LIVE UPDATES
Politike

Mashtrime me projekte 3D dhe realitet që lundron në ujërat e zeza/ PD: Rama dhe Sako ‘varrosën’ arsimin e Durrësit

Në një deklaratë për mediat, Berberi tha se ky nuk është thjesht problemi i një godine shkolle, por një tregues i mashtrimit qeveritar, mungesës së transparencës dhe dështimit të plotë të institucioneve.

3 Shtator 2025, 12:22 Nga I.A
Mashtrime me projekte 3D dhe realitet që lundron në ujërat e
Orest Berberi

TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Orest Berberi ka denoncuar situatën alarmante me Gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës dhe sitin arkeologjik të zbuluar në vendin ku ishte parashikuar ndërtimi i shkollës së re. Në një deklaratë për mediat, Berberi tha se ky nuk është thjesht problemi i një godine shkolle, por një tregues i mashtrimit qeveritar, mungesës së transparencës dhe dështimit të plotë të institucioneve.

Berberi theksoi se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, godina e gjimnazit u shpall e papërdorshme, ndërsa nxënësit u shpërndanë në shkolla të tjera me premtimin se do të kishin një shkollë të re. Në mars 2022 godina u shemb, ndërsa qeveria dhe bashkia prezantuan projekte 3D, të cilat sot rezultojnë mashtrim, pasi kantieri është i braktisur dhe trashëgimia arkeologjike është lënë në baltë e ujëra të zeza.

Deklarata e PD:

Të nderuar qytetarë, Durrësi po përballet me një tjetër skandal që ka të bëjë me arsimin dhe trashëgiminë e përbashkët, jo vetëm të qytetit, por të kombit. Bëhet fjalë për fatin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” dhe një sit arkeologjik të cmuar të trashëgimisë kombëtare. Ky nuk është thjesht problemi i një godine shkolle – ky është një tregues i qartë i mashtrimit qeveritar, i paaftësisë vendore dhe i papërgjegjshmërisë. Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, shkolla u shpall e papërdorshme. Nxënësit u shpërndanë në godina të tjera, me premtimin se shumë shpejt do të kishin një shkollë të re. Në mars 2022, godina u shemb. Edi Rama, Ministria e Arsimit dhe Emiriana Sako dolën me projekte 3D, duke shitur mashtrime.

Në vendin ku do të ndërtohej shkolla u zbuluan pasuri arkeologjike të jashtëzakonshme: mozaikë, terma dhe një vilë romake. Në prill 2024 mozaikët antikë e përmbytën nga ujërat e zeza. Sot, në shtator 2025, ato janë të mbuluara me baltë në një kantier të braktisur. Nxënësit e kësaj shkolle u bënë ‘maturantë shëtitës’, ata që do fillojnë sivjet do të bëjnë të njëjtën gjë.

Në Durrës, kriteri i qeverisë dhe bashkisë socialiste për arkeologjinë është të hidhet beton mbi të. Këtë radhë, është gjetur një metodë tjetër: ujra të zeza dhe baltë. Para kësaj gjendjeje edhe Bashkimi Europian është tërhequr nga projekti, për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së transparencës nga qeveria dhe bashkia. Ky është një turpërim dhe një humbje e madhe për qytetin.

Pasojat për fëmijët janë këtu prej 6 vitesh: nxënësit e gjimnazit më të madh të qytetit janë hallakatur nëpër godina të tjera. Mësimi bëhet me dy turne, gjë që ka ulur ndjeshëm cilësinë e arsimit. Numri i nxënësve ka rënë, sepse prindërit janë të lodhur nga mungesa e kushteve dhe kanë zgjedhur të largojnë fëmijët drejt shkollave të tjera. Ndërkohë, Durrësi i Vjetër, një nga zonat më të populluara të qytetit, nuk ka asnjë institucion arsimor për fëmijët që jetojnë aty.

Edi Rama dhe Ermiona e tij mashtrojnë shqiptarët me projekte 3D. Realiteti është gërmadha dhe kantierë të braktisur. Trashëgimia është mbuluar nga balta. Partia Demokratike kërkon: Të bëhet publik vendimi i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për fatin e sitit arkeologjik. Të vendoset një afat i qartë për nisjen e punimeve. Të ngarkohen me përgjegjësi Ministria e Arsimit dhe kryebashkiakja e Durrësit për mashtrimin, dështimin e projektit, dhe shkatërrimin e trashëgimisë. Të nderuar qytetarë, Kjo nuk është vetëm një çështje shkolle. Kjo është çështje e së ardhmes së fëmijëve durrsakë, e dinjitetit të qytetit tonë dhe e kujtesës sonë kombëtare. Faleminderit.

pd orest berberi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës