezulton se deputetja nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari fitimprurëse që buron nga shteti.
Nuk është shoqëria që zotërohet nga bashkëshorti i Xhaçkës i ka njohur të drejtën e përdorimit. Në vështrimin e dispozitës, veprimtaria fitimprurëse nuk rezulton e përfituar nga shteti. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues. Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëhetë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë. Gjykata Kushtetuese nuk ka kryer një interpretim të situatës konkrete. Nuk provohet fakti se janë kryer veprimtari përfituese. Kuvendi nuk ka të drejtë ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese. Në këtë kuptim, në nenin 8 janë dhënë lista e sektorëve strategjikë. Parashikohet se një është dhe struktura turistike. Ata që investojnë në turizëm kanë të drejtë të përfitojnë statusin e investitorit strategjik. Dhënia e plazhit është një garanci. Eshtë e parashikuar se ndalimet e funksionarëve të lartë bien nëse ai merr shërim nga institucionet. Ndalimet për funksionarin e lartë bien.
olta xhacka keshilli i mandateve 8 korrik 2022
Politike
8 Korrik 2022, 13:26
F.M
Takimi online, Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me Presidentin e Serbi...
Politike
8 Korrik 2022, 13:16
F.M
Avokati Genc Çefligu
TIRANË- Minsitrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka nuk ka shkuar sot në Kuvend në sallën ku...
Politike
8 Korrik 2022, 13:14
F.M
Këshilli i Mandateve
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përfshirë në një debat me kry...
Politike
8 Korrik 2022, 13:05
f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar sot për herë të parë mangësitë që qeve...
Politike
8 Korrik 2022, 12:45
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se fuqia e tij buron nga ADN-ja e shqiptarëve. Gjatë konferencës me gazetar...
Politike
8 Korrik 2022, 12:53
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Enkelejd Alibeaj është kthyer në një lolo të kreu...
Politike
8 Korrik 2022, 12:44
e.k
Vincenzo del Monaco, kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri
TIRANË- Kur kanë kaluar 2 ditë nga protesta e gazetarëve ...
Politike
8 Korrik 2022, 12:37
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se protesta ia ndau frymën Edi Ramës. Gja...
Politike
8 Korrik 2022, 12:38
f.m;f.g
Sali Berisha
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha tha se ndihej shumë më mirë që deputeti Lulzim Basha nuk shkoi në protestë. I...
Politike
8 Korrik 2022, 12:35
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike është gati për zgjedhje të parakohshme. Në...