LIVE UPDATES
Politike

Manja pranon se nga amnistia përfituan të dënuarit për korrupsion

Duke iu përgjigjur pyetjeve të një grupi deputetësh opozitarë në interpelancë parlamentare, Manja tha se gjithsesi ai mbante përgjegjësi politike për draftin e qeverisë dhe jo për draftin final që votoi parlamenti.

9 Maj 2024, 16:25 Nga I.A
Manja pranon se nga amnistia përfituan të dënuarit për
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pranoi të enjten se nga ligji për Amnistinë Penale kanë përfituar ulje dënimi dhe të dënuarit për vepra korruptive nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, -ndryshe nga sa kishte premtuar ai para se ligji të miratohej.

“Ata që kanë përfituar nga amnistia dhe janë dënuar nga GJKKO për vepra korruptive janë shtetas të zakonshëm ose nënpunës…”, – tha ai duke shtuar se “asnjë prej tyre nuk është simbol korrupsioni”.

Manja pretendoi se “nga 20 të dënuar për korrupsion, kanë përfituar nga amnistia vetëm 8 persona, por asnjëri prej tyre nuk është zyrtar” duke lexuar para parlamentit dhe emrat e tyre dhe kohën që u ishte falur nga mbetja e vuajtjes së dënimit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të një grupi deputetësh opozitarë në interpelancë parlamentare, Manja tha se gjithsesi ai mbante përgjegjësi politike për draftin e qeverisë dhe jo për draftin final që votoi parlamenti.

Por, në seancën e 4 prillit, kur u miratua me konsensus politik mes mazhorancës dhe grupimit opozitar të njohur si “Rithemelimi”, ministri i Drejtësisë doli garant që ligji nuk amnistonte korrupsionin.

“…Asnjë i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, as nuk përfiton nga kjo amnisti dhe as nuk i zbritet dënimi,”- deklaroi ai në këtë seancë.

Por të enjten e justifikoi qëndrimin e tij të mëparshëm duke thënë se, “nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion nga GJKKO”.

Një pjesë e opozitës pretendoi se Manja po gënjente edhe me shifrat e përfituesve që solli në Kuvend.

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se emrat e lexuar i përkisnin vetëm subjekteve të dënuar nga GJKKO-ja, që u është ulur dënimi dhe kanë dalë nga burgu.

“Sa janë emrat dhe numrat e njerëzve të cilët kanë përfituar 2 vite ose 1.5 vite por janë ende në burg sepse nuk mbaron dënimi i burgimit? Sa është numri i të dënuarve nga GJKKO dhe SPAK, por që janë në një mënyrë tjetër dënimi, siç është shërbimi i provës?”- pyeti ai.

“Efekti i amnistisë vazhdon”- shtoi Alibeaj duke sugjeruar se do të shtohej lista e përfituesve në radhët e të dënuarve për korrupsion.

Projekti fillestar i qeverisë i përjashtonte në mënyrë kadegorike nga amnistia subjektet e dënuar nga Gjykata e Posaçme, por drafti u ndryshua në seancë plenare me anë të një amendamenti të propozuar nga kryetari i i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

Ky amendament përjashtonte nga përfitimi një grup funksionesh kushtetuese, të tillë si presidenti, kryeministri, ministra, zëvendësministra,  deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të drejtësisë e të ngjashme, por lejonte uljen e dënimit për një seri veprash penale në kompetencë të GJKKO-së për zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, gjyqtarë, prokurorë apo persona fizikë të dënuar për korrupsion, abuzim me tenderat dhe të ngjashme.

Në një përgjigje zyrtare për BIRN, Prokuroria e Posaçme bëri me dije se rreth 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan nga ligji “Për amnistinë”, mes tyre, 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm përfituan falje, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera apo shpërdorimit të detyrës përfituan ulje dënimi.

Sipas të dhënave të SPAK, ulje dënimi përfituan 16 funksionarë publikë të dënuar për korrupsion, 11 të tjerë për shkelje të barazisë në tenderë si dhe 7 gjyqtarë dhe prokurorë të dënuar gjithashtu për vepra penale të korrupsionit. Dy prej përfituesve ishin të dënuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Për ekspertët e politikës dhe legjislacionit, ligji “Për amnistinë” dhe pasojat e tij janë një mesazh i gabuar dhe një përpjekje e koordinuar e palëve politike në vend për të sabotuar institucionet e posaçme dhe luftën kundër korrupsionit.

Marrë nga Reporter.al

ulsi manja

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës