Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një deklaratë për gazetarët, para SPAK Berisha u shpreh se Gjoka nuk po ndiqet penalish, pasi ka korruptuar Kreun e SPAK, Altin Dumani, Ulsoi Manjan dhe KLGJ-në.
TIRANË- Kreu i Paritisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka duhet të ishte në burg për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit. Në një deklaratë për gazetarët, para SPAK Berisha u shpreh se Gjoka nuk po ndiqet penalish, pasi ka korruptuar Kreun e SPAK, Altin Dumani, Ulsoi Manjan dhe KLGJ-në.
Sipas Kreut të PD-së, gjyqtarja Gjoka ka ekspozuar veprimet e saj aktive, për të mbuluar ekzistencën e vendimit penal në Greqi dhe të ekspulseve dhe mosdeklarimin e tyre në formularin e dekriminalizimit. Berisha tha se mosdeklarimi i vendimit penal në formularin e dekriminalizimit, duhet të sillte përfundimin e mandatit të saj. Në fund Kryedemokrati tha se sipas tre ligjeve të miratuara nga mazhoranca, Gjoka duhet të ishte në burg.
"Pesë. Për sa i përket mosdeklarimit të vendimit penal dhe dy ekspulseve në formularin e dekriminalizimit, kjo është çështje më vete e cila sjell dy pasoja. E para është ndjekja penale kundrejt Irena Gjokës. Mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit është një vepër penale për të cilën ajo duhet të ishte në burg. Këta duan të thonë se vepra është parashkruar dhe Irena e tyre me 5 mbiemra, e cila u ka ngrohur xhepat mirë e mirë, nuk mund të ndiqet penalisht. Kjo në fak është e pavërtetë sepse Irena ka marrë detyra të reja pas krijimit të Gjykatës Speciale, si psh ajo e kryetares së gjykatës, për të cilat kërkohet të plotësojë përsëri formularin e dekriminalizimit. Ajo ka kaluar procesin e vetingut pas caktimit si kryetare gjykate. Edhe aty me siguri i është kërkuar të bëjë deklarime për fakte të tilla dhe ajo nuk i ka bërë. Kështu që të gjitha paratë që i kanë marrë Irenës, apo urdhrat e Edi Ramës që kanë zbatuar hidhen në kosh të plehrave dhe dëshmojnë Altin Troplinin, Uluzi Faqeziun dhe KLGJ-në thjesht si skllevër të ryshfeteve apo urdhrave politikë. Për më tepër, Irena ka ekspozuar veprimet e saj aktive për të mbuluar ekzistencën e vendimit penal në Greqi, të ekspulseve dhe mosdeklarimin e tyre në formularin e dekriminalizimit.
Ju kujtohej se pak kohë më parë ajo i deklaroi BIRN, se nuk kishte vendim penal dhe as ekspuls, ndërkohë që kishte lëshuar prokurorë me firmën e saj dhe kishte angazhuar avokat për të kundërshtuar këto procedura, gjë që është evidente edhe nga drejtësia greke. Pra, jo vetëm ka bërë veprime aktive për mbulimin e veprës penale, pra e ka vazhduar atë. Pra, jemi para krimit vazhdues në terminologjinë juridike sepse ajo çdo ditë fsheh dënimet, dëbimet dhe veprat penale të saj. E dyta, mosdeklarimi e vendimit penal në formularin e dekriminalizimit sjell përsëri përfundim të mandatit që në momentin kur është kryer shkelja. Kjo është një procedurë administrative, pra jo penale, për të cilat nuk vlen asnjë afat parashkrimi i kodit penal. Nuk ka nevojë për veprim verifikues kaq kompleks. Mjafton mosplotësimi i një rubrike të formularit për ta larguar nga pozicion i gjyqtarit. Gjashtë. Pra, pavarësisht përpjekjeve të turpshme të KLGJ-së, Altin Troplinit, Prokurorisë së Përgjithshme për të mbajtur në detyrë një njeri që nuk mund të jetë gjykatëse sipas Kushtetutës, sipas ligjit. Një njeri që sipas tre ligjeve të miratuara nga kjo mazhorancë duhet të jetë në burg, ajo është e pambrojtshme dhe tashmë e vërteta ka dalë në dritën e diellit," tha Berisha./Dosja.al
Gëzim Topçiu MALIQ- Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu ka deklaruar se të gjitha shpenzimet për ngjarjen e ...
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Paritisë Demokratike ka hedhur akuza drejt Prokurorisë së Përgjithshme se nuk ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Paritisë Demokrastike, Sali Berisha ka thënë se Irena Gjoka, gjyqtarja e cila sipas tij mban pesë mbie...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakur Erion Veliaj për të ndryshuar m...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar me 15 ditë...
Gaza GAZA- Armëpushimi i arritur me mundim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit islamist po lëkundet rrezikshëm. Izraeli njoftoi sul...
Foto ilustruese TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar publikisht përfshirjen e drejtuesve të...
Gjergji Nika VLORË- Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë Partia Demokratike, ka shpallur zyrtarisht kandidaturë...
Ina Zhupa TIRANË- Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike ka deklaruar se qyteti i Sarandës është përballur me ngjarj...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ka ndarë...