Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fjalimin e tij për gazetarët, para ambjenteve të SPAK, Berisha u shpreh se ky ishte një akt antikushtetues dhe një konflikt flagrant interesi.
TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se vendimi për largimin e gjyqtares Bejtja, tregoi që Gjykata Kushtetuese jo vetëm shkeli Kushtetutën por edhe ligjin e saj. Në fjalimin e tij për gazetarët, para ambjenteve të SPAK, Berisha u shpreh se ky ishte një akt antikushtetues dhe një konflikt flagrant interesi.
Këtë Berisha e argumentoi, duke thënë se Sonila Bejtja kishte marrë mandatin në vitin 2020 dhe Kushtetuta dhe ligji i parashikonte asaj mandatin 8-vjeçar. Në fund Kreu i PD-së, tha se të gjithë këto veprime janë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.
"Tani, ai ishte një akt antikushtetues. Absolutisht antikushtetues. Citova Kushtetutën, citova ligjin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin e shkeli në mënyrë flagrante vetë Gjykata Kushtetuese. Nuk ndodh kurrë që hajde të mblidhemi të gjykojmë se si na takon ne. Po ky është konflikti më flagrant i interesit. Nuk ndodh kund kjo përveçse në Shqipëri ku ndodh çdo gjë. Ku nuk ka sistem. Që në këtë moment, që ata bënë gjyqin se cilin të përzëmë, ky ishte turpi i tyre. Se ata, akti i parë, duhej t’i thonin Bajram Begajt, se ne jemi në konflikt interesi, ne nuk mund ta gjykojmë këtë problem.
E dyta, Sonila Bejtja kishte marrë mandatin në vitin 2020 dhe Kushtetuta dhe ligji i parashikojnë asaj mandatin 8-vjeçar. Së treti, nuk është kurrë presidenti që i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me shkresë ‘më zgjidh këtë problem’. Tani, unë e kuptoj, nëse presidenti donte ta zgjidhte, i thoshte parlamentit: parlament, keni bërë një ligj, ligjin e Gjykatës Kushtetuese, ku keni shkruar se forma e rotacionit aplikohet gjer në vitin 2022. Prandaj hiqeni këtë afat, në mënyrë që të vazhdojë forma e rotacionit gjer në vitin 2032. Pra, gjithçka është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas Kushtetutës gjyqtarja Irena Gjoka nuk...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka treguar mesazhin që i ka lënë Kreut të SPAK, Altin Dumani. Në fjalimin e ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Paritisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka duhet të ishte ...
Gëzim Topçiu MALIQ- Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka deklaruar se të gjitha shpenzimet për ngjarjen e ...
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Paritisë Demokratike ka hedhur akuza drejt Prokurorisë së Përgjithshme se nuk ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Paritisë Demokrastike, Sali Berisha ka thënë se Irena Gjoka, gjyqtarja e cila sipas tij mban pesë mbie...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakur Erion Veliaj për të ndryshuar m...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar me 15 ditë...
Gaza GAZA- Armëpushimi i arritur me mundim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit islamist po lëkundet rrezikshëm. Izraeli njoftoi sul...
Foto ilustruese TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar publikisht përfshirjen e drejtuesve të...