31 Tetor 2022, 18:00
Nga I.A
Edi Rama
ERSEKË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen e Partisë Demokratike së bashku me Partinë e Lirisë. Gjatë një takimi me banorët në Ersekë, Rama ka theksuar se ka përball një aleancë që financohet dhe është në shërbim të parave ruse. Rama për marrëveshjen theksoi se janë një aleancë rublash që duan të marrin pushtetin me dhunë jo me votë.
“Kemi përballë një aleancë politike e cila është në shërbim të parave ruse. Kur ne dolëm dhe thamë disa kohë përpara që PD financohej nga para ruse për të rrëzuar qeverinë tonë në zgjedhjet e shkuara, shumëkush filloi të përqeshte, ndërkohë që të tjerë që ju i ndiqni për fat të keq, se nuk ka të tjerë nëpër këto klubet e mbrëmjeve të komenteve, të TV, së bashku me ata që i morën këto para, thanë se kjo është sajesë e Ramës dhe e Sorosit. Por na doli nga raporti i CIA-s që PD është financuar nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë tonë dhe për të fituar zgjedhjet. Sot nuk flasim më për PD, se nuk e dimë se ça është më. Por ajo aleanca, për të cilën deri dje më thoshin; Ç’ke me ata, njëri është plak në pension, tjetri në presidencë, pse i thua Lulit; Lulëzim ndahu nga ata të dy. S’paska qenë e thjeshtë. Ajo është aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua dhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë, ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë. Me presion, me detyrim për ndryshim të rregullave të qeverisë në tavolinë. Këtu lidhet dhe historia e thikës së ngulur në shpinën e UÇK”, tha Rama.
Rama foli edhe protestat e opozitës të cilat do të nisin më 12 nëntor, duke u shprehur ata po përdorin kufomat për të ngritur njerëzit kundër vetës dhe kundër shtetit.
"Si mundet ky vend të vërë në diskutim një zgjedhje midis dikujt që nuk ka lënë të keqe pa i bërë këtij vendi, që është fatkeqësisht pjellë e këtij vendi dhe miqve tanë më të mëdhenj që thonë se me këtë lloj personazhi ne nuk duam të kemi të bëjmë, sepse është i korruptuar dhe i inkriminuar. Ca duhet më shumë? Si mund të mos mjaftojnë këto gjera që kanë ndodhur dhe që vazhdojnë të ndodhin për tu distancuar përfundimisht jo thjesht një person por nga një grup personash, që fytyrën kanë prej njeriu, por në vend të gjuhës kanë bisht. Njerëz me bisht në vend të gjuhës, që janë gati të kafshojnë përditë deri në kufoma nga mëngjesi në darkë, përpara kamerave. Për çfarë shqyhet një kufomë, duke i thënë që e vrau policia dhe shteti, për ti ngritur njerëzit kundër shtetit dhe për ti nxitur njerëzit kundër vetevetës, për të bërë përmes kufomash shërbimin e atyre të rublave”, tha Rama.
edi rama
Politike
31 Tetor 2022, 18:41
F.M
Gentiana Sula
TIRANË- Gentiana Sula, Kryetarja e Autoritet të Dosjeve tha se janë edhe pesë politikanë të tjerë që ...
Politike
31 Tetor 2022, 16:53
a.l
Elva Margariti
Tiranë- Mes nismave të prezantuara si pjesë e projektligjit për vitin 2023 nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti...
Politike
31 Tetor 2022, 18:22
F.M
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka shpërthyer në akuza të fo...
Politike
31 Tetor 2022, 18:15
I.A
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar se vitin e ardhshëm po parashikojnë q&e...
Politike
31 Tetor 2022, 18:06
I.A
Lefter Geshtenja
TIRANË- Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka deklaruar se reforma për bashkitë e mëdha nuk po i funksionin qever...
Politike
31 Tetor 2022, 18:01
k.m.
Sali Berisha dhe Grida Duma
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD, në një konferencë për mediat...
Politike
31 Tetor 2022, 18:09
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar edhe njëherë të ardhurat e familjes së tij që...
Politike
31 Tetor 2022, 18:00
I.A
Agalliu
TIRANË- Deputeti demokrat Arbi Agalliu ka ngritur një pyetje në kuvend në lidhje me përdorimin e shërbimeve t&eu...
Politike
31 Tetor 2022, 17:20
F.M
Blerina Gjylameti
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste ka hedhur akuza ndaj deputetëve të Opozitës në lidhje me propozimin ...
Politike
31 Tetor 2022, 17:41
I.A
Pamje nga Kuvendi
TIRANË- Një incident ka ndodhur gjatë seancës së sotme plenare. Deputeti Xhelal Mziu teksa po fliste nuk pr...