Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kushi shprehet se pyetjet u hartuan sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaron se testi i biologjiksë nuk ka pasur asnjë gabim shkencor. Përmes një video mesazhi, ministrja u drejtohet maturantëve të cilët janë revoltuar për testin që kryen disa ditë më parë. Kushi shprehet se pyetjet u hartuan sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.
MESAZHI I EVIS KUSHIT:
Të dashur maturantë, Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve. Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për tëdiferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.
Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.
Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit. Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij. Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!
Maturantët paralajmëruan protestë ditën e sotme për shkak të testit të Biologjisë, mirëpo kjo u anulua pak orë më pas. Mesa duket, rezultatet e provimit të Biologjisë, bënë që të rinjtë të reflektonin e të kuptonin se rezultatet e tyre nuk ishin dhe aq të këqija. Kalueshmëria për këtë provim është 96.16% ndërsa nota mesatare është 7.52.
Maturantet TIRANË- Maturantët do të ngrihen ditën e sotme në protestë. Në orën 10:00 ata kanë paralajmëru...
Ilir Meta Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ditët e nxehta ti kalojë në bregdet. Mbrëmjen e sotme, Meta me anë të nj&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të bot&eu...
Luçiano Boçi TIRANË- Nën kryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar pas shqetësimeve të m...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar fjalimin skandaloz të kryeministrit Edi Rama gjatë samitit n&eu...
Sali Berisha: Nesër, në ora 10:00, marurantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimi...
Foto ilustruese SHKODËR- Përfundon procesi i numërimit të votave në zgjedhjet që u zhvilluan në degën e Partisë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në drejtim të Ministrisë së ...
Foto ilustruese TIRANË- Nga 1 korriku do të nisë aktivizimi i gjobave për ata që përdorin qeset plastike njëpërdori...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokrate, Ina Zhupa paralajmëron sërish protestë nga maturantët, që pritet të...