Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bylykbashi i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, u pyet se a mund të realizohet kërkesa e qeverisë teknike.
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur për situatën politike në vend dhe për angazhimet e opozitës në kuadër të mosbindjes civile dhe kërkesat dhe aksionin opozitar për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bylykbashi i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, u pyet se a mund të realizohet kërkesa e qeverisë teknike. Bylykbashi u përgjigj se për tu realizuar, është e realizueshme.
Krasta: PD dhe partitë e opozitës janë në një hov, në një kohë tjetër. E ndjeni ju ketë?
Oerd Bylykbashi: Sigurisht që është një moment i ri, jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edhe sikur të mos dojë një parti politike, ky është një moment që të tërheq dhe të propulson drejt diçkaje që të gjithë e presim. Pra në prill - majin e vitit që vjen do të jenë zgjedhjet parlamentare dhe asnjë parti politike nuk e ka luksin që ta shkëpusë, ta bej off, këtë pjesë dhe të thotë që unë do merrem me diçka tjetër.
Vetë rrethanat prodhojnë një momentum të ri por edhe rrethanat ku është sot opozita, Partia Demokratike, përtej krejt vështirësive, ndryshimet dhe në raport me partnerët ndërkombëtarë, në raport me elementët që kanë ndryshuar, në raport me te shkuarën. Por mbi të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri, qoftë në aspektin e asaj që është pozicionimi i opozitës tek mosbindja civile për të krijuar një presion i cili synon arritjen drejt zgjedhjeve të mira nëpërmjet një qeverie teknike.
Pra këto janë po themi objektivat politike të vëne. Dhe kjo tani edhe në një fazë egzekutimi si skenar por nga ana tjetër objektivi mbetet gjithmonë përgaditja për zgjedhjet parlamentare. Pra vetë këto kombinohen bashkë në një trejektore që fokus ka fitoren në zgjedhje.
Krasta: A mund të realizohet kërkesa e qeverisë teknike?
Oerd Bylykbashi: Për tu realizuar, është e realizueshme. Po përtej asaj. Kemi rastin e 2017 që nodhi në Shqipëri që është modeli se si nuk duhet ta besh nje qeveri teknike, realisht. Pse duhet nje qeveri teknike në kushtet ku jemi ne. Sepse unë vetë në preferencën time si politikan, po themi në gjithë këto vite, preferoj që ai që ka qeverisur të mbajë përgjegjësi deri në sekondin e fundit. Por kjo nënkupton një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm i cili të jep mundësinë e rotacionit.
Pra nësë votat janë për rotacion, rotacioni ndodh. E për rrjedhojë kryeministri që është në detyrë për ato 4 vite, apo 8 vitë jep llogari dhe ikën. Por ne e dimë që kjo nuk është situatë. Boll të lexojmë se çfarë thonë raportet ndërkombëtare për zgjedhjet që shkojnë gjithmonë e më keq. Dhe në e dimë që Edi Rama, vetëm këtë gjë, as i shkon në mendje. Pra nuk arrin dot të mendojë një standart të zgjedhjeve si ato të 2013 që bëri Sali Berisha kryeministër dhe prodhoi rotacion politik. Pra ai ishte i detyruar të linte pushtetin për shkak se ai humbi zgjedhjet. Pra ne këtë e dime se nuk ndodh. Qeveria teknike për këtë duhet që të mbajë shtetin jashtë zgjedhjeve.
Maqedonia e bëri. Për tre muaj pati qeverinë teknike. Zgjedhjet i fitoi opozita. Ka vende që ne mënyrë natyrale si në Greqi ka ministra që para zgjedhjeve janë në një funksion teknik. Italia vazhdimisht ka patur qeveritë teknike si makanizëm për të zbutur krizat politike. Pse Rama nuk e bën këtë gjë. Nese ai do të prodhonte mundësinë me duart e tij, për të humbur pushtetin qoftë edhe për një shkak zgjedhjesh, sigurisht ajo që i vjen më pas është një katastrofë e madhe, që nuk është katastrofë politike, elektorle. Eshtë histori shumë më e rëndë shumë më thellë. Nuk është thjesht se do shkosh për shpërdorim detyre.
Bien të gjitha ato garanci që është përpjekur të ndjekë për kontartat koncesionare me të cilët grabit praktiksiht gjithë buxhetin e shtetit. Ai është peng i mekanizmit që ka ndërtuar që i kërkon energji të pashterrshme, korruptive, kriminale në kundërshtim me ligjin por që përpiqet që ti mbajë në këtë formë. Ama ky nuk është problemi i shqiptarëve. Shqiptarët duan kush do të më qeverisë më mirë. Edhe ne në opozitë nuk mund të themi se do të vijmë në pushtet se ky është më i keq. Jo. Kush është oferta jonë.
Me fjalë Edi Rama nuk do ta bëjë, prandaj ne kemi vendosur objektivin e mosbindjes civile. Është në egzekutim e sipër si strategji. Por sigurisht në të njëjtën kohë ne përgaditemi për zgjedhjet. Është një kombinim, një sforco e madhe për çdo opozitë…
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme një foto në rrjetet sociale ku dukeshin tre arinj në dë...
Foto nga takimi LUSHNJE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka vijuar...
fotot ilustruese FRANCË- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë vizitës në Francë zhvilloi një takim me homologun francez S&...
Belind Këlliçi SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër zhv...
Alteo Hysi TIRANA- Po, kjo shifër u cilësua si e ulët nga drejtori i kësaj agjencie Alteo Hysi gjatë një seanc...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri edhe njëherë thirrje për qytetarët për t&eum...
Aleksandër Nikoloski SHKUP- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon të komentohet jo vetëm n...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar vetëcensurimin e mediave me licensë kombëtare të kontrolluara ng...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme u shpreh se 57 miliardë eu...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se këto ditë ka ardhur projektbuxheti në parlament dhe se ai ka ...