LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja për emigrantët/ Ambasadori italian: Ja si do të funksionojë "filtrimi" i individëve të ardhur në kampin e Gjadrit

Ai tha se sipas marrëveshjes, në këtë kamp do të vijnë vetëm emigrantë nga vendet e sigurta ose me të cilët Italia ka një marrëveshje riatdhesimi.

5 Nëntor 2024, 22:45 Nga M.B
Marrëveshja për emigrantët/ Ambasadori italian: Ja si do të
Fabrizio Bucci

LEZHA- Ambasadori italian Fabrizio Buçi ka prezantuar kampin e refugjatëve në Gjadër dhe ka shpjeguar procedurat që do të ndiqen. Bucci ka shpreguar për emisionin "Opinion" se në kamp, ka një pjesë që mirëpret emigrantët që s’kanë të drejtë azili dhe do të riatdhesohen si dhe ata azilkërkues që mbeten në pritje të vendimit. Ai tha se sipas marrëveshjes, në këtë kamp do të vijnë vetëm emigrantë nga vendet e sigurta ose me të cilët Italia ka një marrëveshje riatdhesimi. 

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Dua t’ju pyes, mbase rasti është edhe më i ndërlikuar. Këtu do të vijnë vetëm emigrantët që do të kapen në ujërat ndërkombëtare?

Fabrizio Bucci: Po!

Blendi Fevziu: ..që nuk futen në ujërat italiane…

Fabrizio Bucci: Jo!

Blendi Fevziu: Dhe do të sillen direkt në Shëngjin për të kryer si të thuash filtrimin, dallimin midis atyre që u takon apo nuk u takon azili. Ata emigrantë që vijnë nga vende të sigurta, do të riatdhesohen? 

Fabrizio Bucci: Atëherë, ideja është për të sjellë këtu vetëm emigrantë që vijnë nga vendet e sigurta ose nga vende me të cilat Italia ka një marrëveshje riatdhesimi…

Blendi Fevziu: Po!

Fabrizio Bucci: Pra të sillen njerëz, fati i të cilëve dihet në momentin që kërkesa pranohet ose refuzohet, ideja jonë që është dhe fryma e protokollit të marrëveshjes është shmangia e të sjellurit këtu e njerëzve që më pas të qëndrojnë këtu sepse nuk dimë më çfarë të bëjmë me ta.

Blendi Fevziu: Po!

Fabrizio Bucci: Dhe pikërisht për të evituar këtë gjë, këtu do të mirëpriten ata emigrantë që vijnë nga vende të sigurta, pra që nuk kanë të drejtë të kenë mbrojtje ndërkombëtare…

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë kjo: ata që vijnë nga vendet e sigurta, kërkojnë azil politik, rastet e tyre do të shqyrtohen një e nga një…

Fabrizio Bucci: Pikërisht kjo!

Blendi Fevziu: Sipas rastit.

Fabrizio Bucci: Pikërisht.

Blendi Fevziu: Sipas rasteve të tyre, por jo në masë të themi…

Fabrizio Bucci: Jo, jo.

Blendi Fevziu: Po ata që vijnë nga vende jo të sigurta do të shkojnë direkt në Itali?

Fabrizio Bucci: Ata që vijnë nga vende jo të sigurta…

Blendi Fevziu: Le të marrim si shembull Sudanin, Somalia që janë vende në luftë…

Fabrizio Bucci: Atëherë njerëzit nga Sudani, vijnë pra nga vende të konsideruara jo të sigurta, kanë një trajtim ndryshe të rastit të tyre.

Blendi Fevziu: Po!

Fabrizio Bucci: E rëndësishme është që këtu të mos vijnë njerëz që më pas…

Blendi Fevziu: Mund të qëndrojnë këtu…

Fabrizio Bucci: Që mund të qëndrojnë këtu, sepse marrëveshja që kemi lidhur me qeverinë është që këtu do të shqyrtohen vetëm ato raste për persona që mund të përfitojnë azilin.

Blendi Fevziu: Por ambasador nëse ju gjeni në një anije që ndodhet në ujërat ndërkombëtare, duke lundruar drejt ujërave italiane dhe Marina Ushtarake e ndalon dhe e sjell këtu, nëpër anije ka njerëz që nuk kanë identitet, pa dokumenta, që mund të gënjejnë.

Fabrizio Bucci: Atëherë…

Blendi Fevziu: Mua më kujtohet që pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vinin në fillimet e viteve ’90 me gomone thonin se vinin nga vende si Gjeorgjia apo nga vende që ishin pak më shumë të komplikuara.

Fabrizio Bucci: Atëherë, pikërisht sepse nga kjo kemi fituar një eksperiencë të madhe dhjetëvjeçare. Kur këta emigrantë shpëtohen në ujëra ndërkombëtare, nuk do të sillen direkt këtu, por do të veçohen në bordin e një anije të tipit HUB ku do të kryhet kontrolli i parë.

Në rastet kur azili refuzohet, refugjatët dërgohen në vendin e origjinës ku hyjnë në fuqi marrëveshjet e riatdhesimit.

Blendi Fevziu: Dhe vendet nga vijnë, p.sh të marrim ..nuk dua të përmend emra vendesh, psh nëse dikush vjen nga Guinea Ekuatoriale, i cili ka marrë të gjitha mjetet e transportit për të mbërritur deri në Marok dhe nga Maroku në Libi, do të mbërrijë në Itali? Ju e ndaloni, e dërgoni direkt në Guinea Ekuatoriale dhe jo nga vendi nga ka ardhur?

Fabrizio Bucci: Nëse ai kërkon mbrojtje ndërkombëtare, atëherë në atë pikë do të kërkojë azil..

Blendi Fevziu: Po nëse kërkesa për azil nuk i pranohet?

Fabrizio Bucci: Nëse nuk i konfirmohet, dërgohet në vendin e origjinës.

Blendi Fevziu: Në vendin e origjinës, jo nga vendi i fundit nga erdhi…

Fabrizio Bucci: Jo në vendin tranzit, në vendin e origjinës.

Blendi Fevziu: Po vendi e pranon…

Fabrizio Bucci: Nëse ka marrëveshje dypalëshe riatdhesimi, po!

Blendi Fevziu: A keni marrëveshje të tillë me gjithë këto vende?

Fabrizio Bucci: Kemi shumë marrëveshje të tilla riatdhesimi.

Blendi Fevziu: Nga cili vend vijnë në Itali pjesa më e madhe e emigrantëve?

Fabrizio Bucci: Vijnë sidomos nga vende të Afrikës subsahariane, vijnë …

Blendi Fevziu: Subsahariane që ka probleme të mëdha luftrash…

Fabrizio Bucci: Po kanë probleme me luftërat, probleme të krizës ekonomike, të qeverive të paqëndrueshme, të lufëtrave civile, shumë probleme.

fabrizio bucci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj