LIVE UPDATES
Politike

“Mbaroj shkollën për të punuar në furrë buke”/ Rama replikon me studenten: S’do i punësojë shteti të gjithë

Ai tha se të gjithë duhet të mundohen të krijojnë gjëra nga pak e të bëjnë trajnime që mundëson një pagë tre herë më të lartë se ajo e vetë kryebashkiakut Flamur Golemi. 

19 Tetor 2022, 15:26 Nga F.M
“Mbaroj shkollën për të punuar në furrë
Studentja dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një studente në takimin e zhvilluar në Gjirokastër. Vajza tha se të rinjtë po largohen nga vendi pasi nuk gjejnë punë. E reja tha se në momentin që aplikojnë për vende pune u kërkohen vite eksperiencë kur sapo kanë dalë nga bankat e shkollë. Në pamundësi të gjetjes së një zgjidhjeje, sipas studentes, të rinjtë detyrohen të ikin nga Shqipëria. Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama tha se zgjidhja nuk është që çdo i ri të punësohet në shtet, pasi sipas tij kjo gjë është e pamundur. Ai tha se të gjithë duhet të mundohen të krijojnë gjëra nga pak e të bëjnë trajnime që mundëson një pagë tre herë më të lartë se ajo e vetë kryebashkiakut Flamur Golemi. 

Kreu i qeverisë mori sërish si shembull të rinjtë që ikin në Angli me gomone dhe tha se 20 mijë paundët që u japin trafikantëve për rrugën, t'i investojnë në Shqipëri. Madje, sipas Ramës, nëse mbaron shkollën dhe punon në furrë buke apo ëmbëltore, nuk ka asgjë të keqe, pasi kjo gjë ndodh në shumë vende të tjera në botë. 

Pjesë nga replikat:

Studentja: Ne studentët studiojmë, mirë, na thatë dhe për trajtinimin, e bëjmë, por për çfarë, për të punuar në ëmbëltore apo në furrë buke si puna ime. Neve studentët kërkojmë punë, por na kërkojnë eksperiencë disa vjeçare kur sapo kemi dalë nga bankat e shkollës, me ne të rinjtë çfarë do të bëhet, ku është mbështetja për ne?

Edi Rama: Ai trajnimi që fola unë nuk ka të bëjë me ëmbëltore, mund të punosh pa lëvizur farenga vendi dhe mund të marrësh një pagë që mund të jetë 3-fishi i asaj që merr kryebashkiaku. Këtu nuk flasim që të mbarosh shkollën e të punosh ëmbëltore, edhe pse ka plot njerëz që mbarojnë shkollën në botë, marrin diplomën dhe punojnë në ëmbëltore. E di që kur mbaron universtitetin nuk janë të hapura të gjitha dyert për të të pritur, por nuk janë të hapur askund. Por, përsëri duke u nisur nga shembuj konkret dhe jo në teori, ke të rinj që kanë shkuar në fshat, kanë hapur një sipërmarrje të vogël, kanë ardhur nga emigracioni dhe fitojnë dyfishin e asaj që merrnin në emigracion. E treat, nuk është shteti zgjidhja, kur thoni fjalinë ‘duhet të kesh eksperiencë’, kjo është përgjigjia që jepet por nuk më duke normale që të kërkohet eksperiencë për të punuar në administratë. Gjithsesi, nuk është shteti përgjigjia, nuk punësohen të gjithë në shtet. Ka një hapësirë të tërë. Nëse do më pyesje para 5-6 vitesh, do ta kisha më të vështirë të jepja përgjigje, por sot nuk e kam të vështirë. Janë shtuar kapacitetet dhe këtë gjë e ka bërë puna e njerëzve. Kush ka më shumë ambicie që të shkojë të punojë kamerier është në një betejë me tregun. Nuk është e thënë që të gjithë ata që mbarojnë shkollën do tu jaoë punë shteti, nuk ekziston kjo gjë. Është vështirë nuk diskutohet, ne nuk jemi një vend me oferta të pafundme, është e vështirë sigurisht, unë e kuptoj, por di t’ju them që ka shumë të rinj që paguajnë 20 mijë paund për të shkuar ilegalisht në Angli. Me 20 mijë paund ti hap një biznes të vogël dhe merresh me dicka. Megjithatë nuk hyj tek ata që thonë obobob nuk duhet të ikin, unë hyj tek ata që thonë se nuk jemi në bunkerin e shokut Enver. Ka që thonë të rri të pres unë sat ë bëhet ky vend si the, unë shkoj atje direkt. Ka paga më të larta, pork a dhe detyrime të mëdha, ka më shumë mundësi por nuk është një parajsë.

edi rama rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen