LIVE UPDATES
Politike

"Vendimet e Kushtetueses të detyrueshme për zbatim" VOA: Mazhoranca dhe opozita e interpretuan në mënyrë të kundërt opinionin e Venecias për mandatin e Xhaçkës

Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin e tij mbi përplasjen mes parlamentit shqiptar dhe Gjykatës Kushtetutese lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në disa paragrafë Komisioni e thekson qartazi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t'u zbatuar dhe nuk mund të kushtëzohen me votimin në parlament. Ndërsa në përgjigje të pyetjes që i është dërguar nga parlamenti, nëse deputetët mund të detyrohen të votojnë pro ose kundër një çështjeje, ndonëse thekson qartë se deputeti nuk mund të detyrohet se si të votojë, për rastin konkret, po ashtu nënvizon se vendimi i Gjykata Kushtetuese, i cili është i detyrueshëm për t'u zbatuar, kishte dalë para se deputetët të votonin për të. Shumica socialiste dhe opozita e interpretuan në kahe tërësisht të kundërta këtë opinion.

10 Dhjetor 2024, 21:14 Nga r.ll
"Vendimet e Kushtetueses të detyrueshme për zbatim" VOA:
komisioni i venecias

TIRANË- Çështja e mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur deputetë të opozitës, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres. Sipas tyre zonja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Vetë zonja Xhaçka ka këmbëngulur se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi i dhënë bashkëshortit të saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Socialistët po ashtu, votuan kundër dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Dy vendime të kësaj Gjykate, sipas të cilave parlamenti duhet t’ja përcillte asaj rastin, hasën në pengesën e votave të shumicës, pasi ajo vlerësoi deputeti nuk mund të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar dhe se këtë liri atij ia njeh kushtetuta.

Pas votimit të fundit në shtator, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, njoftoi dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias. Në opinionin e publikuar sot nga ky Komision përcaktohet se “zbatimi nga të gjitha autoriteteve i vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë ndaj Kushtetutës si element i shtetit të së drejtës. Një detyrim i tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë jetike e shtetit të së drejtës”, vlerëson Komisioni i Venecias duke shtuar se “kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen specifike, siç përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo edhe për mundësinë për t'ia referuar çështjen Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një formë të caktuar, por është në gjendje të votojë vetëm për çështje që janë në kompetencën e tij”.

Socialistët e kanë interpretuar këtë fjali të fundit si një mbështetje të qëndrimit të mbajtur prej tyre. “Eshtë e qartë se pikëpyetjet e ngritura në lidhje me votimin për zbatimin e evendimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastin në fjalë, kanë qenë të drejta e të bazuara në argumenta tërësisht kushtetuese dhe ligjore. Dhe ato lidhen me integritetin e autonomisë parlamentare, të drejtën e pakicës parlamentare që t’i drejtohet direkt Gjykatës Kushtetuese në rastin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit, rolet kushtetuese të Kuvendit dhe Gjykatës sipas përcaktimeve në ligj dhe në kushtetutë”, deklaroi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, socialistja Klotilda Bushka.

Ndërkohë opozita shprehet e sigurt se Komisioni i ka dhënë të drejtë asaj. Sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi “qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias - shkruan më tej zoti Bardhi - i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë”.

Qëndrimi i opozitës mbështetet nga disa momente të tjera në Opinionin e Komisionit të Venecias, ku thuhet se në rastin konkret “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e kishte vendosur tashmë që Parlamenti ishte i detyruar ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit” Olta Xhaçka.

Komisioni i Venecias nënvizon më tej se “parimi themelor i shtetit të së Drejtës, është plotfuqishmëria e Kushtetutës dhe respektimi, nga të gjitha pushtetet dhe autoritetet shtetërore, i efektit detyrues të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, kur ka një të tillë. Detyrimi për t'iu përmbajtur kushtetutës dhe legjislacionit ekzistues, si dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk është një formë mandati detyrues i cili ia nënshtron votën e deputetëve vullnetit politik të partisë, dhe që ndalohet nga standartet ndërkombëtare”.

Në tekstin e Opinionit vihet në dukje se “vetë qëllimi i ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese, është të kufizojë shklejet e mundshme nga legjislativi ose aktorët e tjerë shtetërorë. Parlamenti nuk mund t'i referohet parimit të ndarjes së pushteteve për të refuzuar zbatimin dhe respektimin e vendimeve të GjK në kuadër të kompetencave që i jep Kushtetuta”. Për këtë arsye, sipas Komisionit të Venecias, pyetjet e drejtuara nga parlamenti shqiptar për këtë rast “nuk mund të shihen si çështje të mandatit të lirë, pasi respektimi ose jo i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të jetë çështje dëshire politike. Në rastin konkret për të cilin u paraqit kjo kërkesë, Gjykata kishte dhënë dy vendime, dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”.

Por dy leximet tërësisht të kundërta të Opinionit, nga ana e shumicës dhe opozitë, duket nuk ofrojnë shpresë se në çështjen e mandatit të zonjës Xhaçka do të mund të shkohet drejt një zgjidhjeje./VOA

mandati i olta xhackes komisioni i venecias

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj