LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Të mos mendojë kush se mund t’i rezistojë mosbindjes civile! Tani është vrapi drejt fitores

Sipas tij kryeministri Edi Rama me investitorët e tij strategjike shpenzojnë çdo vit 430 milionë euro në një kohë kur shitjet e përgjithshme dhe fitimet nga turizmi ishin gjithsej 8 milionë euro.

10 Dhjetor 2024, 19:31 Nga N.F
Berisha: Të mos mendojë kush se mund t’i rezistojë
Takimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me grupet e punës së PD-së në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se do tu garantojnë shqiptarëve që pasuritë publike do shndërrohen në mirësi për ta. Sipas tij kryeministri Edi Rama me investitorët e tij strategjike shpenzojnë çdo vit 430 milionë euro në një kohë kur shitjet e përgjithshme dhe fitimet nga turizmi ishin gjithsej 8 milionë euro.

Berisha shtoi se Rama është në rreth të kuq dhe se ata që i japin dorën, do mendohen dy herë. Kreu i PD-së shtoi se presin që të çlirojmë shqiptarët nga narkodiktatura. Aitheksoi se kjo mund të arrihet me rrugën që kanë zgjedhur, me mosbindjen civile. 

Fjala e Berishës:

Pra, në tërësi ne do u flasim shqiptarëve për jetën e tyre të përditshme, për gjendjen e tyre ekonomike të përditshme. Do t’i garantojmë se pasuritë publike do shndërrohen në mirësi për ta.
E patë ju Lubinë, u bë një zëdhënëse e Kastratit, kishte hipur në një podium aty dhe recitonte se u bënë 10 milionë pasagjerë. Dhe ky ishte suksesi i saj. Një turist si në asnjë vend tjetër i kushton atij pensionistit, të punësuarit, të papunit, biznesmenit, 230 euro në vit.


Kurse ai merr prej turistit 4 euro në vit. Kjo nuk ka rëndësi, sepse Edi Rama me investitorët e tij strategjike shpenzon çdo vit 430 milionë euro për të mbështetur investitorët e tij strategjikë, në një kohë kur shitjet e përgjithshme dhe fitimet nga turizmi ishin gjithsej 8 milionë euro.
E kuptoni se ç’ndodh apo jo? Kurse këta i kanë shndërruar tele-droga i kanë bërë, nga mëngjesi gjer në darkë vetëm për turizmin flasin për të narkotizuar qytetarët. Nuk po ngjallim frymë anti-turizëm, por ky është sistemi që kanë vendosur këta. Nuk ka shfrytëzim më të egër se ky. Pra, janë emergjente këto ndërhyrje. Së fundmi, unë dua t’u falënderoj ju dhe të gjithë ata që e shndërruan protestën në çështjen kryesore.


Protestat e organizuara, rezistenca, qëndresa kanë pasur një shpërblim botëror. Nga forca politike më e izoluar, sikur të ishim ne Partia Komuniste e Koresë së Veriut, në një kohë kur ne ishim partia që po luftonte ditë e natë për vlerat e lirisë, familjes, dinjitetit, integrimit euroatlantik. Të gjitha këto bënë që zëri juaj të dëgjohet kudo dhe ajo mjegull me të cilin në mënyrën më të pamerituar na kishin mbështjellë, u shkri, u zhduk. Një mirënjohje të madhe të gjitha forcave të qendrës së djathtë në Europë, SHBA, Azi, Afrikë, Oqeani dhe kudo, të cilët në një hark kohor më pak se 1 mujor, kanë votuar tre rezoluta, që të gjitha duke denoncuar ato çështje për të cilat ju keni protestuar.


Edi Rama është në rreth të kuq. Ju garantoj se ata që i japin dorën, do mendohen dy herë, për të mos thënë se do e dezinfektojnë fill pasi t’ia japin. Ndaj dhe këto rezoluta e rrisin shumë përgjegjësinë tonë para miqve tanë në botë. Ata presin nga ne që të çlirojmë shqiptarët nga narkodiktatura. Me rrugën që kemi zgjedhur, mosbindjen civile. E them edhe njëherë, diktaturat hiqen ose me armë, ose me mosbindje civile. Ne nuk jemi për gjakderdhje dhe armë. Jo. Ne jemi për mosbindje civile, kjo është rruga jonë. Kemi qenë dhë të tillë do mbetemi. Jemi parti demokratike.


Por të mos mendojë kush se mund t’i rezistojë mosbindjes civile. Ndaj dhe e sollëm gjer këtu, tani është vrapi drejt fitores. Drejt fitores do ecim me një dialog intensiv me shqiptarët për problemet e tyre dhe me një protestë të fuqishme, një mosbindje civile që do e lemerisë çdo ditë e më shumë narkodiktatorin Edi Rama dhe organizatën e tij kriminale.

berisha rama mosbindje civile

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd